VEPRIMET DHE PASOJAT E DEKOMPOZIMIT, APO KRIZË MENDORE? Opinion nga Afrim Caka

VEPRIMET DHE PASOJAT E DEKOMPOZIMIT, APO KRIZË MENDORE?

Ky lëmsh tipash të ndryshëm antropologjikë, kjo band e shpërndarë në qeveri, ulërin dhe përplsen mes veti midis një anarkie politike.
Kjo klasë politike është një struktur e kalbur…! Jo rrallëherë në jetën politike të vendit tonë arsyetohet mbi logjika të karakterit tërësisht mafijoz: për të dalë nga kriza duhet politika dhe programme, duhen kompromise ndërmjet pozitës dhe opozitës dhe është e nevojshme të vihen në zbatim politika për formimin e dijeve të politikanit…
Nuk duhet shkencë e madhe, apo gojtari e mbaruar për të provuar që këta zagarë e tradhtar duhet të tolerojnë dekompozimin e shtetit.
Por, këta zagar na përbuzin, na trajtojnë si ardhacak nga Mali i Zi! Historikisht shikuar, pozita e sotme e popillit shqiptar mund të krahasohet me pozitën që kishte në vitin 1878, sidomos, në vitet 1912 – 1913. Edhe sot, si atëherë, zagarët shqiptarë vendosin për ricoptimin e trojeve shqiptare.
Nuk ka, natyrisht, edhe dallime cilësore mes gjendjes së tij të sotme dhe të atëhershme, por si atëherë, edhe sot vendi gjendet në sprovën më të madhe historike.

Dekompozimi i llojit të shqiptarëve. Si mund të humben shpejt predispozicionet e trasheguara nga babai të cilat duhen shekuj për të formuar në baza kombëtare. Gjithmon lipset një kohë e gjatë për një popull si ky i yni që ai të ngjitet në një shkallë të lartë nacionalizmi dhe ndonjëherë një kohë shumë e shkurtër që të rrëzohet apo asimilohet. Faktorët kryesor i rënjies së ndonjë populli është dobësimi i gjakut dhe karakterit të tij.
Mënyra e dekompozimit të karakterit shqiptar ka qenë deri më tani ndikimi i islamit politik si te popujtë arabë. Simptomat e dekadencës që vëmë re te disa shqiptarë. Zhvillimi i egoizmit. Dobësimi i iniciativës e vullnetit për ta mbrojtur kombin, gjuhën dhe flamurin. Dobësimi dhe moralitetit. Kjo është rënies e kohës sonë. Prandaj e quajmë si detyrë të patriotëve shqiptarë t’i paraqesin gjykimet e tyre për fazën e zgjedhjes së Hivzi Islamit në vendosjen në fronin e Akademis së Shkencave dhe Arteve të një agjenti të huaj. Të shpallën përsona të padeshiruar ky dhe Murat Meha.

Krijimi i një shpirti kolektiv kombëtar të qëndrueshëm përfaqëson në vetvete për një popull edhe madheshtinë e tij. Shkatrrimi i këtij shpirti përbën për atë popull orën e rënies së tij. Ndërhyrja e elementeve të huaja përbën një nga mjetet më të sukseshme për të arritur bastardimin e tij si komb. Në mburrjet e sotme aq “popullore” tek ne “të dekompozuarit” duhen të kuptojnë, ndoshta jo pa ndonjë rreziku, se çfarë i intereson me të vërtet dekompozuarve dhe cilat janë në fund të fundit gjërat për të cilat interesohen “rrënjësishte” dhe në thellësi shqiqiptari i zakonshëm, deri edhe shqiptari i ngritur dhe i ditur dhe, nëqoftë se nuk gabojnë gjithçka, pothuajse edhe disa akademikëve të ditur e të dekompozuar.
Kështu pra fryma e dekompozimit ka lozur rol kryesor negative politik në mos ekzistencën e shqiptarëve. Sigurisht dekompozimi nuk është i pavdekshëm por fryme saj është e përjetëshme. Edhe kur vihet për njëfar kohe në gjumë ai popull zgjohet i sapo krijohet një frym e re dekompozimi.

Bota shqiptare pa edhe njëher se çfarë është në gjendje të bëjë fryma dekompozuese sepse tek ne u formua vërtet një dekompozim i ri e cila frymëzoi me frymën e saj edhe disa zullumçarë si të zgjuar nga varri. Në këtë balad, deklaratën e zezë e jep shemri i tij i madh, Hivzi Islami “akademiku shqiptar”. Ulërin e thërret:
“O shqiptar, për ne, Maja e Çakorrit nuk është më i yni. Çakorri i përketë Malit të Zi!”.
– Kush dreqin është ky Hivzi Islami, akademik i çmendur që ka thënë këtë marrëzi?
Por ky vend, kjo Dardani, ju ka borxh mbrojtjen e saj dhe historia do t’ju gjykojë nesër se ç’bëtë me këto troje. Turp, Hivzi Islami!

S’është vetëm deklarat. Është njëherësh mallkim, vendim, dënim për territoret shqiptare. Çfarë? Mendimi i parë që vjen e që ka lidhje me mungesën e kokës vihet në dyshim dekompozimi i tij: një trup njeriu i gjymtuar, qoftë edhe i dekompozuar e pa krye, është tmerruese, por jo i fshehtë, e aq më pak, akademik i Thaçit dhe i Brojes. Akademiku gjithashtu, peng i modelit (Pronto), do të përseritë gabimin e vjetër fatal të Murat Mehës…
Natyrisht, në të gjithë këtë tronditje shqiptare veproi aleanca e vjetër Hashim e Mustafa për ta dobsuar sa më shumë faktorin politik shqiptar. Destabilizimi shqiptar dobësoi vevetiu edhe çështjen kombëtare. Përgjegjësia historike për fatin e Çakorrit së pari bie mbi Brojën e Prapashticën, por mbi të gjithë deputetët e tjerë që kanë heshtur ose janë pajtuar me këtë tradhti kombëtare.
Zhdukja e plotë e Çakorrit do të dobësonte Dardaninë, aq sa e dobëson gjakderdhja e një të sëmurë me trupin e shëndoshë.

Pushteti e ka dekompozimin për të sunduar shpirtrat shqiptar është mjaft konvencional. Rrallë ka ndodhur në Botë të ketë pasur aq shumë intisivitet për një kohë të gjatë e që të jetë në gendje të ndryshojë karakterin e njerëzve se sa vetë shqiptarët kundër popullit të tij. Çfarë dallimesh! Mos vallë reformimi antidekompozim është ndonjëherë e mundur në Dardani dhe mos vallë politikanët e dekompozuar shqiptarë mund të binin dakort ndonjëherë t’i bindeshin zgjedhës së kushtetutës?