Te perdoresh sportistet per qellime politike eshte krim dhe duhet te ndeshkohet! Shkruan Fatmir Bardhoci.

Bardhoci fo per shkrim lorikTe perdoresh sportistet per qellime politike eshte krim dhe duhet te ndeshkohet!
Nuk jam i cmendur pas futbollit, por e ndjekim nga televizori c’do ndeshje te kombetares.
Padyshim qe u gezuam per fitoren e merituar te Shqiperise ndaj Rumanise e cila merr me shume vlere kur ndodh ne mes te Evropes ne nje Event zyrtar sic eshte kampionati evropian.
Por gezimi kishte nje kufi se fundja ishte thjesht nje amortizim I dhimbjes se eleminimit nga ky kampionat.C’do festim tjeter per mua dhe per shume e shume shqiptare dhe te huaj ketu ne New York ishte I pakuptimte.
Cfare po festojne Shqiptaret?skualifikimin?
Eshte qesharake!
Le te analizojme disa faktore shume te rendesishem!
Kush fitoi dhe kush humbi? Kush perfitoi?
1)Fituam” krenarine” I treguam Evropes qe edhe ne Shqiptaret jemi njerez si edhe ju, nuk jemi aq te eger sic na njihni, Kemi femra te bukura edhe ne Shqiperi, jo vetem ato qe ju shikoni ne cdo rruge ne Itali.
2)fituam vleresimin per nje publik tifozerie te urte dhe paqesore qe edhe pse dihet qe ne kemi pagat me te ulta dhe nivelin ekonomik me te ulte ne Evrope, shenuam numrin me te madh te tifozerise ne France, krahasuar edhe me shtete me nje popullsi 10here me te madhe.
Por harruam qe shumica e atyre qe shkruan atje, I moren familjes te pakten 1mije euro nga buxheti, barabarte me 7 rruga mujore te nje puntori ne Shqiperi.Disa te tjere e lane familjen edhe pa buke, moren cfare kishin.
3)fituan futbollistet pjesemarres!
Tashme vlerat e tyre ne tregun e futbollit do te rriten me shume miljona Euro por ju tifozet e cmendur do te ktheheni te Lani borxhet e Marra per te pare live nga stadiumi.
Por ajo qe nuk mund te llogarisim eshte sa perfituan!
Sa perfituan nga ndeshja me Serbine ne Tirane?
Sa perfituan nga ndeshja me Portugaline?(zbrit shumen qe paguan per fitoren ndaj Armenise)
Sa perfituan ne ndeshjen me Zvicren, po me Francen ?
Nje formacion me lojtare jo titullare ku vetem golashenues nuk kishte, ku ne vend te nje sulmuesi per te bere gol ndaj Frances u aktivizua” Kali I Trojes”, i marre enkas ne kombetare, pa asnje merit, qe i hapi dyert e golit kundershtareve.Pse ndodhe ne minutat e fundit? Sepse atehere, kur e shikon qe nuk fiton dot, detyrohesh te paguash cmimin e vendosur!
Kush perfiton nga keto pazare? Trajneri, Presidenti, lojtaret qe bashkepunojne????!!!!
Jo vetem kaq, futbollistet fituan edhe premie nga Kryeministri, 1miljon euro, afersisht 50mije euro per sejcilin, plus shperblimet e federates.
Me cfare te drejte? Me cfare motivacioni?
Ligji I sportit i republikes se Shqiperise e percakton qarte se Sa, Kur dhe Cilit sportist I takon shperblim ne rast arritjesh, medaljesh ne aktivitete nderkombetare.
Ne rast se do te shpalleshin Kampione te Evropes, sipas ligjit te sportit re rep.Shqiperise, u takonte qe ekipi te perfitonte rreth 20mije euro per sejcilin, nderkohe qe ata perfitojne 50 vetem pse kane fituar nje ndeshje.
Kjo eshte vjedhje nga buxheti I shtetit direkt nga Kryeministri i cili per arsye politike, per te fituar respektin e Tifozave te shumte, e premtoi kete vjedhje dhe e realizoi duke mos hasur ne asnje kundershtim as te opozites qe nuk tregon shenja jete por as te prokurorise, sektorit kunder krimit financiar qe eshte totalisht I emeruar dhe komanduar politikisht.
