MIRËSEARDHËT NË SHTËPINË E PAQES .

MIRËSEARDHËT NË SHTËPINË E PAQES .
Janë ditët e para të një viti që sa po ka nisur,e dëbora me vellon e saj ka mbuluar gjithçka,duke krijuar imazhe mjaft të bukura e natyrale në peisazhin alpin mbi liqenin e Gardës (It.)Diçka normale për një stinë të tillë të ftohtë, e në veçanti për fëmijët që nën këmbë ju kërcet bora e ngrirë së cilës i gëzohen hareshëm duke lodruar me të . Pikërisht janë këta fëmijë që i hasëm të parët në oborrin tek “Shtëpia e Paqes” në Rovereto (provica e Trento-s,Itali) Ata loznin me topa bore,duke pritur me padurim fillimin e shfaqjes,pak a shumë një një demostrim promovues i shoqatës “Vertik &Dence të sapo krijuar me inisiativë të mikut tonë Edvin Picalli . Shumë nga ne,anëtarë të stafit pregatitor që u morrëm me realizimin e takimit letraro- artistik “Arti në Lëvizje”në Brescia me dt 28 shkurt 2015,e vlerësuan shumë Edvinit gadishmërinë për pjesmarrjen dhe kontributin e tij me pjesë nga spektakli i tij“Megic Shou”.
Demostrimet e Edvinit në akrobaci si ekulibrist e valltar, xhongler e klloun flasin për eksperiencën e tij shumë vjeçare me trupën e cirkut kombëtar në Tiranë si një artist i kompletuar. -Dhe sot ,në një nga sallat e këtij instuticioni,të zotët e shtëpisë kishin improvizuar një skenë të thjeshtë e mjaft të përshtatëshme për demostrimet e tyre .Me këtë rast të pranishëm ndodheshin mjaft përfaqësues shoqatash, e formacionesh të ndryshme artistike të cilat tashmë,kanë hedhur urat e përafrimit e bashkëpunimit në realizimin e projekteve të përbashkëta interkulturore në mes tyre .
Është një mbas ditë e veçantë si për Edvinin dhe bashkëpunëtorët e tij;Alessia Brunelo,Agim Picalli,Alessandro Lazzarini,Bogdan Cerempei, i cili luan në tastierë e akrobatja,Rajmonda Picalli të cilët ja arritën qëllimit të organizohen si një trupë mjaft simpatike. -“Vertik&Dence”përbën një formacion artistik që përfshin teatrin,vallen,cirkun, muzikën, artin tradicional e atë modern e ka si qëllim të organizojë e të promovojë aktivitete në Itali e jashtë saj në bashkëpunim me shoqata,formacione e lëvizje të ndryshme kulturore,duke përfshirë edhe ngritjen e kurseve për valltare,akrobatë,xhonglerë e aktorë të planit komik. -Në vitin 2016 ,ai së bashku me shoqatën “Vatra “në Ala,(Trento)e me pjesëmarrjen e më se 40 artistëve nga e gjithë provinca .realizoi shfaqjen;”Brënda një Tullumbace”. Edvini ka bashkëpunuar në realizimin edhe të mjaft shfaqjeve të tjera si; “Storia del Circo”në Salorno,”Incanti”në Piedi Castello dhe “Trento Ce”,e cila kjo e fundit ishte një inisiativë për mbledhje fondesh në ndihmë të popullsisë së dëmtuar nga tërmeti. Përveç fëmijëve në këtë mbas dite të mbushur plot me emocione të bukura, janë të pranishëm edhe përfaqësues nga shoqata të ndryshme si;”Rinia në Riva del Garda me z.Erio KoraniShoq.”Besëlidhja”në Rovereto.me z.Miltjadh Ziu Ziu ;z.Sokol Abazaj Abazaj nga shoq.”Vatra “në Ala(T.N) ;Shoqata “InterAction”me z .Ardit Aliaj(Brescia) -Përfaqësues nga Federata e rrethit të kulturës e krijuesve në Trentino,shoqatat ”Sasuba” Senegal ;“Rrethi i punëtorëve” Santa Maria Rovereto i përfaqësuar nga z.Renzo Azzolini e kompania teatrale “Vaneti”(It.) dhe miku ynë Aleksander Kolshi një drejtues artistik i afirmuar tashmë e organizator i mjaft shfaqjeve interkulturore e multietnike në provincë.
Në emër të stafit”Vertik&Dence” ,presidenti i saj Edvin Picalli,falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen,urimet dhe përgëzimet e tyre,duke shtuar se; të gjitha këto vlerësime janë një shtysë që na inkurajojnë për të ecur më tej në rrugën që kemi zgjedhur – Gjatë banketit të afruar nga të zotët e shtëpisë i u la hapësirë bisedave të lira, ideve e formave të bashkëpunimit në gjetjen e rrugëve të ndërsjellta drejt realizimit të projekteve për promovimin e vlerave të kulturës e traditave tona kombëtare.Vlera të cilat dalin në pah më mirë kur jemi të bashkuar e të organizuar.
Petrit Aliaj – Rovereto (It.)14/01/2017 .

Fotografia e Petrit Aliaj