UEFA e konfirmon vendimin, 3-0 per Serbine !!

foto per dosjenNuk është gënjeshtër as trillim ajo që është konfirmuar në mediat shqiptare. UEFA e ka zyrtarizuar vendimin skandaloz për ndeshjen e ndërprerë, Serbi-Shqipëri.

Në këtë vendim ndeshja do të regjistrohet me rezultat 3-0 për Serbinë. Por Serbisë do ti hiqen 3 pikë nga grupi që do të thotë se bilanci i kësaj ndeshje mbetet zero për ta.

Por Federaata Shqiptare është dënuar edhe me 100 mijë euro, aq sa është dënuar edhe Federata Serbe.
Poashtu Serbia është dënuar me dy ndeshja pa tifozë.

UEFA konfirmon se dënimi është i apelueshëm dhe se të dy Federatat duhet ti ndjekin procedurat e cekura në nenet e saj.

Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s dha vendimin më të padrejtë të mundshëm, por njëvendim që pak a shumë pritej duke parë reagimet që rrodhën mëngjesin e 15 tetorit si nga UEFA ashtu edhe nga Bashkimi Europian.

Kombëtarja kuqezi, por edhe i gjithë stafi që e shoqëronte atë përjetoi orë terrori dhe tmerri në Beograd që me mbërritjen në aeroport, akomodimin në hotel, rrugës nga hoteli në stadium dhe më pas me presionin e pashoq që i shoqëroi para dhe gjatë ndeshjes.

Ulëritën serbët për 42 minuta “Vrisni dhe prisni shqiptarët”, por UEFA nuk i dëgjoi. U shpalosën në stadium parulla politike dhe raciste por UEFA nuk i pa, ndërsa dronin e panë të gjithë, ai ishte “shktatari” bërtisnin serbët dhe UEFA, shkruan albeu.

E vërtetë! Vendimi është i padrejtë, sepse kësaj i thonë të dënohesh pse ha dajak! Por përgjegjësi në këtë vendim ka edhe Federata Shqiptare e Futbollit që megjithëse futbollistët e saj iu dhunuan para syve të të gjithë botës nuk mundi të bindë Komisionin e Disiplinës pranë UEFA-s që ishte ajo pala fituese.

Serbët meritojnë notën dhjetë përsa i përket Marrëdhënieve me Publikun sepse menjëherë pas ndeshjes i mbushën mendjen botës se droni ishte shkaktari i trazitave në stadium, ndërsa palës shqiptare do ti duheshin dy ditë që të dilte me një reagim.

Shqipëria humbi tre pikët në tavolinë, UEFA dhe Europa humbën besimin te shqiptarët, ndërsa FSHF dështoi.

Shqipëria nuk ka marrë vendimin që priste nga Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s.

Kombëtarja kuqezi e ka humbur 3-0 në tavolinë ndeshjen e ndërprerë ndaj Serbisë.

Komisioni i Disiplinës vendosi gjithashtu që Serbisë ti hiqen tre pikë dhe të luajë dy ndeshje pa tifozë.

Ndërsa si FSF si FSHF janë gjobitur me 100 mijë euro.