Greqia do të paditet për gjenocidin në Çamëri.

    Camet genocidi

70 Vjetori i gjenocidit Cam Populli çam do ta padis shtetin grek në gjykatat ndërkombëtare, për gjenocidin e bërë 70 vite më parë, ku brenda një jave u vranë e masakruan 20%  e popullsisë, nderisa pjesa tjetër u dëbua për në shtetet tjera.

Kështu u tha pas takimit, të kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me pesë deputetët çam në Prlamentin e Shqipërisë dhe kryetarin e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ku edhe bënë hapjen e “Javës sëÇamërisë”, për nderë të 70 vjetorit të gjenocid të bërë.

Ahmeti tha se gjenocidi në Çamëriështë një ndër padrejtësitë mëtëmëdha jo vetëm kombëtare por edhe ndërkombëtare.

“Nuk jemi popull as  dembel, as  të papunë, as më të këqij se popujt e tjerë, po as nuk po themi që jemi më të mirë se të tjerë. Thjesht po themi se meritojmë një jetë më të mirë, dhe të na njihen të drejtat e një prej këtyre çështjeve është se të na njihet se ka ndodhë një gjenocid në Çamëri, të njihet se i është marr shqiptarëve prona, të nj ihet se janë dëbuar me mijëra shqiptarë nga trojet e tyre, dhe sot shpëtimi më tregoi se kjo do të shkojë tash edhe në gjykatat ndërkombëtare ku do të paditen edhe shteti grek në mënyrë që të fitohet kjo drejtësi në permjete  mjeteve demokratike siç edhe kemi bërë ne shqiptarët gjithmonë”, tha Ahemti.

Ndërsa, Shpëtim Idrizi, tha se java çame do të jetë jo vetëm për të përkujtuar ata shqiptarë të cilët dhanë jetën, sepse ishin shqiptarë dhe ishin patriotë, por mbi të gjitha, do të tregohet që harta identitare e kombit shqiptarë, do të plotësohet edhe me Kosovën e Çamërinë.

“Çamëria është një pjesë shumë e rëndësishme e gjymtyrës së kombit shqiptarë, është 9 mijë e 500 metra katrorë, një tokë e bukur shqiptare me histori e kulturë e cila ka pësuar nje  ndër gjenocidet më të mëdhaja që njeh historia e njerëzimit. Një gjenocid i cili ka filluar që me lënjen jashtë, trojeve shqiptare të Kosovës e Çamërisë, dhe ka njohur disa valë shpërnguljesh,siç ka ndodhë shpërngulja drejtë Turqisë,  në vitin 1923 por e fundit është masakra në perfundim të luftës së dytë botërore, ku brenda një jave 20 % e popullsisë është vrarë e masakruar dhe pjesa tjetër është dëbuar drejtë Shqipërisë”, ka thënë  Idrizi.

Idrizi tha se ajo se çfarëKosova prezanton dhe aspiron ka qenë një frymëzim i madhëpër popullinçam, në mënyrë që t’i kërkojnë të drejtat e tyre.

Idrizi: Shqiptarët të bashkohen në gjitha trojet.

“Shqiptarët nuk po kërkojnë ndonjë gjë të tepërt po kërkojnë që të jenë bashkë në trojet e tyre aty ku e ka vënë Zoti, të kemi një treg prej 10 milionë shqiptarësh dhe sigurisht të kemi edhe më shumë mundësi ekonomike, politike që të vendosim në vend prosperitetin e një kombi ndoshta më të lashtin në vend”, tha Idrizi.

Ndëryshe, ‘Java e Çamërisë’, ka filluar sot edhe në Tiranë.

