SHTETI DHE PËRGJEGJËSIA HITORIKE E PUSHTETRAËVE..! Afrim Caka Gjakove.

SHTETI DHE PËRGJEGJËSIA HITORIKE E PUSHTETRAËVE..!

Siç ka thënë me të drejtë Dimiter Rostovski i shenjtë:
“Krimi i hapur ushqehet me lek e shijohet gjak!”.

Nëse njerëzit, të cilët e krijojnë politikën apo ata që zbatojnë atë, kanë nivel të ulët e primitiv të kulturës politike, ata nuk çajnë kokën për mjete e realizmit të qëllimit politik, i cili në këto raste arritet për mes krimit të hapur. Ky nivel primitiv i kulturës politike, kategorit morale i përjashtojn, humanizmin e shpall “persona non grata” ndërsa racionalitetin e vret siç e vret njerëzit e vetë.
Një shtet juridik që krijon kodin moral e ligjor të stabilitetit kombëtar, respekton institucionet demokratike e vlerat e shqërisë civile, ndërsa në kushtetutën kombëtare saksionon integritetin hapësinor etik dhe detyrimin për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave kombëtare.

Institucionet shtetërore, disa parti e disa intelektualë shqiptarë kanë harruar se çështja dardane nuk është e nuk mund të jetë se gjithash çështje e ideologjisë politike e klanore, e hapsirës demokratike dhe shoqërisë së hapur por mbi të gjitha çështje e ideologjisë kombëtare, e hapsirës etnike Iliro-Dardane, ku një kombë krijon edhe kodin moral, krijon ekzistencën dhe historinë e vet, ku një shtet juridik krijon e dhe shoqërinë demokratike e të hapur.
Çuditërisht, qeveritarët tanë kanë harruar apo më mirë të themi kanë tradhtuar
se çështja shqiptare nuk është çështje e të drejtave njerëzore e minoritore, por mbi të çështja çështja e pavarësisë dhe e sovranitetit kombëtar.
Tragjikisht, këta kanë harruar se pa integrim kombëtar nuk mun të supozohen as integrime të qëndrueshme ndërkombëtare: see shqiptarët nuk mun dtë qëndrojnë në pozicionin eurës ndërmjet Përendimit dhe Turqisë, që aq fatalisht ka gjymtuar fatin tonë kombëtar; se mund të integrohen tëresisht si një këmb e një shtet në aleancën evropiane, së cilës i përkasim gjeografikisht, historikisht e shpirtërsht.

Historikisht, pushtetarët kanë harruar se nuk mund të synohet as një shtet demokratik e modern shqiptar, aq më pak faktor i paqës dhe i stabilitetit në trojet shqiptare, pa zgjidhjen e çështjes së vet fundamentale dhe shtetin e vet kombetar, si dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.
Çështja kombëtare sot është sprovë e të gjithave politikave shqiptare, nga zgjidhja e së cilës do të varet edhe jeta e tyre. Ajo nuk mund të jetë privilegj e monopol as i djathtës , as i majtës ideologjike shqiptare. Pushtetet dhe ideologjit politike e fetare ngrihen e bien, por Atdheu e interesi kombëtar mbeten të përjetshëm. Nëse historikisht të tjerët ishin fajtorë për fatintonë tragjik, sot edhe ne jemi bashkëfajtorë të mëdhenj. Statusi unë i sotëm kombëtar nuk garanton zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare, sidomos të trojeve shqiptare jashtë kufijve tanë. Kjo gjëndje shtron sot edhe çështjen e moralit tonë kombëtar; përse vonohemi dhe dështojmë në momentet kyçe historike? Përse nuk i artikulojmë kërkesat historike dhe nuk kërkojmë zgjidhje historikle.
Pa zgjidhje historike nuk do të kemi as komb e as shtet të qëndrueshëm…

Një kombë që nuk vepron historikisht, zakonisht grindet me vetveten. Ata që injorojnë vetveten edhe bota i injoron, ndërsa historia ndëshkon pamëshirshëm, sepse ç’humbet sot, nuk mund ta kompensohet neser.
Është shumë e çuditshme këta pushtetar që u presin rrugën dhe hovin historik të gjithëve duke lënë plagë në vetdijën kombëtare ? Dhe ne këtë s’mund ta quajmë histori por tradhti? Sepse në mendjet e tyre s’ka asgjë tjetër, përveç plerave. Arsyeja intektuale duhet të hargjojë kohë në luftë kundër një politike të shëmtruar e të fliqur. Vetëm “politikanët” e dorës së tretë, bëhen presidenta, kryeministra. Atdhetari i arsyeshëm merren me gjëra më të rëndësishme kombëtare.