
Tifozet
Tifozët shqiptarë po bëhen gati për ndeshjen e madhe kundër Danimarkës.
Tifozët Kuq e Zi do të jenë të pranishëm në ndeshjen e rëndësishme të kombëtares shqiptare kundër Danimarkës në udhëtim.
Ata tashmë janë pajisur me bileta të ndeshjes kundër Danimarkës, të cilat edhe i kanë bërë publike, shkruan Express.
Ndeshja ndërmjet Danimarkës dhe Shqipërisë do të zhvillohet me 5 shtator dhe do të jetë e vlefshme për kualifikimet e Euro 2016.
Tifozët Kuqezi kanë bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes së rëndësishme që do të zhvillohet kundër Danimarkës në Kopenhagë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.
Tifozët Kuqezi për këtë ndeshje kanë bërë gati një flamur gjigant, i cili do të shpaloset në fillim të takimit, atëherë kur do të fillojë të këndohet himni kombëtar.