Kur erdhi Janullatosi në Shqipëri, një kor i tërë antishqiptar përgatiti terrenin për ardhjen e tij, duke ngritur në qiell virtytet kulturën e tij dhe qëllimet e mira me të cilat po vinte ai. Pati shumë nga ata që mendonin se kohët kanë ndryshuar dhe qëllimet shoviniste greke në Shqipërinë e Jugut do të kishin reshtur dhe se të gjithë do të duan të ndihmojnë Shqipërinë e porsaçliruar e të sfilitur nga thundra 47-vjeçare komuniste.
Por jo …
Shumë e desha ta kishim një Kishë Ortodokse Autoqefale Shqiptare e jo vetëm atë të Shqipërisë që e kemi sot, e cila në momentet që po i kalon kombi ynë të na dilte Zot .
Mund të thoni ,po ti çka kërkon , je i përkatsisë muslimane dhe na lerni neve që të qeverisim me ortodoksinë shqiptare ! Mu këtu qëndron thelbi i së vërtetës , se ju jeni kundër shqiptarëve ortodoks. Ju them haptas pa fije ngurrimi ; ju nuk i doni të gjithë shqiptarët ortodoks.
Kur u fol nga ju diçka e mbarë apo e mbrapsht nga ju për shqiptarët ortodoks të Maqedonisë ? Ata kanë nevojë për ju. Nuk i di rregullat hierkike se kush komandon tek ju , por unë mu si Fan S. Noli i kisha thyer të gjitha urdhrat e Patrikanës së Stambollit dhe e kish përkrahur ( mbështetur ) grupin jo fort të vogël të shqiptarëve ortodoks të Maqedonisë , Kishën e tyre dhe meshat në gjuhën shqipe . a po jo ?
Nëse disa shqiptar të besimit musliman ( të porositur ) janë kundër çdo përkatësie tjetër fetare të shqiptarëve ; ju po jeni kundër shqiptarëve ortodoks të Maqedonisë, Kosovës ,Mali të Zi .
Të iu rikujtoj , e di që e dini por ata janë ; ata fshihen edhe nga të tjerët por më së shumti nuk guxojnë të shfaqen nga Kisha Ortodokse Greke e cila e vajisë Kishën pravosllave serbe.
Ç’premtoi peshkop Janullatosi kur erdhi në Shqipëri ? “Që në fillim ai deklaroi se po vinte si eksark të ndihmonte vëllazërisht kishën tonë ortodokse të përtërihej dhe pastaj do të largohej në detyra të tjera (ardhja e tij është e mistershme se nuk ekziston asnjë dokument kërkese nga kisha shqiptare për ardhjen e një ekzarku nga Patrikana e Stambollit. E vërteta do të dalë një ditë bashkë me emrat e personave që e përgatiten këtë në fshehtësi të madhe.”
Por Janullatosi , me anën e një të ashtuquajturi “Këshill i Përgjithshëm” që e di vetë ai se si e fomoi, përgatiti kurorëzimin e tij si kryepeshkop, në kundërshtim me kanonet e Kishës sonë Autoqefale, sidomos me nenin 16, që nuk lejon që në krye të kishë sonë Ortodokse Shqiptare të vendoset një i huaj. Prandaj, siç dihet, besimtarët patriotë, me 2 gusht 1992, me anën e delegatit të tyre Nasho Bezhani, i kërkuan atij në kishën e Shën Vangjelizmoit mos t’ia hynte asaj aventure, por Janullatosi, megjithëse premtoi, mashtroi dhe filloi ceremoninë e kurorëzimit, të cilën patriotët nuk e lejuan (thuhet se atë e perfundoi në një sallë hoteli).
Që në deklaratën e parë të “Këshillit të përgjithshëm” më 13 gusht, akuzoi myslimanët për protestën e 2 gushtit duke u përpjekur të futë përçarjen fetare qe s’ka ekzistuar kurrë në Shqipëri.
Kjo shkaktoi habi se institucionet fetare u hapën me një solidaritet të paparë ndonjëherë. Myslimanët që e urrenin komunizmin si të krishterët kontrbuan për hapjen e kishës në Shkodër, kurse në Berat pati shembuj prekës ndihme reciproke. Po nuk pati faj Janullatosi se ai nuk mund ta kuptonte tolerancën e besimeve fetare në vendin tonë. Shqiptarët janë të bashkuar gjithmonë për të miren e kombit. Një dëshmor i autoqefalisë shqiptare, i vrarë nga shovinistet grekë, thoshte: “Në Shqipëri besimet fetare të krishterë dhe myslimanë janë si dy duar që lajnë njëra-tjetrën”.
Pra tolerance fetare e shqiptarëve , pengesë edhe për grekët . “Ku dhemb dhëmbi aty shkon gjuha “ apo jo ?
Pse Janullatosi solli nga Greqia shume priftërinj, ndihmës të tij, të cilët filluan të lexojnë ungjillin greqisht në kishat tona me përkthyes.
Si do t’i dukej kishës Greke dhe shkijeve të tij sikur në kishat greke të lexohej ungjilli shqip (përkthimin e tij nga Fan Noli e kemi shumë të mirë)? Mos është vetëm greqishtja gjuha e zotit, të cilën Krishti s’e ka ditur, se fliste hebraisht .
I çuditshëm Janullatosi ( jo rastësisht ) Në gazetën “Intevista 21” e krahason veten me një kirurg me famë që e kërkojnë nëpër Botë, pa pyetur se nga është ai. Por ne, shqiptaret kemi mësuar nga historia e kombit tonë se “këta kirurgë të ardhur nga Greqia nga Kisha greke janë kasapë që kanë dashur dhe duan të presin dhe të rrëmbejnë pjesë të majme të Shqipërisë sonë. Pikërisht për t’i prerë rrugën synimeve të tilla, u krijua Autoqefalia Ortodokse Shqiptare me ligje të prera që s’pranojnë hierarkë të huaj.
A duhen më prova të tjera që të binden ata që gjer dje u treguan naivë nga fjalët e bukura, të cilat u shoqëruan me vepra të zeza si: përçarja fetare, antikombëtarizëm, symbyllje përpara propagandës së ç’frenuar antishqiptare me libra e broshura, flamurë grekë e parulla?
Zoti Janullatos na thuani ndonjë fjalë të mire për shqiptarët ortodoks të Maqedonisë; mos i pyet ata që të dirigjojnë nga Greqia !
( shkrimi është i bazuar në “Koha e shembi mitin mbi Janullatosin “ nga Petrit Bidoshi )
Fahri Xharra,08.08.16
Gjakovë