Shqipëria zbarkoi më në fund në Itali, pas orësh të gjata pritjeje në aeroportin e Rennes, po jo në Gjenovë, por në Milano.

SipasKombetarja ne avion Shqipetar.co.uk Moti i keq që ka përfshirë Italinë dhe sidomos zonën e Ligurias, komplikoi së tepërmi udhëtimin e kuqezinjve drejt këtij qyteti, ku në fakt është programuar dhe të luhet miqësorja e radhës me të kaltërit e Contes. Kombëtarja Shqiptare pritej të nisej drejt Italisë në orën 11:00 nga aeroporti i Rennes, por aty kuqezinjtë janë informuar se për shkak të furtunës në Gjenovë ka qenë e pamundur ulja e avionit në aeroportin e qytetit, shkruan supersport.

Rreth orës 16:30 Kombëtarja u njoftua se do të udhëtonte për në Milano, por lojtarët e përfaqësueses bashkë me stafin e gazetarët që i shoqëronin kanë qëndruar për rreth dy orë në avion, deri në momentin që morën konfirmimin nga aeroporti i Milanos, se fluturimi mund të kryhej.

Në Milano, është grumbulluar gjithashtu dhe Kombëtarja Italiane në prag të ndeshjes me Kroacinë dhe flitet se mund të ketë një ndryshim për vendin ku do të zhvillohet ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë, pasi në rast se stadiumi i Gjenovës nuk do të jetë gati për të martën ndeshja mund të transferohet në Firence. Gjithsesi gjatë kësaj të diele, sipas parashikimeve metereologjike pritet që dendësia e reshjeve të shiut të ulet dhe të hënën në mëngjes të mbizotërojë moti i kthjellët gjë që do të mundësonte zhvillimin e ndeshjes sipas programit në stadiumin “Luigi Ferraris”