BERAT- Si e sfiduan karnavalet e Beratit, grupin e karnavaleve italiane. Nga Dilaver Xhelili.

         BERAT- Si i sfiduan , karnavalet e Beratit karnavalet italiane

Berati ëshët dëshmi e gjallë e një trashgimie kulturore shumë dimensionale .Berati mburret me kodikët e famshëm prej  ari.Epitafin e gllavenicës ,I cili është punuar I gjithi në fije ari. Ai mburret me pikturat e Onufrit të shekullit XVI dhe në vitin 1547 në një nga kishat e Kosturit të Greqisë ,Onufri ka gdhëndur këtë mbishkrim: ‘’Vij nga qyteti I shumë ndritur I Beratit’’Berati ka të drejtë të mburret se ka shumë e shumë gjëra që kërkojnë libër më vete” . Pjesë e kësaj kulture janë edhe karnavalet ,festë e cila vjenë nga lashtësia . Pikërishtë janë karnavalet ato që përcaktojnë në një farë mase shkallën e qytetarisë së n jë vendi. Kjo festë ka patur si protoganistë të rinjët e te  rejat e lagjëve të qytetit. Përvoja e fituar në qytetin e Beratit tregon se disa të rinjë nga lagja Vakëf,Goricë,Mangalem e lagja e Bregut ,u bënë mjeshtra në organizimin e drejtimit dhe interpretimit te  rolëve me maska . Kjo festë midis lagjesh është zhvilluar në forëm gare . Gara zhvillohej me grupe të përbërë nga 30 – 50 vetë Pregatitja fillonte 2- 3 javë para festës .Kjo festë zhvillohet një herë në vitë në një ditë fikse të muajit Shkurt. Të rinjëtë rolin e mernin  si pas aftësisë dhe dëshirës, por gjithmonë në mirkuptim me drejtuesit . Secili ‘’aktor’’përpiqej për të siguruar veshjet personale,pas kësaj gjithçka ishte gati .

Lagja Vakëf  me kurorë fituesi.

Në ditën e caktuar të muajit shkurt ,në sheshin para xhamis në qëndër të qytetit u organizua festa Grupet konkuruese e nisën festën që nga lagjet e tyre dhe plot zhurmë ,këngë ,melodi rrodhën për në qëndrën e qytetit shoqëruar nga turmat e mëdha njërzish. Si pas Vlash Pambukut ,mësohet se atë ditë dyqanet u mbyllën dhe familjarët lanë shtëpitë e tyre .Pra ,karnavalet u soditën nga të mdhenjë e të vegjël Edhe ata që nuk e kishin këtë mundësi sodisnin nga dritaret e shtëpive tyre duke shijuar gjitçka .Pas konkurimit të grupëve të lagjëve u përzgjodhën grupet fituese .Dhe që nga viti 1930 ,kur gara është zhvilluar për herë të parë e në vazhdim ,ka vetëm një emër fituesi ,të rinjët e lagjes ‘’Vakëf’’. Ky grup ka marrë një kupë simbolike të pregatitur nga zanatçinjtë e qytetit. Lojtarit më të mirë I dhurohet një kostom ngjyrë gri..Kjo ngjyrë simbolizonte ngjyrën e shkëmbit të qytetit me ngjyrë gri, falur nga natyra . Grupi fitues për dy ditë rresht jepte shfaqje në për lagjet e qytetit .Vendin e dytë zakonishtë e kanë merituar të rinjëtë e lagjes ‘’Goricë’’ ,dhe në vendin e tretë lagja ‘’mangalem’’e pas tyre lagja e Bregut.

 

Gostitja

Ishte viti 1937 .Në Milet Baçe [fusha e popullit] ,luante ekipi futbollit Lushnja ,Atë ditë erdhën në fushë edhe karnavalet e lagjes ‘’Vakëf’’ Para takimit të Beratit ,me Lushnjen dy lojtarë të karnavalëve [ njëri që luante rolin e nuses ] me tabaka në duar gostit futbollistët me një lloje ëmbëlsire beratase , tradicionale që bëhet enkas për festën e karnavalëve. Në momentin që ekipi Tomorrit shënoi gol, karnavalet vërshuan në qëndër të fushës e pas tyre edhe sportëdashësit .Grupi zbaviti sportëdashësit me gjithfarë lojrash humoristike aq sa u harrua edhe ndeshja .U deshën disa minuta që loja të fillojë .Kështu tregon njëri nga idiatorët e kësaj feste Vlash Pambuku .

Karnavalet e Beratit sfidojnë karnavalet italiane 

Vlash Pambuku si një ciceronë tregon .Pas përfundimit të konkurimëve të grupëve të karnavalëve të qytetit të Beratit ,përzgjidhej një grup mes grupëve për të konkuaruar me grupin e karnavalëve italiane ,që ndodheshin në qytetin e Kuçovës .Kanë ardhur plot 5 makina ,sipër tyre qendronin pata ,luan,,tigëra. Në çdo makin qendronte një lojtar me këto maska simbolike .Pas konkurimit, të dy grupeve, komisioni në përfundim të garës që u ndoqë nga qindra qytetar berates dhe nga rrethinat, si dhe nga puntorët italian të shoqëris AIPA,e xhandar që ndodheshin në Berat ,nxori si fitues grupin e karnavalëve të Beratit .Si pas bashkëkohëseve , ky grup karakterizohej nga masiviteti dhe tematika e larmishme duke dhënë mesazhe të qarta për shikuesit. Në këtë grup shikon lloj- lloj rolesh si gjahatari me çifte e zagarë që lëshonë shpend në ajër dhe I qellonë në fluturim,barinjë me dele ,alkolistë ,kumarxhinjë ,saze xhinjtë ,cingit ,fallxhorë ,plaku dhe plaka’,dhëndrri dhe nusja ,pelivanët ,daullexhinjtë ,gajdexhinjtë ,e sa e sa role të tjera zbavitëse humoristike .Në karnavalet e Beratit gjenë dhe figura në rolin e Skënderbeut ,Ismail Qemalit ,luftëtarë e të tjerë pra ,tematikë me vlera patriotike. Ky aktivitet shumë I dashur për qytetarët beratas ,është vetëm një pasazh nga jeta kulturore e këtij qyteti,ndaj dhe drejtuesit e grupit Italian të karnavaleve janë shprehur ‘’Berati një qytet I vogël ,por shumë I bukur dhe me talente të mëdhenjë. Karnavalet që nga fillesa ,pas një pushtimi kohor kanë nisur aktivitetet përsëri në berat, duke u bërë pjesë e jetës së këtij qyteti me tradita të lashta kulturore . Në vitin 2001,Karnavalet e Beratit ,të cilat konkuruan në festivalin ndërkombtar të organizuar në qytetin e Durrësit ,u cilësuan ‘’më të mirat e këtij festivali’.