TI MUND TË LARGOHESH POR ZEMREN S’MUND TA MARRËSH… Vargje nga Skender Lazaj.

TI MUND TË LARGOHESH
POR ZEMREN S’MUND TA MARRËSH

Me ne, ti ëndërrove ëndrrën e bukur
Dhe s’the: – kjo është një marrëzi-
Në çdo fitore porsi ne ishe i lumtur
Dhe zemra të rrihte kuq e zi!

S’di nëse mund të tjetërsohesh
Dhe të kthehesh një italian si dikur
Kam frikë se një ditë do të pendohesh
Se zemra është zemër jo gur!

Një pjesëz e saj do të ngelet përjetë
Këtej detit në pritje në një mol
Si zemrat tona dhe ajo do hidhet përpjetë
Kur zëri kuqezinjëve të oshëtij Goooool!

Skender Lazaj Trebeshina
13 Qershor 2017 Bs It