O ju “shume te nderuar” KRIMINELE ligjhartues dhe ligjvenes te Kuvendit te Shqiperise!
A i keni pare ndonjehere keto bukuri perrallore te Shqiperise apo keni ardhur direkt nga burgjet e Evropes ne karriget e deputetit me symbyllur?
Cfare ndryshimi keni ju me te gjithe pushtuesit qe kane kaluar mbi vendin tone?
A kane vrare ata apo keni vrare ju me shume gjate kohes qe qeverisni, me paaftesite tuaja?
A kane shperngulur ata me force apo ju me detyrim qe te braktisin Shqiperine sepse nuk garantoni dot jeten e qytetareve?
A kane spastruar ata me shume apo ju me politikat tuaja per te qeverisur sa me gjate, duke detyruar mbare popullin shqiptar te lere gjithcka ne duart tuaja dhe te marre rruget e botes vetem per te mbijetuar?
A kane vjedhur ata pasurite tona publike dhe nentoksore apo ju qe jeni pasuruar kaq shpejt duke ja kaluar biznesmeneve me te medhenj ne bote, atyre qe me djetera gjenerata drejtojne bizneset e tyre familjare.
A e kane vrare dhe asimiluar gjuhen tone shqipe me shume ata gjate pushtimeve shume shekullore apo ju gjate nje qeverisje 25 vjecare, duke lejuar cdo gjuhe tjeter te ndikoje ne tekste, media, shkolla, institucione etj ku sot nuk merret me vesh a po flet shqip, italisht, greqisht apo turqisht, nje folese ne televizion apo nje kryeminister ne kuvend.
Kush eshte ai qe me qejf largohet nga Shqiperia, nga ai vend i bekuar me bukurite natyrore, me klimen me te mire ne bote, me njerezit me te bukur ne bote, me ujin me te mrekullueshem qe rrjedh nga burimet e Gjalices, Korabit, Tomorrit etj., nga ai vend qe te gjithe te huajt e kane enderr dhe gjate gjithe egzistences se tyre kerkuan ta pervetesonin?
Asnje! Te gjithe ikin nga halli!
Sepse aty eshte instaluar ne c’do qelize nje sistem mafioz i tipit Napolitan sipas porosive dhe ndikimit te grupeve mafioze te Ndraghetes dhe Ghamorres, dy mafiet qe kane komanduar dhe vazhdojne te komandojne jugun e Italise, bizneset e droges, ndertimit, dhe me kryesorja te plehrave atje.
Per te kuptuar se cfare po ndodh dhe cdo te ndodhe ne Shqiperi, lexoni librat e Roberto Savianos per mafian ne Itali, per lidhjet e politikaneve shqiptare me te, te cilen ai e ka denoncuar qe para dhjete vjetesh.
Fatkeqesisht, edhe une si gjithe te tjeret e kam humbur besimin se Shqiperia do te ndryshoje.
Ajo eshte e pushtuar nga tre grupe MAFIOZE
PD, PS, LSI qe te treja konkurojne njera tjetren ne zgjedhje, duke investuar ne blerjen e votave “nje pjese”te fitimeve te nxjerra nga trafikimi i qenjeve njerezore per prostitucion, i lendeve narkotike, i armeve te ngelura nga sistemi komunist, i pasurive nentokesore te Shqiperise,
I shitjes se pasurive publike, shteterore, i korrupsionit ne te gjitha nivelet.
Asgje nuk ka ngelur me ne ate vend pa u shitur!
Kuvendi i Shqiperise nuk harton me ligje per sigurine publike, per mireqenien sociale, per interesat kombetare.
C’do seance ne ate kuvend qe simbolizon perfaqesuesit e parise se krimit ne Republiken e Shqiperise, i sherben vetem pasurimit te klikes, hartimit te politikave, ligjeve, amendamenteve qe do te sherbejne per pasurimin e metejshem te tyre, per ruajtjen dhe sigurimin e paprekshmerise se pasurise qe ata kane krijuar deri tani.
Tashme eshte krijuar gjithcka gati, eshte ndertuar infrastruktura dhe eshte bere pregatitja per te miratuar ligjin e prostitucionit, te kanavisit.
Vetem ligji mungon sepse te tjerat jane gati, ato tashme egzistojne.
Rruget me drita te kuqe jane ndertuar qe nga aeroporti ne Tirane, qe nga Durresi ne Plepa.
Nje biznes qe do te mbushe hotelet plot me turiste seksual, me politikane perverse.
Pothuajse c’do hotel tani te ofron klientele seksi mjafton mos te ankohesh per kushtet e ujit.
