Populli çam do ta padis shtetin grek në gjykatat ndërkombëtare, për gjenocidin e bërë 70 vite më parë, ku brenda një jave u vranë e masakruan 20% e popullsisë, nderisa pjesa tjetër u dëbua për në shtetet tjera.
Kështu u tha pas takimit, të kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me pesë deputetët çam në Prlamentin e Shqipërisë dhe kryetarin e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ku edhe bënë hapjen e “Javës sëÇamërisë”, për nderë të 70 vjetorit të gjenocid të bërë.
Ahmeti tha se gjenocidi në Çamëriështë një ndër padrejtësitë mëtëmëdha jo vetëm kombëtare por edhe ndërkombëtare.
“Nuk jemi popull as dembel, as të papunë, as më të këqij se popujt e tjerë, po as nuk po themi që jemi më të mirë se të tjerë. Thjesht po themi se meritojmë një jetë më të mirë, dhe të na njihen të drejtat e një prej këtyre çështjeve është se të na njihet se ka ndodhë një gjenocid në Çamëri, të njihet se i është marr shqiptarëve prona, të nj ihet se janë dëbuar me mijëra shqiptarë nga trojet e tyre, dhe sot shpëtimi më tregoi se kjo do të shkojë tash edhe në gjykatat ndërkombëtare ku do të paditen edhe shteti grek në mënyrë që të fitohet kjo drejtësi në permjete mjeteve demokratike siç edhe kemi bërë ne shqiptarët gjithmonë”, tha Ahemti.
Ndërsa, Shpëtim Idrizi, tha se java çame do të jetë jo vetëm për të përkujtuar ata shqiptarë të cilët dhanë jetën, sepse ishin shqiptarë dhe ishin patriotë, por mbi të gjitha, do të tregohet që harta identitare e kombit shqiptarë, do të plotësohet edhe me Kosovën e Çamërinë.
“Çamëria është një pjesë shumë e rëndësishme e gjymtyrës së kombit shqiptarë, është 9 mijë e 500 metra katrorë, një tokë e bukur shqiptare me histori e kulturë e cila ka pësuar nje ndër gjenocidet më të mëdhaja që njeh historia e njerëzimit. Një gjenocid i cili ka filluar që me lënjen jashtë, trojeve shqiptare të Kosovës e Çamërisë, dhe ka njohur disa valë shpërnguljesh,siç ka ndodhë shpërngulja drejtë Turqisë, në vitin 1923 por e fundit është masakra në perfundim të luftës së dytë botërore, ku brenda një jave 20 % e popullsisë është vrarë e masakruar dhe pjesa tjetër është dëbuar drejtë Shqipërisë”, ka thënë Idrizi.
Idrizi tha se ajo se çfarëKosova prezanton dhe aspiron ka qenë një frymëzim i madhëpër popullinçam, në mënyrë që t’i kërkojnë të drejtat e tyre.
Idrizi: Shqiptarët të bashkohen në gjitha trojet.
“Shqiptarët nuk po kërkojnë ndonjë gjë të tepërt po kërkojnë që të jenë bashkë në trojet e tyre aty ku e ka vënë Zoti, të kemi një treg prej 10 milionë shqiptarësh dhe sigurisht të kemi edhe më shumë mundësi ekonomike, politike që të vendosim në vend prosperitetin e një kombi ndoshta më të lashtin në vend”, tha Idrizi.
Ndëryshe, ‘Java e Çamërisë’, ka filluar sot edhe në Tiranë.