PAK FJALË PËR ESAT PASHË TOPTANIN DHE “PASHALLARËT E RINJ” TË “PROTEKTORATEVE” SHQIPTARE!
Debati politik në Kosovë mbi “demarkacionin”, denoncimi që i është bërë pazareve të “Esatit të Ri” në Prishtinë dhe mosratifikimi i tij, do të shpëtojë pjesën e ndershme të politikës dhe të Kuvendit nga ky krim kombëtar.
Hera hërës është e nëvojëshme t’i rikthehemi kësaj figurë të fëlliqur në Historinë e Popullit shqiptar, për të sjellë në vëmendje thirrjen:
Njerëz, kurrë të mos harrojmë për atë që ka ndodhur”!
Kundërshtari i Qeverisë së Parë të Shqipërisë së Pavarur.
Tutori i dhunshëm i kabinetit qeveritar të Durrësit.
I pabësë ndaj Princ Vidit dhe Shqipërisë në një kohë të vështirë, kur shovenët përreth po coptonin dhe kafshonin rëndë trojet shqiptare.
Një dallkauk i shitur që përhapi në popull parrullën antishqiptare e filoosmane “Dum Babën”, për një rikthim të Shqipërisë nën Portën e Lartë.
Aventurier që shfaqte gjithçka negative që mbart përbrenda një analfabet injorant, të cilin natyra e gatoi ti shkaktonte shumë fatkeqësi Shqipërisë në kohën më të vështirë të ekzsitencës dhe formimit të saj.
Shkaktari kryesor për shkatërrimin e vendit në prag të Luftës së Parë Botërore dhe largimin e Vidit nga Shqipëria.
Ministri i Luftës në Qeverinë e Durrësit, por që padyshim u kthye në “ministër të rrebelimit Antimbretëror, antishqiptar, një marifetçi i pandreqshëm i metodave intrigante të stilit oriental.
Esat Pashë Toptani shiti Shkodrën, ishte njeriu i besuar i Serbisë, njohu në marrëveshje me ish kryeministrin Pashiç “të drejtat” e Serbisë mbi Shqipërinë për të realizuar ëndërrën e saj të çmendur, për të dalë në Adriatik.
Esati paguhej me flori nga Serbia, Mali i Zi dhe nga qarqe të errëta evropiane, në thelb antishqiptare.
Për interest e tij shiti vendin, Shkodrën, vrau në pabësi komandantin e garnizonit, Riza Pashën (arnaut me gjak shqiptari), i cili në rrethimin e qytetit nga malazezët donte të ngrinte flamurin shqiptar mbi bedena.
Çfarë nuk bëri ky jezit qafir kundër Shqipërisë?!
Që në embrion ai tradhëtoi dhe ju kundërvu ushtarakisht shtetit të sapoformuar shqiptar, krjoi qeverisjen e tradhëtisë me tradhëtarët e kombit në Durrës, goditi dhe vrau patriotët më të mirë shqiptarë.
Ishte i gatshëm të bënte aleancë me këdo kundër vendit të tij, vetëm e vetëm që Shqipëria të mos bëhej shtet i pavarur.
Firmosi marrëveshjen me Pashiçin për shitjen e Shqipërisë. Është koha kur Pashiç tregoi të vërtetën mbi Esatin dhe Esatë të tjerë, duke deklaruar: “Shqiptarët kurrë si kemi mundur në luftë. E vetmja mënyrë për t’i nënështruar, është t’i përçajmë, t’u blejmë krerët dhe t’i shtyjmë në jug”.
Por tradhëtia e ka një fund.
Përherë populli ynë e ka urryer tradhëtinë dhe tradhëtarët dhe i ka ndëshkuar rëndë ata me hakmarrjen e tij të pamëshirëshme.
Kjo është përgjigja e enigmës mbi mbijetesën e popullit tonë përballë armiqve të egër dhe tradhëtarëve.
