Neootomanët e Qendrës së Civilizimit Islam të Shkupit në ofenzivë.. Nga:Dr. Sadri Ramabaja

Reagim ndaj pamfletit tuaj të publikuar më 16 December 2016, në faqen e Fondacionit Qendra e Civilizimit Islam, në Shkup.
I nderuari z Benjamin Idrizi
Më vjen mirë që reagimi im ju paska shkaktuar shqetësime të ligjshme! Këtë gjithësesi e prisja. Po të veproshi si qendër në ndonjë shtet tjetër, natyrisht shtet të së drejtës, pas reagimit tim, e sidomos pas analizës që kam publikuar dje (http://www.epokaere.com/sq/Opinione/L%C3%ABvizja-BESA-alias-Batalioni-SKANDERBEG) gjithësesi se do të duhej të ishit, si OJQ, objekt hetimesh.
Reagimi im përmes statusit në fb, por edhe analiza e publikuar në një varg gazetash dhe portalesh dje e sot, është personal, në emrë tim, rrjedhimisht nuk ka të bëjë me institucionin politik ku jam asamblist, e aq më pak me subjektin ku veproj. E vetkuptueshme as me Universitetin ku ligjëroj lëndën “Gjeopolitika” dhe “Politikat e BE-së”. Prandaj për këtë nuk keni pse shqetësoheni shumë. Nëse keni gjykuar se ato institucione do të duhej, sipas logjikës tuaj, të fillonin procesin e dieferencimit, harrojeni, ajo kohë ka perenduar me Lidhjen Komuniste, të cilës i përkisnin një pjesë e mirë e emrave të Bordit tuaj, të cilët duket se ju i nderoni.
Kush ju atorizon Juve që të merreni me çështjen Shqiptare, kur të tillë kurrë nuk jeni ndier dhe nuk jeni shkolluar në këtë gjuhë? Ju zoti Benjamin vini nga Gjermania, ç’ju shtyri të merreni me kte fushlë veprimtarie? Si Qendër Islame, në aktivitetet tuaja, nuk rezulton se keni bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Maqedonisë. Pse?
1.
E kam parasysh se Ti dhe bashkëmendimtarët Tu në Qendër dhe jashtë saj, e dini fare mirë kompetencën time në lëmin e historisë, sidomos asaj politike, ndërkaq në “njohuri elementare të historisse keni gjykuar histori vetëm atë rtë religjioneve, po e pranoj, njohuritë e mia nuk janë edhe aq të thella, por fakti se studimet e mia janë publikuar në revista me renome në SHBA, Gjermani, Zvicër, Kroaci, përfshi edhe ndonjë në Turqi, ndërkaq studimi (libri) voluminoz “FEDERATA SHQIPTARE – Kohezioni i shtetit-komb në BE”, është pritur jashtëzakonisht mirë, dëshmon krejt të kundërtën që ju e pohoni, tek “konstatoni” gjoja “mosnjohjet elementare të historisë” nga ana ime!.
Në statusin tim, por as edhe në analizën në fjalë, nuk jam marrë fare me emra të personaliteteve që janë në listën e publikuar në faqen tuaj si anëtarë të Këshillit drejtues.
Madje për akademikun Ferid Muhiq kam respekt të veçantë. Por nëse nuk jam marrë në prononcimet e theksuara, pavarësisht se duket që Qendra juaj e ka keqpërdor emrin e tij, ashtu si i ka keqpërdor edhe emrat e disa personaliteteve tjerë, nuk do të thotë se nëse ata vazhdojnë të jenë pjesë e këtij Këshilli, nuk do të jenë objekt trajtimi në shkrimet pasuese.
Ndërkaq përpjekjet tuaja për fshehje pas emrit të akdaemik Ali Aliut, Nazmi Maliqit, Milazim Krasniqit e ndonjë tjetri, flasin më shumë për injorancën tuaj në lëmin jo vetëm akademik, por shumë më shumë në atë politik. Po ta kishin parasysh këtë sferë të aktivitetit të këtyre akademikëve, sigurisht se nuk do ta bënit gafën që keni bërë, respektivisht do ta dinit arsyen reale përse i kam cilësuar, thënë më së buti, si destruktiv.
Se a ka lidhje apo jo Qendra e juaj me subjektet politike në Maqedoni dhe gjetkë, më lejoni të sjell argumentet si vijon.
2.
Ju shpreheni vetë se “tre nga themeluesit e një lëvizjeje politike në Maqedoni kanë qenë pjesë e Bordit Këshillues të FOCIC-it, ndërsa një tjetër është deputet i LSDM-së,” por nuk jipni kurrfarë shpjegimi përse emrat e tyre janë ende në listën e Këshillit Drejtues të Fondacionit tuaj. Sigurisht që, ky fakt ju duket i pa rëndësishëm! Në këtë rast, zotërinj, nuk kemi të bëjmë me kurrëfarë veprimi konspirativ, por me fakte që ju vetë i ofroni në faqen tuaj. Në këtë kuadër unë nuk kam shfrytëzuar raportet e qendrave dhe agjencive të specializuara evropiane. Tashmë janë publikuar disa të dhëna për shumat milionshe të eurove dhe rrugët (Halkbank…), që keni përdorë për finansimin e Lëvizjes BESA dhe njësive tuaja.
Vetëm ky fakt, në një shtet të së drejtës, do të mjaftonte që ju të thirreshit në përgjegjësi. Të vetëdijshëm për këtë fakt, ju jeni ngutur dhe jeni shprehur se gjoja këta persona “ nuk kanë më asnjë angazhim në kuadër të FOCIC-it” dhe se ky fakt “absolutisht nuk e ndërlidh FOCIC-in me ndonjë subjekt politik.”
Kush po shpifë në kët rast, zoti Benjamin, më falni Bajrambenjamin, ju apo unë?!
Realiteti dëshmon edhe diçka më shumë. Ju si Qendër e Islamit, nuk mjaftoheni të vini nën kontroll vetëm një Lëvizje politike. Kjo është e qartë. Prandaj anëtari tjetër i Këshillit drejtues të Qendrës tuaj, Dr Milazim Krasniqi, një ish komunist titist i njohur në Kosovë, tani neootomanist publik, edhe publikisht e pranon se ka këshilluar Lëvizjen BESA të mos koketojë me Vetëvendosjen në Kosovë, për të cilën ai si neotomanist dhe racist i dëshmuar, ka alergji të theksuar.
3.
Parimisht nuk kam asgjë kundër veprimtarisë së shoqatave islame që promovojnë islamin si religjion dhe bashkëjetesën, siç shpreheni ju.
Po, Ju, zotëri Idrizi, potenconi vetë qëllimet reale përse qenka themeluar FOCIC-i.
Po të ishit kufizuar vetëm në qëllimet e publikuara, me idenë për të themeluar e ngritur infrastrukturën “shkencore dhe funksionon si çdo institucion tjetër shkencor, por me një gamë të gjerë aktivitetesh shkencore, tribuna dhe shkolla në të cilat kanë marrë pjesë ligjërues të dëshmuar nga shkencat sociale, nga universitet më të njohura botërore, të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Turqisë dhe shteteve të Ballkanit…”, do të ishte disi e pranueshme për botën akademike, natyrisht edhe për mua.
Por, sa është e vërtetë se ju si Qendër Islame jeni kufizuar vetëm në këtëo fusha?
Ju vetë e dëshmoni se de fakto, nuk jeni fare engjuj, siç shiteni.
“Fondacioni “Qendra e Qytetërimit Islam” (FOCIC) angazhohet që përmes instituteve të veta të ndërtojë vizionin e ri të Ballkanit, të cilin deri më tani si luks e kanë pasur vetëm shtetet e fuqishme sllave, duke e projektuar Ballkanin si hapësirë gjeografike sllave përmes projekteve të tyre historike, si Mbretëria SKS dhe Jugosllavia si federatë e popujve të bashkuar sllavë të Ballkanit.”
E merrni me mend se me këto pretendime, ju dilni jashtë gamës tuaj, kur potenconi se pretendoni hapur të ndërtoni “vizionin e ri të Ballkanit”, duke mëtuar të ngritni arsyetimin për akuzën përse ju kam cilësuar si “boshtin e rrymës neotomane”.
Ky vizion është plotësisht në përputhje me fjalimin e ministrit të jashtëm turk Ahmet Davutoglu, me titullin “Një Ballkan otoman në shekullin e 21”, mbajtur në Sarajevë në ditët e para të vitit 2010. Pas këtij fjalimi, ndër shqiptarë, pat reaguar fuqishëm ideologu dhe miku im Arbër Xhaferi.
