VETËDIJA KOMBËTARE.. A Caka

VETËDIJA KOMBËTARE

Dardania ishte jo vetëm dhimbje. Para së gjithash ishte barrë e rëndë. Shkurt, në vend të hapjes dhe lirisë, prodhonim mbyllje dhe robëri. Ngjante e pabesueshme? Nuk përjashtohej. Ndërkohë, në Dardani ndodhnin gjëra edhe më të pabesueshme.
Rimohuesit e islamik politik janë në festë.

Historia e popullit shqiptar ndër shekuj është histori e qëndresës, e mbijetesës, e luftës së paepur për liri e pavarësi, për ruajtjen e gjuhës, të dokeve e zakoneve, të traditës e historisë, për mbrojtjen e kofijve etnikë, në të cilën stërgjyshërit tanë lanë kockat, derdhën gjakun si rallë ndonjë popull tjetër në botë. Gjatë këtij rrugëtimi epik e heroik gjatë historisë, një emërues i përbashkët i përthekon të gjitha përpjekjet e brezave, të ideve dhe pikëpamjeve të tyre për liri e pavarësi, për çlirim Kombëtar, për ruajtjen e identitetit e mëvetësisë. Kjo është dëshira, ideali, ëndrra për të qenë zot i vetvetës në trojet strgjyshore, arbërore, aty ku bukës i thuhet bukë, e ujit-ujë, nën hijen e flamurit kombëtar kuq e zi.

E kush më mirë se Lëvizja Nacional-Demokratike Shqiptare i artikuloi kërkesat kombëtare, politike e shoqërore, atëher kur ishte më se vështir për t’u përballur me bishëm komuniste të ardhur si fantazmë vdekjeprurëse nga stepat e akullta të Serbisë dhe e ndihmuar fuqishëm nga këlyshët e saj ballkanikë dhe disa sahanlëpirës shqipfolës mjeranë? Nuk qe me rëndësi se ata ishin më të shumtë në numër, më të fuqishëm ushtarakisht dhe ekonomikisht, më të djallëzuar në metodat e tyre çnjerzore dhe vrastore. Më e rëndësishme ishte dëshira e tyre për liri, gjakshmëria e patriotëve shqiptarë për t’u flijuar në altarin e lirisë dhe e ish të burgosurve politikë, mospërkulja para armikut.

Është e pamudur sot t’i numërojmë herojtë, dëshmorët, të burgosurit politikë dhe martirët e rënë në rrugën e lavdishme të lirisë. Kush nuk ka dëgjuar për ta, edhe pse armiqtë gjakatarë u munduan me mish e me shpirt t’i lënë madie edhe pa varre. Ato u skalitën në mbamendjen e popullit, në zemrat e tyre, në shpirtërat e tyre. Statujat, monumentet dhe dhe lapidarët mund të rrënohen, të shkatërrohen dhe të asgjësohen, por nga zemrat e njerëzve nuk mund të shkulen ata që dhanë çdo gjë për atdheun: shtëpinë, pasurinë dhe jetën. Ata u ndoqën, u persekutuan, u syrgjynosën, u burgosën, u dënuan dhe u pushkatuan, por ata më shumë se kurrë ndonjëherë janë mes nesh-drita të lirisë, yje që ndriqonë pafindësisht në rrugën tonë të shenjtë kombëtare. Të përulemi edhe kësaj radhe me nderim e respekt para veprës së lavdishme heroike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut!