Pse Avdiut nuk i lejohet emri Illyrian ? Analize nga Fahri Xharra Gjakove.

illyrjanPse Avdiut nuk i lejohet emri Illyrian ?

Flasim e flasim dhe e kemi vetëm si maskim ndaj perëndimorëve; në të vërtetë jemi në ndikimin e retrohistorisë . Fëmijtë që lindin në Kosovën e lire  ( të pavarur ,demokratike dhe sovrane ) nuk e kanë më privilegjin të krenohen me pagëzimet nga prindërit  me emra shqip; që sa do pak  kur të rriten , vet emri që e mbanë t`ia kujton lashtësin e mohuar të kombit që i përket . Dardanët , Teutat Afërditat , Rubikët , Agronët ,Krenarët  Rilindët kanë filluar të harrohen . Arsyet i dimë ; por femiu ( i posa linduri nuk e zgjedhë emrin vet ) nuk mund të kundërshton një emër turk , të cilin ia propozon dikush prindit të tij dhe ai duhet gjithë jetën  nuk e di arsyen ,pse iu rishkrua emri i Osmanit Mehmedit apo Nexhmedinit . Nejse ,

Kësaj rradhe , jam i befasuar me qëndrimet zyrtare shtetërore të  Kosovës , që nuk e lejojnë Avdiun nga  Vushtrria të bëhet Illyrian ; befasi kombëtare në një vend të qudirave dhe “muhalifeve “.

Mikut  Avdiu , babai i Shqiponjes dhe Lindritit ( të lindur në Gjermani ) nuk  i lejohet nga organet komunale të Vushtrisë që gëzoj emrin që e do vet : Illyrian.

(Illyrian Max Maxhuni  që  20 vite në Gjermani dhe në vendlidje është i njohur me këtë emer. As gjermanët , aty ku jeton dhe punon nuk ia refuzojnë emrin që ai e do.)
Illyrianit që  dy herë i kundërshtohet kërkesa e tij  zyrtarisht  së pari edhe nga Ministria e punëve të Mbrendshme të Kosovës  ( vendimi 41/2016 , datë 22.01.2016   nga Komisioni për ndërrimin e emra pranë kësaj ministrije:Erdon Arifaj , Ahmet Jashari dhe Arben Kqira . Mrekulli  e shtetit më të ri në botë, me arsyetim se nuk i plotëson Kriteret e parapara .
Refuzimi i dytë e mbanë vulën e KK të Vushtrisë nënshkruar nga Sabilja  .

Illyriani thotë që nuk do t`i ndalet kësaj këkese , se eshte e drejta e tij e garantuar me te gjitha konventat kombëtare dhe ndërkombëtare
Por të shtojmë si lejohen këto gjëra në një vend shqiptarësh ? , dhe një pyetje për kumnarët e Vushtrisë :Si mundet  që vetdija kombëtare të bie kaq poshtë ( gati në turqizim ) dhe si lejohen të punojnë shërbëtoret e së keqes kombëtare.
Në vendi e çudirave ( Kosova e jonë “martire’ ) “Liza” kishte me mbetur pa mend .

Ps, ( Illyriani më tregoi publikisht ;”….kjo far Sabilja gjatë parashtrimit të kërkesës sime për ndërrim emri ka ofenduar shqiptarët e besimit katolik duke i quajtur shkije ( aluduar në Diasporën shqiptare e cila sipas saj po bëhet kaurre sepse po i ndërrojnë emrat dhe besimin fetar )!!! Të njëjtin ofendim e ka bërë edhe bashkëpuntorja e saj Hadika e cila është shumë e lumtur që siq thoshte edhe vet ajo ….. Elhamdurilah që jam muslimane!!! ) . Nejse mo e bëni të madhe
Fahri Xharra