24.06.2014 | 10:39
Për të mos harruar 2 771 shqiptarë të Çamërisë që u vranë nga forcat greke, ja një përmbledhje e raportimeve të burimeve shqiptare dhe atyre greke që vërtetojnë masakrat ndaj njerëzve të pafajshëm
Nexhat Merxhushi
Para pak kohësh, duke lexuar librin “Margariti” (Athinë 1989, f. 125), shkruar nga Tula Stefanidhu (Malakata), më tërhoqi vëmendjen një letër tronditëse, e shkruar me dhimbje, dashuri e plot humanizëm… Është një letër-mesazh, ku shpaloset drama e popullsisë çame, që u bë pre e nacionalizmit ekstrem grek, që u penalizua në masë, që nga fëmija i pafajshëm e deri te plaku i pafuqishëm dhe i sëmurë. Tula Stefanidhu (Malakata) u flet bashkëkombësve të saj, troket në ndërgjegjen e trazuar të atyre që bënë krime monstruoze, apelon për drejtësi e humanizëm, rikujton të pafajshmen, motrën e saj çame, miqësitë e ndërprera nga dhuna mizore…
Ja përmbajtja e letrës, përkthyer nga historiani i ndjerë Petrit Demi:
“Bashkatdhetar që kthehesh nga Shqipëria! Mos ke mësuar vallë për motrën time? Si ne, çame, nga vendet tona është. Jam e pikëlluar. Asgjë nuk di pas kaq shumë vitesh që kanë kaluar. Bashkatdhetar! Ti, që je kthyer para do kohe nga Shqipëria, mos vallë e di nëse rron ende motra ime e dashur? Ishte truppakë, sygështenjë. E bukur. E martuar së vogli. Bijë e vetme mes katër vëllezërve. Dhe s’kishte mbushur motin që kishte lindur një vajzë. E pamësuar ishte me vështirësitë e jetës. Të vogla, ktheheshim në ovorua dhe loznim me guralecë. Në sterenë e madhe ulnim kokat dhe thërrisnim të dëgjonim jehonën e zërave tanë. Motmoti besimi nuk na ndante, kisha dhe xhamia na bashkonin. Një miqësi e lashtë i lidhte familjet tona.
– Ta ketë duruar rrugën e mërgimit?
– Mendoj se po, jeton – përgjigjet zemra e përmalluar. Por, vitet kalojnë pa lajme dhe gjithçka e bren dyshimi dhe ankthi.
Dhe ja, dyzet e ca vjet më pas, nga Shqipëria vjen një letër e përmortshme, bukur shkruar nga vëllai i madh.
Në fillim për të afërmit pyet: Kush rron? Kush nuk është më? Dhe në fund vijnë vuajtje pa fund:
“Sapo lamë vatrat tona, rrugës na vdiq motra jote. Ishte vetëm njëzet vjeç. Dhe nuk vonuan ta ndiqnin e bija dhe i shoqi.
Vdiq edhe i ndjeri baba me gjyshen. Të pambaruara qenë lotët e hidhërimit para se të arrinim të çlodheshim diku”. Letër e kobshme! Kaq vjet zemërdredhur, kaq vjet dyshimet largoja.
O Zot! Sa të tmerrshëm, sa të neveritshëm gjakatarët, tiranët, paranoitikët që vunë popujt të vriten dhe nuk i lanë të rrojnë me dashurinë e zemrën për njëri-tjetrin. (Marrë nga libri i Tula Stefanidhu (Malakata): “Margariti”, Athinë, 1989, f. 125).
Si u vranë 2 771 shqiptarë të Çamërisë
Masakra më e egër ndaj shqiptarëve myslimanë u bë nga ushtarët grekë që nuk bënin më pjesë në formacionet ushtarake më 27 qershor 1944, në zonën e Paramithisë, ku forcat e Ligës Republikane Greke (EDES) të gjeneralit Zervas hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë myslimanë, burra, gra dhe fëmijë, shumë prej të cilëve u përdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Sipas dëshmitarëve okularë, të nesërmen, një batalion tjetër i EDES hyri në Parga, ku u vranë 52 shqiptarë të tjerë. Më 23 shtator 1944 u plaçkit qyteti Spatar dhe u vranë 157 veta. Gra të reja dhe vajza u përdhunuan dhe ata burra që mbetën gjallë u grumbulluan dhe u dërguan në ishujt e Egjeut. Në bazë të statistikave që jep shoqata “Çamëria” në Tiranë, gjatë goditjeve që janë bërë në vitet 1944-1945, në fshatrat çame janë vrarë gjithsej 2 771 civilë shqiptarë dhe konkretisht si më poshtë: në Filat dhe rrethinat 1 286, në Igumenicë dhe rrethinat 192, në Paramithia dhe rrethinat 673 dhe në Parga 620. Janë plaçkitur dhe djegur 5800 shtëpi në 68 fshatra. Në një listë të hollësishme të humbjeve materiale përfshihen 110 000 dele, 24 000 bagëti të trasha, 250 000 kv grurë dhe 80 000 kv vaj ushqimor, të cilat arrijnë në 11 milionë kg grurë dhe 3 milionë kg vaj ushqimor. Si rezultat i këtyre goditjeve, llogaritet që 28 000 çamë të jenë larguar për në Shqipëri, ku u vendosën në periferi të Vlorës, Durrësit dhe Tiranës.

Camet genocidi

  • cameri

    Edhe sa do te presim?