ILIR PEPAJ KAMPION I LYONIT DHE N/KAMPION I FRANCËS
Nga: LEON MOLLA
Ilir Pepaj ka lindur me 03. 12. 1997, që nga viti 2011 është marrë me boks dhe në vitin 2012 është shpallur Kampion i Shqipërisë për moshat e reja.
Që në vitin 2013 jeton në Lyon, Francë dhe pasionin për boksin e ka vazhduar po këtu.
Në dt 06. 03. 2015 u përballë me bokstierin Briant nga Bordeaux . Në raundin e parë Ilir Pepaj mori dëmtim në krahun e djathtë.
U mendua që gjithëçka do ishte në favorin e kundërshtarit, por ndodhi ndryshe, me kurajon që i jepej nga Tranjeri i tij Saadi Mechiche u pranua të vazhdonte më tej sfida.
Raundi i dytë vazhdoj mirë ku bokstieri Pepaj gjithnjë vepronte me dorën e majtë.
Raundi i tretë ishte për bokstierin Ilir Pepaj i cili në këtë raund sfidoj kundërshtarin e tij.
Që në fillimin e raundit të tretë bokstieri Pepaj sulmoj pa ndërprerë bokstierin Briant duke lënë të mahnitur të gjithë të pranishmit.
Gjithnjë me goditjet e tij të forta me krahun e majtë arriti të shembë në ring kundërshtarin duke u shpallur kështu Kampion i Lyon-it dhe njëkohësisht N/Kampion i Francës për peshat 91 kg.
Pas fitorës menjëherë është dërguar në Spital për të mjekuar Dorën e djathtë i cili e dëmtoj që në raundin e parë.
Pas një bisede me të Pepaj u shpreh se ndjehet më mirë dhe deklaroi se në muajn Maj do përballet me Kampionin e Francës dhe ndeshja do të zhvillohet në Marseille, Francë.
Bokstierit Ilir Pepaj i Urojmë suksese dhe fitoren e rradhës ku objektivi i këtij boksieri është rëmbimi i titullit Kampion i Francës.