Shprehja juaj fare publike gjashtë vjet më vonë se angazhoheni të ndërtoni “vizionin e ri të Ballkanit”, prëveç arrogancës provokative, hedh dritë edhe në karakterin tuaj prej mercenari tipik.
Ashtu si kishte deklaruar lideri juaj shpirtëror, Ahmed Davutoglu, edhe ju duket se gjykoni që “e ardhmja e rajonit është në të shkuarën e tij”. “The Ottoman era in the Balkans is a success story. Now it needs to come back…Now is the time for reunification.” Shih ti!
Këtë mendim të Davutoglusë duket se e ndani ju si Qendër Islame dhe e ashtuquajtura “ bota akademike” në Shkup, e mbledhur në këtë tryezë të FOCIC-it dhe ndonjë mercenarë tjetër pa peshë në Prishtinë e Tiranë.
Në vizionin tuaj “të ri për Ballkanin” nuk zihet në gojë fare Bashkimi Europian, raportet e rajonit me SHBA-të, madje as edhe një herë të vetme, pavarësisht se shumica e vendeve të rajonit ose janë anëtare të NATOS dhe BE-së, ose kandidate për aderim në BE.
Në vizionin e ri gjeopolitik që keni përqafuar ju përmes këtij “vizionit të ri për Ballkanin” , si për ideologun tuaj turk, prania europiane në Ballkan përbën një konkurencë, që përmes “Lëvizjes BESA” dhe simotrave të saj neësr, pretendoni ta vini në pikëpyetje!
4.
Në shtator 2007, në shkrimin ‘Pasojat e akraballëkut’, Arbër Xhaferi dhe jo Darko Tanaskoviq, ish këshilltar i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, apo profesori Miroljub Jeftiq, tërhiqte vëmëndjen për faktin se segmente të caktuara të shtetit turk, përmes OJQ-ve si ju, nën petkun e veprimtarive fetare (apo ngritjes së infrastrukturës shkencore, siç shpreheni tashti ju), po organizonin e financonin manifestime, qëllimi i vërtetë i të cilave dukej se ishte të tregonin se shqiptarët janë pjesë e pashkëputur e qytetërimit osman.
Ligjërimi juaj edhe në këtë reagim de fakto është i tillë, siç konstatonte Arbër Xhaferi. Ligjirimi juaj na vije i paraqitur nën një petk nacionalist, ku nuk duhet të mungojë amplifikimi i stereotipave dhe dyshimeve ndaj fqinjëve tanë të krishterë, duke vazhduar t’i vlerësoni si armiqë tanë historikë, pavarësisht se koketoni me ta për të kërkuar ndihmën einstitucionale për penetrim të islamit fashist ndër shqiptarë (rasti i Preshevës dhe ai me Lëvizjen Besa në Maqedoni flet mjaftueshëm për këtë lloj koketimi).
Qytetarët shqiptarë dhe të tjerët që i përkasin besimit islam (nuk besoj se keni logaritur më shumë se edhe boshnjakët), zotëri i nderuar, kanë identitetin e tyre kulturor e nacional, që nuk toleron shartim me identitetet tjera, siç pretendoni ju. Insistimi për ruajtjen e identitetit tonë, nuk mund të jetë shprehje e racizmit dhe ksenofobisë për myslimanët, siç më akuzoni mua dhe këdo që ju del në rrugë si pengesë në misionin tuaj. E kam të qartë, ju e bëni këtë për të manipuluar me masën, meqë në këtë plan, duket, jeni i specializuar. Kolaboratorët dhe mercenarët nuk hyjnë në këtë mes. Të tillë kishte dhe do të ketë edhe në të ardhmen. I tillë, nëse jeni përcaktuar, mund të jeni lirisht edhe ju.
Tendenca për t’ u fshehur prapa veladonit të avokatit të shqiptarizmës, duke u thirrë në të ashtuquajturit pionierë të neologjizëmës neootomane të proviniencës serbe, nuk ju mbulon dot nga qëllimi që keni për asimilimin e një kategorie shqiptaërsh dhe çka është më e rëndësishme, për promovimin e vizionit tuaj për pozicionimin e shqiptarëve në taborrin gjeopolitik lindor.
Prishtinë, 20 dhjetor 2016 Dr. Sadri Ramabaja