Sado qe besojme qe populli shqiptar eshte emancipuar, ajo qe ne po perjetojme momentalisht tregon te kunderten. Opinion nga Fatmir Bardhoci.

Fatmir BardhociSado qe besojme qe populli shqiptar eshte emancipuar, ajo qe ne po perjetojme momentalisht tregon te kunderten.
Nje filozof thoshte dikur: Dija kalon nga stomaku dhe shkon ne tru!
Nuk ka koke plot me bark bosh!
Por shqiptaret jane te afte te thyejne edhe ligjet e natyres jo me thenjet e nje apo disa studjuesve.
Une mendoj qe shqiptaret kane qene me te zgjuar kur kishin barkun bosh, kur skishin cte blenin, kur edhe po te kishin, skishin me cfare te blenin, sesa sot kur kane gjithcka cfare ka e gjithe bota.(nuk po perfshij shtresat ne nevoja ekstreme)
Psh. Ne barkeboshet kishim shume mend me pare, kuptuam nga fundi qe sistemi komunist eshte i keq dhe duhet te rrezohet, kuptuam qe njerezve per te jetuar u duhet te studjojne dhe te punojne, kuptuam qe duke ju lutur “zotit” nuk mbahet familja se askush ste jep gje pa punuar dhe i mbyllem kisha dhe xhamia, kuptuam qe kur te punosh ske as kohe dhe as force te zihesh me njerez rruges, kuptuam qe ligji eshte ligj dhe duhet zbatuar, etj etj.
Po tani, cfare i ka gjetur shqiptaret valle?
Po i justifikoj ata qe skane vertet as kushtet minimale te jeteses por ama ka disa miljona qe jetojne mire, brenda dhe jashte Shqiperise.
Kur Evropa, Amerika, bota e civilizuar, largohet sa me shume rrymave fetare dhe ndjek rruget e dijes, shkences, punes, argetimit, mireqenjes me te mire, etj, ne shqiptaret bejme ate qe keta e kane kaluar qindra vjet me heret. Kur keta” budallenjte”e Evropes, Amerikes etj. I mbyllin kishat xhamite dhe i kthejne ne objekte kulti, qendra kulturore, palestra sportive, shkolla etj. Ne shqiptaret bejme te kunderten, edhe ato 5 lek qe kane ngelur pa u vjedhur nga buxheti i shtetit i investojme ne xhamia, u krijojme lehtesira investitoreve te huaj qe vijne dhe ndertojne xhamia dhe jua vjedhim edhe gjakun me shiringe per ta shitur atyre qe vijne dhe investojne ne Shqiperi ne biznese dhe objekte civile, kulturore.
Kjo ne foto eshte nje fakt ne Manhattan, nje kishe rreth 200 vjecare, e kthyer ne qender sportive, nje fakt tjeter eshte edhe palestra qe une kam marre me qera ne Bronx, eshte ambjent i nje Kishe.
Por si keto ka me dhjetra ne New York.
Pse ndodh kjo!
Njera arsye eshte qe, pronaret mundohen te marrin me shume te ardhura nga ambjentet duke i dhene me qera, pasi tashme cdo dite dhe me shume njerezit po largohen nga aktivitetet fetare, dhe objektet jane pothuajse bosh, ndersa arsyeja tjeter eshte qe ti mundesohet popullit nje menyre tjeter alternative per te larguar stresin, pakenaqesite, energjite e keqija, duke akumuluar energji pozitive ne sherbim te mendjes dhe trupit tuaj, ne sherbim te shoqerise, familjes dhe komunitetit, ne sherbim te paqes shpirterore dhe mireqenjes se sejcilit.
E kunderta ndodh ne Shqiperi.
Nese ne New York, afer 15 miljon banore ka afer 100 kisha dhe xhamia gjithsejt, (perfshire dhe kishen serbe ne Manhatan qe u dogj para ca muajve, dhe fajin jua lan shqiptareve), ne Shqiperi dhe ne Kosove apo Shkup kemi ne nje fshat me shume xhami se sa ka i gjithe New Yorku.
Ne nje fshat me 1000 banore, ku mungon asfalti per 20mije dollare , ku shkolla eshte jashte kushteve normale per 2 mije dollare, ku klinike mjeksore, shendeti nuk ka per 200 dollare ne muaj, ku familjet te ardhurat mesatare i kane nen pagen minimale afer 50 dollare ne muaj, ku pijne ujin e vdekjes me efekt te mevonshem, jashte cdo standarti, aty shikon cmendurine! Aty shikon, minaret qe ngrihen cdo dite si kerpudha te bardha helmuese, ne keto fshatra,( jo pa qellim), ku dija dhe shkolla quhen lluks i tepruar, aty ka mbi 3-4 xhami me nje deri me kater minare.
Nje investim qe i kalon te 500mije dollaret!
Mire nga ju stomakboshet qe llogjikisht ju arsyetoj po ju barkalecet truthare, disa nga ju profesore doktore, a ja keni bere ndonjehere nje pyetje vehtes: pse nuk me jep buke kur jam i uritur ky turku i mire por me jep uje?
Kur me don kaq shume, pse nuk me jep dije, pse nuk me nderton nje shkolle, pse nuk me shtron nje rruge, pse nuk hap nje vend pune ku une te punoj vete dhe te jem i lire, pse nuk me jep nje nga keto qe me duhen por me jep 5 nga ato qe sme nevojiten, pse me jep xhamia shume miljoneshe ku une ti lutem zotit dhe te behem i varur , dhe nuk me jep 1mije leke qe te blej nje kg miell per femijet e mi?
Ka ardhur koha per ti thene stop!
Ne fakt koha ka qene qe ne fillim, por me mire tani sesa kur ta shikojme vehten papritmas, me mbiemra Sali Berishovic apo Edi Ramoglu!
Dikur, para nje viti, bera nje shkrim per rrugen e kombit qe do te behet me pagese dhe te gjithe me kundershtuat.
Sot po ju them qe pervecse takses se levizjes se lire qe do ja paguajme Turqise njesoj si para panvaresise per mbi 500 vjet, shqiptaret do te detyrohen te paguajne dhe taksen e Fese sipas deklarimeve fetare ashtu sic e kane shume shtete evropiane.
Dhe kjo takse do te shkoje te xhamia Turke e Erdoganit dhe kisha Greke e Anastasit, Apostolit, apo birit te shenjte te djallit.
Edhe une edhe ju qe skeni lidhje me kisha dhe xhamia do te detyrohemi ta paguani kete takse, ne menyre taksimi te fshehte sic paguani taksen e rruges ne karburant!
Prandaj duhet te ngrihemi te gjithe!
Jo per interesa te partive politike, por per egzistence dhe liri kombetare para se te pushtohemi totalisht ekonomikisbt dhe juridikisht!
Shqiptaret kane nevoje per dije, per pune, per liri, per bashkim kombetar mbi te gjitha, nuk duan percarje te orkestruar, te studjuar dhe mirellogaritur nga ju, nuk duan erresire pas petkut te zi, nuk duan te jetojne te roberuar duke u lutur por te lire duke punuar!

Fotografia e Fatmir Bardhoci
Fotografia e Fatmir Bardhoci
Fotografia e Fatmir Bardhoci