TY TË DUHET VETËVENDOSJE . ©Maki M Canolli

TY TË DUHET VETËVENDOSJE

Në daq m’e hëngër e mos me u ngi
shko e hyn në një parti,
në daq m’e u fry në gjoks e xhep
shko e bëhu deputetë.

Në daq vozitje ti me benz
konkuro për president,
nëse don me xhip të zi
shko e futu në qeveri.

Në daq Kosovën ti m’e këput
për me e qitë në dy gjunj’t,
hiq pa droj e hiq pa frikë
shko e futu në politikë.

Gjer më sot na e dëshmuan
faktet gjithmonë flasin vetë,
si ministra si deputetë
na e dëshmuan me pushtetë.

Rrnofsh Kosovë sa malet tona
na mbulove me miliona,
sa t’jetë jeta kem me u mundue
qysh me t’rjepë me t’sakatue.

Edhe sot bëhen fushata
me poter e me shamata,
politikanët ta kan m’sy
kushë ma shumë po merrë nga ti

LDK-ja apo PDK-ja
AAK apo AKR,-ja
por një gjë dije moj loke
ty të duhet Vetëvendosje!

Duhet vetë me qenë e zonja
ku po i ndanë ato miliona,
se kjo punë kështu nuk bën
për dikë njerkë e dikë nënë!

©Maki M Canolli