Pasaporta diplomatike apo show politik!
Njesoj si tapite e tokes qe logjikisht u takon por duhet tua dorezoje Kryeministri si Enver Hoxha, ne takim” gju me gju” me popullin.
Jam dakord qe sportistet jane ambasadoret me te mire te nje Populli por kjo ska lidhje me statusin e ambasadorit. Nje show qe per cdo nivel akademik, diplomatik, kombetar dhe nderkombetar duhet te denohet.
Cfare do te ndodh nese nje sportist udheton per ne USA dhe paraqet Pasaporten Diplomatike shqiptare, ku polici qe e shikon, kontrollon dhe veren qe je futbollist? Pergjigjen le t’i a lame kohes dhe eksperiences se shume politikaneve qe me pasaporta diplomatike jane kthyer mbrapsht.
Po ajo cfare eshte me e rendesishmja per mua, per sportistet titullare shqiptare, per opinionin e mirefillte intelektual ne Shqiperi dhe jashte saj, eshte qe ti kerkoj publikisht kryeministrit Edi Rama, si nje President federate, legjitim I zgjedhur me vote dhe i njohur nga gjykata,
Kush je ti zoteri qe shperdor parate e taksapaguesve shqiptar, atyre 1 miljon te papuneve qe mezi presin te marrin nje thes me miell per te ushqyer femijet.
Kush je ti qe injoron djersen e shume sportisteve te mirefillte, ku shume prej tyre rrezikojne jeten duke u perballur ne aktivitete nderkombetare zyrtare pa asnje ndihme nga shteti, pa kushtet minimale per jetese dhe stervitje dhe detyrohen te marrin pasaporte te nje shteti tjeter per tu perfaqesuar ne instancat me te larta te nje sporti, lojerat olimpike.
Sa peshengritesa, mundesa, boksiere, kickboksiere, xhudista, Karateiste dhe Taekwondiste ke qe kane lene Shqiperine si rezultat I politikave te gabuara me sportin, si rezultat I mospageses se shperblimeve te njohura me ligj, si rezultat I moslejimit dhe mosmbeshtetjes se sportisteve nga shteti per te marre pjese ne aktivitete boterore,
Si rezultat I mos respektimit te vendimeve te gjykatave.
Ne kuptimin ligjor, sportet jane te barabarta, edhe shperblimet jane te percaktuara me ligj, ne mase dhe kohe per c’do aktivitet.
I kerkoj publikisht, perfaqesuesve te kombetares shqiptare, qe shumen e dhene nga qeveria t’ia depozitojne ne forme dhurate, sponsorizimi, komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, me destinacionin qe te perdoren per nevojat e sportisteve me te mire shqiptar.
Ne kete menyre ju fitoni nje respekt me te madh nga sejcili, ju qe besoni, pastroni vehten tuaj ne kete muaj te shenje te ramazanit nga nje para qe nuk ju takon dhe jepjuani atyre qe ju takon.
Nga ana tjeter ju pastroni vehten tuaj nga nje detyrimin ligjor sepse me ligj nuk ju takon ky shperblim, I percaktuar saktesisht ne ligjin e sportit Nr 9376 te vitit 2005, i ndryshuar, me vendim te keshillit te ministrave vetem per vendet e para, te dyta dhe te treta, ne nje kampionat evropian.
I keni mjaft ato qe keni marre dhe cfare do te perfitoni nga kjo kombetare,
jepjuani sportisteve te vertete ate cfare jua kane dhene ne menyre te padrejte!
Edhe dicka nuk mund te lejojme pa shtuar,
Caktoni nje perqindje te fitimeve tuaja shtese per ate burre te vogel qe beri nje akt te madh
Ate qe ndryshoi historine e futbollit dhe te kombit shqiptar, ate Ismail Morinen qe pa ate ju dhe ne do te ishim atje ku ne fakt realisht e meritojme per nivelin qe kemi!
Fatmir Bardhoci
New York, USA