Kush është vënë në shërbim të armiqve tanë, kush ka bërë pazar dhe ka shitur interesat kombëtare është ndëshkuar rëndë në çdo kohë. Ky fat i është rezervuar edhe “pashallarëve të rinj”, të cilët antropologjikisht janë një klonim perfekt i Pashait të tyre.
Ky është fati i tradhëtarëve.
Kjo tokë nuk lejon dhe nuk pranon as varr për ta.
Kjo shtirje “patriotike” e tyre që nuk vetëpengohet të gënjejë dhe të mashtrojë opinionin shqiptar si pa të keq në mes të ditës, po na lë një shije shumë të hidhur, jo vetëm për zëmëratën dhe turpin e këtyre njerëzve për atë kohë të vështirë kur Shqipëria kërkonte të rilindëte, por edhe për këtë kohë që jetojmë sot.
Po vijohet ende nga këta “Esat Pashë Toptanë” të vishet e të përdoret ajo maskë e shthurur e “atdhetarit” dhe e përbetimit “për komb e atdhe”.
Ende ka njerës të tillë me poste e ofiqe të larta shtetërore që “bëjnë sikur”, hiqen e shtiren me një mossinqeritet sa djallëzor po aq edhe të neveritshëm.
Ata pa gajle kanë kapëcyer në ekstremin tjetër, duke vepruar konkretisht kundër interesave të shqiptarëve për karrierën e tyre politike të ndyrë, duke dashur t’i hedhin hi syve popullit “në emer të demokracisë, të reformave, të integrimit, të sigurisë”, e dokrra të tjera si këto, duke mbajtur të fshehur pazaret e fëlliqura, si në rastin e shitjes së trojeve Malit të Zi, hapësirave detare në jug të Shqipërisë etj.
Ky tip antropologjik i konvertuar në “Esat Pashët e rinj” i është bërë barrë e rëndë kombit në shpinë dhe si gjarpëri helmues këta presin çdo rast të kafshojnë në mënyrë tinzare për të marrë akoma jetë njerëzish të ndershëm.
Këra “Esatë të Rinj” janë Kali i Trojës brenda politikës dhe shoqërisë së brishtë shqiptare.
Si nuk ka vend tek këta për TURPIN?!
Kush shet atdheun për një copë karrige, do të ketë fatin e Esatëve dhe tradhëtarëve të Kombit.
Avni Rustem Libohova vrau tradhëtinë dhe i bëri një nder Shqipërisë dhe Kombit.
Kush zjarrin ndez, në atë zjarrë vetë do të digjet.
Guri i Sizifit do të shkojë në vendin e tij, sado që mundohen tradhëtarë e bashibozuk ta çojnë atë në majë të malit për të shpëtuar lëkurën e tyre.
Shqipëria ka nxjerrë përherë dhe do të nxjerrë nga gjiri i vet Avni Rustemë, krahas shëmbullit dhe sakrificës së madhe njerëzore të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, që dhanë gjithçka për Ksovën dhe Shqipërinë.
Të mos na vijë keq, “Esatët e Rinj” i kemi në mes të Tiranës, Prishtinës dhe të Shkupit.
A e këmi pyetur ndonjëherë veten seriozisht:
Kush na i sjell në krye këta delirantë psikopatë të cilët guxojnë sot të sfidojnë aspiratën e shqiptarëve për një jetë më të mirë?
A tronditet tek në vetëdija qytetare dhe atdhetare kur shikojmë me dhimbje hipokrizinë të ulur këmbëkryq në parlamentet tona dhe korin e qyqeve të cilët u kemi dhënë të drejtën të vazhdojnë të flasin “në emër të popullit”, të dhunojnë djersën dhe gjakun tonë, të na shkatërrojnë me përversitetin e tyre ëndërrën, miqësinë me Evropën dhe SHBA-të, aspiratën tonë qytetërimore, vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën e tyre të shitur?!
Zoti e mëshiroftë këtë Shqipëri që ka mbetur.
Sulejman Abazi (NESHAJ)
TIRANË.
