STOP POLITIKËS SË GULLASHIT… Nga Afrim Caka Gjakove.

STOP POLITIKËS SË GULLASHIT

Sjelljet dhe lëkundjet e tilla dëshmojnë për të metat e mëdha serioze të papjekurisë politike, ndaj edhe demokratike e tolerante, në anën tonë. Ku janë shqiptarët sot në rrjedhat e zhvillimit demokratk, si dhe në atë të substituimit të tyre me sorrugatin serbi demokratike?
Njeriu shqiptar, po, është qenie që mësohet me çdo gjë, edhe me dhunë, edhe me terror, edhe me okupim, por intelektuali është a priori subjekt që i kundërvihet çdo gjëje, ai gjithandej qëndron kundër rrymës dhe injorancës.

Atdheu duhet vështruar me vëmendje…
Dhe me fjalën vëmendje do të thotë në menyrë intensitive, me ndërgjegjëshmëri, qëllimisht, me përsiatje, me dashuri dhe me preokupim të plotë.

Nga e gjithë kriza që përjetuam si komb, kriza politike e morale duket më tragjike. Është një krizë e mirëkuptimit, e marraveshjes dhe e veprimit historik.
Politika shqiptare e ka kuptuar çështjen kombëtare më shumë si lojë politico-diplomatike sesa domosdoshmëri historike. Kjo politikë e ka shuar qëndresën vepruese paqësore me shkja dhe e ka pranuar status kvonë e çështjes shqiptare. Sot më shumë se kurrë na duhet guximi, mençuria dhe një politikë e njësishme kombëtare për interesat kombëtare, një politikë moderne e joallaturka, vepruese e racionale, e çliruar nga mendësia provincial e odave e kafeneve dhe nga lufta ideologjike e pushtetore. Politka Dardane duhet t’i përcaktojë qartë objektivat parësorë, pozicionin ndërkombëtar dhe aleatët e natyrshëm dhe sa më shpejtë duhet të vijë deri të bashkimi i natyrshëm më Shqipërinë nanë.

Forcimi i pozicionit ndëkombëtar të shtetit shqiptar dhe përbashkësia jonë kombëtare janë mbështetje më e sigurt e zgjidhjes së drejtë të çështjes kombëtare. Shteti ynë sot duhet të jetë i denjë të mbrojë të drejtën e vetëvendosjes dhe integrimit të shqiptarëve të Preshevës, Mal të Zi dhe të Maqedonisë në një shtetë, si e drejtë e natyrshmekombëtare e ndërkombëtare. Pa sovranitet kombëtar nuk mund të ketë as demokraci, as ekonomi të tregut. Pa zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare, as Shqipëria aktuale nuk mund të jetë faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Shqiperia etnike është një realitet historik, që s’mund ta mohoja askush, sepse ka njësinë etnike, historike, gjeografike e kulturore.

Gjithçka duhet, duhet nënshtruar vetëdijës kritike deh opinionit demokratik të gjitha shkarjet politico-diplomatike nga vija e interesave vitale kombëtare. Politika shtetërore nuk guxon të shkelë mbi interest kombëtare. Nga politika e pushtetarëve do të mvaret se çfarë pozicioni kombëtar do të krijojmë dhe çfarë situatash për zgjidhjen e drames në MITROVICË.
Rruga paqësore e zgjidhjes së çështjes sonë më Serbinë duhet të vazhdohet derisa nuk rrezikohet entiteti kombëtar e historik. Shtetin nuk mund ta mbrojmë si viktimë që kërkonë mëshirë nga Brukseli e Serbia, por si subjekt veprues historik. Pushteti ynë kurr nuk ka pasur karakter politik e aq më pak vetëdije kombëtare, aq më pak nacionalistë, por thjesht servil e përulës… Sot nuk mund të tolerojmë përseritjen e dështimeve politike të Thaçëve e të gullashit e përpeqit.
“Ky popull nuk e meriton një fat më të mir se çfarë e kemi!”.

Sot është tragjike kur të tjerët ta përcaktojnë një fat të lig, por është vetëvrasës kur këta zagar e pranojnë atë fat. Idealin tonë kombëtar mund ta ndërtojmë sot nëse e shpallim kryeçështje kombëtare. Pavarësinë e plotë mund ta krijojmë nëse e përjetojmë si frymëmarrje të qenies sonë, ndërsa dhembjen kombëtare si dhembje organike. Sovranitetin dhe pavarësinë kombëtare do t’i përjetësojmë atëherë kur Atëdheun e konziderojmë si gjakun tonë.