« Thaqi në një demokraci funksionale nuk do të mund të bëhej president»

Ashim Thaci« Thaqi në një demokraci funksionale nuk do të mund të bëhej president»
Ardi Nokaj·2016-02-23
Në një vend si është Kosova ka nevojë që në postin e presidentit të ketë një person të pavarur me aspirate të larta morale dhe etike, një person që pranohet gjithanshëm prej të gjitha partive, grupeve, shoqërisë. Si asnjë politikan tjetër Hashim Thaqi përfaqëson strukturat e pushtetit dhe simbolizon të kaluarën. Kur të merret parasysh se ekzistojnë akuza që ende nuk janë dëshmuar juridikisht, atëherë aspirata e një kandidati për president si Thaqi duket edhe më pak kredibile dhe e arsyeshme. Në një demokraci funksionale kjo nuk do të ishte e mundshme. Duke pasur parasysh gjithashtu hendekun e thellë që ekziston në skenën politike kosovare, fakti që zgjedhja e presidentit bëhet në parlament dhe jo nga populli, paraqet po ashtu një problem. Një president që vendoset në post me votat e partive qeverisëse, nuk mund të jetë president i të gjithë kosovarëve. Me zgjedhjen e Thaqit Kosovës i bëhet dëm. Motivet e Thaqit janë relativisht të qarta. Ai dëshiron edhe më tutje t’i mbajë frerët e pushtetit në dorë. Ai edhe më tutje duhet ta ushqejë klientelën e tij dhe për këtë i duhet pozita në pushtet. Dhe me gjasë ai duke u ulur në karrigen e presidentit synon ta shpëtojë veten nga ndojë akuzë e mundshme e Gjykatës Speciale. Kësisoj, sipas meje, aspirata e tij për president është një strategji me motive personale dhe jo një që në qendër të vëmendjes ka mirëqenien e shoqërisë kosovare. Roli i Thaqit në ketë mandatë të Qeverisë si Ministër i Jashtëm ishtë shumë i damshëm për Kosovën, deshtimët e ti si në UNESKO dhe mos sjellja e as një njohje, dhe imazhi i ulet i performancës së ti në takimet ku përfaqesonte Kosovën ishin katastrofale.
Në aspektin afatmesëm e vetmja zgjedhjë janë protestat, që mund të krijojnë një klimë demokratike, në të cilën gjithnjë e më shumë njerëz i kundërshtojnë strukturat e pushtetit dhe kështu krijohet mundësia që përmes zgjedhjeve të ndryshojë gjendja.