Para se të reagojnë Populli, duhet të reagojnë institucionet ! Opinion nga Burhan Klaiqi

Para se të reagojnë Populli, duhet të reagojnë institucionet !
Kohë më parë një ministër i kabinetit Qeveritarë , kishte ofenduar Popullin e Kosovës , dhe me të drejtë Organizata Thirrjet e Nënave ,kishte protestuar duke kërkuar shkarkimin e tijë .
Protestës ju bashkangjiten Qytetarët nga gjithë Kosova , protestë që detyroj Qeverinë të marrë vendim për shkarkimin e tijë .
Disa herë , zyrtarët e minoritetit serb , edhe pse paguhen nga bugjeti i Republikës të Kosivës injorojnë dhe deklarojnë kundër Pavarësis të Kosovës , por për qudi që një gjë e tille nuk ndodh edhe me minoritetet tjera , por me një subjekt politik Shqipëtarë nga i cili shpeshherë ndëgjohet se thirren në vlera kombëtare !
Është per tu quditur , se si këta zyrtarë të këtijë subjekti me veprimwt e tyre , shpesh ju shkojnë për shtati subjekteve nacinaliste serbe , edhe pse në këtë subjekt ka disa fëtyra , të cilat janë të dëshmuara për sakrificën e tyre të bërë për Pavarësin e Kosovës !
Populli Shiqpëtarë në Kosovë , jo me dëshirë i ka pranuar simbolet dhe hymnin shtetërror , sepse ndjenja emocionale dhe kombëtare na lidh me simbolet tona kombëtare , simbole të cilat perfaqesojnë institucionet e Republikës të Shqipërisë , mirëpo ne duhet ti respektojmë dhe nderojmë simbolet e Shtetit të Kosovës deri atëher kur do të munden të zëvendësohen me simbole tjera që do të ken ngjashmërinë e simboleve kombëtare !
Një zyrtarë institucional e sidomos një Deputet i cili është edhe ligjvënës , nuk guxon në asnjë mënyrë të përbuzë dhe të mos pranoj shtetin e Kosovës , ku ai shfrytëzon të mirat materiale privilegjat dhe benifite përrallore , të cilat një Qytetarë nuk mundet as të ëndërroj !
Sikur në rastin e ishministrit , Qytetarët e Kosovës duhet të protestojnë në qdo mënyrë që përbuzja injorrimi i shtetit dhe i simboleve të sanksionohet për qdo zyrtarë që paguhet nga taksapaguesit e Kosovës .
Kuvendi i Kosovës duhet urgjentisht të reagoj ndaj ketyre veprimeve të shëmtuara të Deputetve të saëj duke ju kërkuar falje Qytetarëve për veprimet e tilla , të ndërmar masa ndaj tyre duke ju marrë mandatin e Deputetit , ndaj secilit që vepron në menyrë të atillë , ti hap rrugën organeve të drejtësisë për ngritjen e aktakuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare , për mashtirm , për keqperdorim të parave publike , dhe për shkaktim të rrezikshmërisë te sigurisë të përgjithshme ,nisjen e procedurave të konfiskimit të pasurisë e cila dyshohet se është arritur nga përfitimet e marra nga parat e taksapaguesve , ndalimi të merren me atkivitete publike dhe deri tek marrja e shtetësis Kosovare .
Nëse institucionet tona nuk do të marrin hapa ligjorë për ti parandaluar , këto veprime , atëher lirisht mund të themi se Kosova po rrezikon ekzistimin e shtetit nga vetvetja dhe jo nga dikush tjetër!