TAKIME-TRADITË TË LIDERËVE SHQIPTARË ME DIASPORËN, BASHKËPUNIMI VETËM NË LETËR
Koment ne lidhje me takimet dhe nismat e liderve Shqiptar qe shfaqen per interesat e politikes her pas here ne Diaspore…Redaksia.
Është bërë traditë ardhja e liderëve Shqiptarë në Amerikë çdo Shtator në kuadër të mbledhjeve vjetore të OKB-së. Kështu, që në këtë kuadër programohen edhe takimet e tyre me komunitetin kryesisht në New Yok, Boston e Detroit përgjatë një jave.
Në Boston, fundjavën që shkoi në universitetin e Harvardit ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në takim me veprimtarë të Diasporës me origjinë nga Shqipëria dhe Kosova foli në kuadër të diskutimit me temë Shqipëria dhe Diaspora – një komunikim i ri. Ne kuader te organizimit te nje samiti ne Tirane.
Sipas pjesmarseve ne takim pas fjales se mbajtur me kete rast nga ministri Bushati u kalua ne pyetje nga te pranishmit .Shume prej pyetjeve te bera nga perfaqesues te diaspores nga ana e ministrit u anashkaluan apo nuk u perfillen fare ! Duke u mjaftuar me pergjigjen e thate tashme te njohur te politikaaneve Shqiptar se nuk jemi mbledhur sote per kete apo ate problem !!!
Nga pjesëmarrësit ju bënë pyetje lidhur me programin e samitit të pare të Diasporës.
Pyetja për çeljen e ministrisë së Diasporës mori përgjigje negative.
Pyetjes për buxhetin që shpenzohet për Diasporën .
Ministri Bushati ju përgjegj se shuma e lekëve që shpenzohen për Diasporën është e papërfillshme !!!.
Nga disa veprimtarë u kërkua krijimi i një agjencie të përbashkët Shqipëri-Kosovë për Diasporën, por përgjigja ishte tek qasja shtetërore Shqipëri-Kosovë si dhe organizimi i përbashkët i samitit në Tiranë.
Më shumë u kërkua që vetë Diaspora të gjejë forma e mjete për të punuar e mbajtur gjallë gjuhën, traditat dhe hapjen e qëndrave (shtëpive) Shqiptare në Amerikë.
Përciptazi u pëmëndën regjistrimi i Diasporës dhe i studentëve që studjojnë në Amerikë.
Shqipëria e gjen po të dojë eksperiencën e mirë për punën me Diasporën në shtetin vëlla të Kosovës, por kombëtaria e klasës politike në Tiranë deri më tani është parë si mjet politik për të marrë apo mbajtur pushtetin.
Shqipëria si shteti mëmë mund të ndihmojë jo vetëm për tekstet mësimore të gjuhës e historisë, por më shumë për trajnimin e mësuesve.
Ndryshe ndodh me ministrinë e Diasporës së Kosovës, që sot për sot quhet në Amerikë ministria e kombit Shqiptar për programet që afron në Diasporë dhe në Kosovë për Shqiptarët pa dallim.
Edhe shteti i Kosovës është më i varfër se shteti i Shqipërisë, por ka buxhet e shtetarë të devotshëm për punën në Diasporë.
Një pyetje tjetër që ju bë ministrit Bushati në Boston ishte ajo lidhur me pronat e pamarra nga anëtarë të Diasporës, sepse si mund të ftosh dikë në Diasporë të investojë, kur ai ende nuk ka marrë pronën që i takon, por që me ligjet dhe veprimet korruptive të gjykatave ja kanë tjetërsuar .
Kujtojmë se lidhur me çështjen e pronave të pamarra nga Shqiptaro-Amerikanët ka dijeni edhe Kongresi Amerikan nga takimet e posaçme me ta.
Papergjegjshmeria dhe klientelezmi tek perfaqesuesit e shtetit Shqiptar ne lidhje me Diasporen qe tashme po shkon ne shifren reth 1 milion u manifestua edhe nga vete presidenti Nishani i cili perkunder protestave te diaspores persa i perket te drejtave Shqiptare ne Malin e zi ,presidenti i akordon dekoraten me te larte njerit prej pergjegjesve kryesor te mos respektimit te te drejtave te shqiptareve kryeministri Malit te zi Gjukanovic . Ky komunikim i ri Shqipëri –Diasporë u përdhos nga vetë presidenti Nishani kur firmosi në Korrik të këtij viti për kryeministrin Malazez Millo Gjukanoviç dekoratën e Urdhrit të Flamurit me motivacionin “ Për kontributin e ndërtimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm midis dy vendeve.” ?! Duket një lojë e pastër e interesave të politikës Shqiptare ose papergjegjesi kombetare!!
Këtë fundjavë Nishani ftoi Komunitetin Shqiptar të Nju Jorkut në takim. Ai harroi që më 8 Prill 2014 Shqiptarët e Amerikës zhvilluan protestën më të madhe të kësaj dekade përpara Shtëpisë së Bardhë në Uashington për të drejtat e Shqiptarëve të Malit të Zi kundër kryeministrit Malazez Millo Gjukanoviç ndërkohë që ky i fundit bisedonte me Joe Biden, zëvëndëspresidentin Amerikan.
Kjo është një pikëpyetje e madhe e kthjelltësisë kombëtare të vetë presidentit Nishani dhe kryeparlamentarit Ilir Meta që ja dorëzoi me aktin e shpërdorimit të simbolit tonë kombëtar për një lider si Gjukanoviç që e ka përdhosur atë për një çerek shekulli.
Për këtë rast heshtën shumë shoqata, drejtues e veprimtarë të Diasporës në New York. Disa prej këtyre veprimtarëve janë të nderuar nga Nishani me dekoratën Nderi i Kombit, por që kanë qënë pjesëmarrës në protestën kundër Millo Gjukanoviç.
President Nishani e takoi komunitetin Shqiptar në Nju Jork përsëri, si qokë e radhës, por Shqiptarët e Amerikës nuk ja falin dekorimin e Gjukanoviçit.
Pra, mbetën pa fjalë shumë veprimtarë që i janë përkushtuar çështjes Shqiptare.
Përveç fjalëve të zakonshme, dekoratave dhe fotografive të bukura në këto takime liderët Shqiptarë të Shqipërisë nuk kanë sjellë ende një strategji kombëtare në komunitetin Shqiptar për afrimin e Diasporës, për zhvillimin kombëtar të saj ashtu siç shkruhet edhe në Kushtetutë.
Asimilimi në Diasporë është bërë më i prekshëm, për shumë arsye. Për ta ndaluar sadopak duhet edhe shpirti kombëtar i shtetarëve për bashkëpunimin edhe me faktorin politik në Amerikë. Kjo varet edhe se sa do kujdeset më tej Tirana zyrtare, sipërmarrëse e organizimit të samitit të parë të Diasporës i cili sipas te gjitha gjasave do te jete nje takim simpatizantesh dhe i inicuar nga politika .