CIKEL. Aroma Poetike Nga: Zabit Sulo

CIKEL Aroma Poetike
Nga Zabit Sulo;
CAMARROKET E KOPESHTIT

Ne territorin e punes sime,
Kopeshtin e camarrokeve kame perballe,
Kure dalin si zogjte prej avllise,
Me kujtojne femijerine time plote malle.

Edhe atehere ne kopeshtin tim
Me edukatore Yzen(Kasapi)edhe Toshin(Sulo),
Keshtu si camarroket e sotem loznim,
Dhe me edukatoret kendojshim.

Dhe keta camarroke te vegjel,
si fllade te fresketa pranverore,
shtyjne e lozin me njeri tjetrin,
Si akordet muzikore.

ZGJIMI I MARSIT

Zgjohet e shperthen marsi,
me sythat e tije plote me vese,
Dhe bari fillon e shkrihet gazit,
Me shakate diellore cdo mengjes,

Per ty muaj mars qe zgjon dhe pranveren,
Pake drite po i shtoj nates edhe yllit,
Po i lutem zotit qe bashke me eren,
Te ndizet lahuta dhe melodia e fyellit.

Po e shkund prej dimrit marsin,
dhe rete po i shtyj me nje fryme,
Zemrat feminore te brohorsin,
Si vete lulet kur marsi hyne.

MENGJESET E FSHATIT TIM

Mengjeset vijne e zgjohen shpejt,
pa mbyllur syne drite e Henes,
Dhe trokasin ne cdo cep te fshatit tim,
bashke me kendezet ja marrin kenges.

Zgjohen lopet,vicat edhe krricat,
pallin gomaret ,lehin qente,
dites se re i gezohen qe ne agim.
Dhe kure vjen prilli me flladin e fresket
Shtron blerimin mbi faqen myzeqare,
Me rreze djelli thure ca vargje bilbili,
Mengjeset therrasin baballaret neper ugare.

KARBUNARA IME
Dua ta keme shtepine,
Atje mbi kodrat e fshatit tim,
Mes atyre gemushave,
Me arome trendeline.
Me rrezet e buzeqeshjes diellore,
Leshuar prej zotit te qiellit,
Te me ngrohet zemra rinore,
Dhe nga veranda e malit te pershendes
Karbunaren time dhe fushat gazmore.
Dua ta keme shtepine,
Atje mbi faqen e malit,
Dhe me pende shkurresh mbi verande,
Te fshije djersen e ballit.
Atje,mbi endrrat e nates te shtrije,
Krahet ashtu si pendet e palloit,
Te freskohet shpirti i permalluar,
Me feshferimen e nates,me gurgullimen e perroit
Dua ta keme shtepine,
Pa dyer e pa dritare,
Ti heq edhe malit vetmine,
Dhe te dy shtrire nen driten e arte te henes,
Te enderrojme ne gjumin e nates
Pa pasur frike njerine.
Dua te derdhe si shiu vargjet e mia,
Atje mbi faqen e blerte te fshatit tim,
Atje,cdo mengjes, sapo te buzeqeshin rrezet e para,
Te lexoj emrin me te madherishem,;KARBUNARA;
Dua ta keme shtepine,
Pa dyer ,pa dritare,
Qe kure te vijne yjet bashke me njerine,
Te hyjne ne zemren time,pa trokitur fare.

LAMTUMIRE DIMER

Perkohesisht te theme lamtumire,
Se ti,dimer,perseri vjen e buzeqesh,
Lamtumire dimer,o plazme vampire,
Qe buzeqeshjen ma ngrin vesh me vesh,

Lamtumire dimer se edhe kenget i ngrive,
Ne copeza guresh te ngrire si beton,
Pore buzeqeshjen mos e beje kaq naive,
Se ne pranveren e kemi ne zemer gjithmon.

O dimer rrjepacak,edhe yjet i ngrive,
Tani qe erdhi pranvera,buzet e tua tharton
Sepse yjet nga gezimi pikojne vese siper cative,
Dhe i gjithe planeti,buzeqesh e lulezon.

NATA ME GJEMIME
Pertej reve vetetin
Dhe nje drite e fuqishme,
Verboi syte e zeza te nates
Dhe mali gjithe frike e dritherime,
Mbulohej nga rete pas shpatulles.
Dhe syte e mi veshtrojne,
Vetetimat si flashe gazetaresh,
Pas xhamit te dritares ku rri me fotografojne,
Nga gjemimet nata mbulohej si me fishekzjaresh
Largohuni,ju flisja reve ,
Atje mbi mal u grumbulloni,
C’me shkrepni me flashin tuaj magjik,
Kot me fotografoni.
Largohu dhe ti moj re e zeze,
Pertej permbi qiell,
Atje,permbi mal beni foleze,
Dhe nga inati rete,
Nga qielli zbriten shpejt,
Mu ngjiten pas dritares,
Me flashet si rrufete.
Trak truk,me aparatet,
Nata vec gjemon,
Flashet shqetesojne qiellin,
Rete me fotografojn.

FJALA NENE,
Fjala nene,eshte djell,toke e hene,
Fjala nene eshte nje shpirt qe mbetet kenge
Fjala nene ndez dhe yjet qiellore,
Lulzon dhe shpirtin feminore,
Fjala nene eshte emer qe flitet dhe nuk belbezohet,
Fjala nene eshte shpirti ku dhe oqeani qetesohet.

MARIUSI I VOGEL
Poezi kushtuar nipces se vogel
Ej ti,gomari i shtepise,
Hajde ketu te ve kapistren,
Mos shiko se jam Mariusi pese vjec i vogel,
Une te marre te lidhe ne kasolle,
Mos me thuaj se jame i vogel,
Une jame bere burre i rritur,
Nuk jame me sa nje gogel.
Prandaj rri urte kur te kapistren,
Dhe mos me thuaj se s’ma ke friken,
Mos zbardh dhembet se ske nga shkon,
Me ne do vij dhe gjyshi,tek toka na con.
Mos mu zemero e mos me ngri veshet perpjet,
Se ti ne jeten tone ke ardhur,
Per tu ngarkuar,dhe jo vetem per te pallur.
Τέλος συζήτησης
Zabit SULO.