Një tjetër rezultat historik i kombëtares së De Biazit. Shqipëria ka barazuar në miqësoren e luksit ndaj Francës në Renë, duke marrë një barazim 1-1, që edhe edhe pse nuk ka rëndësi saiI takon pikëve në grupin I, ka vlera të mëdha.
Në një ndeshje ku kuqezinjtë luajtën shumë mirë, rezultati është zhbllokuar nga Mavraj në minutën e 40-të. Edhe në pjesën e dytë kemi vazhduar të luajmë mirë, por lodhja dhe presioni francez solli golin e barazimit në minutën e 73-të nga ana e Griezman.
Shqipëria nuk di të humbasë. Që kur kanë filluar eliminatoret kualifikuese të Kampionatit Evropian “Francë 2016”, skuadra e De Biazit nuk ka humbur asnjë ndeshje, përfshirë edhe këtë të sotmen ndaj Francës. Një sfidë miqësore, (Franca është e kualifikuar direkt si organizatore e Evropianit) që u kthye në një betejë për futbollistët kuqezinj.
Rastet për kombëtaren tonë kanë qenë të shumta. Në fillim ka rrezikuar Cana,i cili godet me kokë gjatë një goditje këndi, por Loris bën mrekullinë duke devijuar. Më pas, golit i afrohen Mavraj dhe Lenjani, por që të dy gabojnë shënjestrën e katërkëndorit francez.
NdeshjaNë minutën e 40-të, gjatë një goditje këndi, Memushaj pason shkurt për Hysajn, i cili me një driblim të bukur kroson nga e majta dhe gjen kokën e Mavrajt që shënon dhe ngre peshë 4 mijë tifozët shqiptarë në Renë.
Franca tronditet dhe në pjesën e dytë Deshamp bën disa zëvendësime, por janë sërish shqiptarët, që në fillim me Lenjanin dhe më pas me Hysajn rrezikojnë për të dyfishuar rezultatin, por portiere Loris është në superformë.
Trajneri De Biazi kërkon të ruajë rezultatin dhe përforcon mbrojtjen duke futuar Ajetin, por francezët barazojnë me Griezman, falë edhe një pakujdesie të mbrojtjes sonë.
Në minutat e fundit lodhja, le vetëm Benzema i cili
mund të shënonte golin e dytë, por fati është me Shqipërinë, që merr kështu një barazim historik në tokën e Mishel Platinisë.
Presidenti francez I UEFA-s, dje ka parë nga afër parullat e tifozëve kuqezinj, që e ironizonin me vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës për fitoren në tavolinë të Serbisë kundër Shqipërisë.
14 nëntor 2014 (gazeta-Shqip.com)