C’do Koder nga jugu ne veri, eshte e mbjellur me hashash, pasi eshte paguar taksa per rrenje tek drejtori i policise, dmth tek ministri i rendit, dmth tek Kryeministri, i cili bravo i qofte, e mbajti fjalen e dhene qe do te krijoje 300 mije vende pune.
Tashme jo 300mije por nje miljon vende ka krijuar.Te gjithe punojne!
Dikush mbjell, dikush prashit, dikush transporton, dikush ruan, dikush mbron, dikush shet, dikush me ato leke blen, dhe me ne fund dikush na vret.
Ky eshte cikli i mbijeteses, i pasurise dhe i egzistences ne Shqiperi.
Ose ule koken, nenshtrohu dhe puno ose largohu nga ai vend sepse edhte tashme nje xhungel e bukur por “lule mos e prek”.
Sikur te mos u mjaftonin keto, boset, “politikanet” dhmth mafiozet, i kane hedhur syte nga nje tjeter biznes edhe me fitimprures dhe me i shpejte: Plehrat kimike!
Nga njera ane do te marrin para (Shume para) nga qeveria Italiane per pastrimin e Italise se jugut, (dhe jo vetem asaj), nga ana tjeter do te shesin produktet e nxjerra me kosto te ulet po ketyre shteteve.
Si perfundim, Italia do te pastrohet, mafia do te pasurohet, shqiptaret do te punesohen me ato paga qesharake prej 150euros ne muaj, disa mijera shqiptare me shume do te vdesin dalengadale nga pluhrat, gazrat, mbetjet toksike te ketyre mbeturinave.
Po kujt i plasi..! Mos sot mbas disa vitesh prape do vdisnin, nderkohe prape do te na votojne thone boset.
Kjo eshte e vertetuar!
Ne Durres, tek zona e mbeturinave ne Spitalle aty ku eshte edhe nje fabrike e riciklimit, vdesin cdo dite ne moshe te re, qindra njerez, nga semundje te ndryshme, tashme normale per ate komunitet.
Para dy ditesh kisha nje vizite ne nje familje atje.
Mizat ishin te shendoshura si gjinkalla dhe tashme ishin banore normale te shtepive atje.
Kushtet e atyre lagjeve jane mizerable, asnje investim ne rruge qe 25 vjet.
Ajo qe me habit por jo dhe aq tashme, eshte se pikerisht ne kete vend, ne kete zone, Kane marre me shume vota se askund tjeter, te gjithe deputetet qe kane qene dhe vazhdojne te jene ministra te Ministrise se mjedisit, si Lefter Koka ashtu edhe Agron Duka.
Nje ministri e cila ne cdo qeveri ngelet ne duart e familjes Duka- Koka.
Egzakt ministria e mjedisit, ajo qe duhet te mbaje pasur mjedisin, ajo qe i helmon cdo dite keta “qytetare” , ajo merr me shume vota nga keta njerez.
Po ky minister del ne media keto dite dhe mbron tezen e importit te plehrave, Ministri i mjedisit! Kjo eshte nje skandal ne vehte!
Ne ate zone ku ngordhin kafshet nga helmimi i ushqimit, vdesin njerezit dalngadale nga ajri i ndotur, nga konsumimi i produkteve te qumeshtit dhe mishit.
E njejta situate edhe ne Kukes, aty ku kryekomunari i akuzuar per tendera korruptive, per skandale prostitucioni, per vjedhje te pasurise nentoksore, tashme i ngritur edhe si kryetar qarku, i ka vendosur plehrat ne balle te qytetit te Kukesit, aty ku dikur si e vetmja fushe e bukur luanim me top kur ishim te vegjel.
Tashme eshte kthyer ne fushe plehrash, lengjet e te cilave rrjedhin ne liqenin e Kukesit.
Eshte e pamundur te mos e vesh re, ate lugine qe rrjedhin lengjet e plehrave, ngjyra e saj ka marre nje ngjyre te zeze!
Vihet re nga cdokush por askush nuk reagon.
Ato plehra kur shkaterrojne bimesine, cfare mendoni se do ti shkaktojne shendetit tuaj?!
Populli shqiptar, jo me kot ka nje shprehje unike ne bote: me q. Nenen te te therras Babe.
Shume i kuptojne por asnje nuk flet.
Te gjithe kane frike.
Frike se u heqin buken e gojes familjes se punetoreve me 5 euro ne dite!
Ndihmen sociale me 50 cent ne dite!
Shteti me i korruptuar ne bote! (Statistika jo reale).
Populli me i gjunjezuar dhe me pa karakter ne bote!
Politikanet me te pasur ne bote!