Nje udhëtim në vëndlindjen e këngtarit të popullit Demir Zyko… Nga Dilaver Xhelili

BERAT- Nje udhëtim në vëndlindjen  e këngtarit të popullit Demir Zyko
Udhëtojmë nga qyteti UNESCO_s ,Beratit  për në drejtim të  Skraparit rruga qe përshkruajmë është më kthesa që gjerpërojnë pergjat bregut e luginave te lumit Osum . Pasi lëmë pas qytetin e  bukur “ushtarak”  të Poliçanit marim rrugën në mes pyllit me pisha për në Çorovod , sapo  mbrimjmë në pikën turistikë të bukur Bogovë, ndalemi dhe pijmë një kafe .Me pas vazhdojmë përsëri  rrugën e cila përshkruan kanionet e bukura të Osumit ,dhe mbrijmë në periferi të qytetit të Bukur të Çorrovodës , qendrojmë prane një lokali rrëzë lumit të Guakut ,aty ku gurgullimat e ujit ,e zëri I bilbilave tregojnë agimin e një dite të re , pratmas na afrohen dy persona të moshuar ,të cilët ishin kurjajoz se nga vinim dhe kush ishim ,pasi qyteti është I vogël dhe jabajxhinjt  njihen. Pasi përshëndeten me ne ,na pyesin gazetar jeni ju ,po ju  themi urdheroni  të pijme një gotë raki se kështu e ka tradit Skrapari . Ne me kënaqësi e pranuam ftesen e vendasve dhe ulemi ,pasi tokim godat e rakisë ,ata na pyesin se ku do të shkonim. Ne me njëher përgjigjemi do të shkojmë në fashtin e këngtarit të popullit Demir Zyka .  Të dy të moshuarit na japin dorën ,dhe na thanë ju lumt, Demir Zyka është bilbili jo vetëm I Skraparit ,por edhe më gjërë .Demiri   ka kënduar me zëmër ,si për Skraparin ,për trimat keshtu  ai ka mbetur në zëmrat e skrapallinjëve thanë ata .
Nisja
Pasi largohemi nga qyteti Çorovodës marim rrugën majtas ,në drejtim të fshatit Gjerbës,i  cili ëshët ndërtuar në mes maleve gjigandë, të cilët I rrinë mbi kokë fshatit . Një kilometër largë qytetit Çorovodës ,na shfaqet liqeni vogël i cili nga vendasit  quhet guhaku. Uji I cili rjedh me bukurin e tij ,dhe freskin ta terheq vemendjen ,Kjo ka bere qe  të rinjtë ,çiftet ,familjarët  kalojnë ditët e pushimit pran këtij liqeni ,siç e quajnë skrapallinjët “Simpatik”. Ai jo vetëm se ëshët I bukur ,por shërben edhe për furnizimin e qytetit me ujë të ftohtë, të befasuar nga kjo bukuri ,marim rrugën në drejtim të fshatit Radësh ,është një fshatë karakteristik i  Çorovodës ,me shtëpi të ndërtuara me gurë .fshati afron një pamje të mirë piktoreske,  në rrugën për tu ngjitur në zonën e Gjerbësit .Largohemi nga fshati Radësh lëmë pas kanionin gjigandë të gardecit ,dhe futemi në grykën e Devris ,ku në këtë vend në stinën e dimrit ,dëbora arrin një metër .Përballë malëve të Skraparit ,ndodhet pejsazhi befasues i zonës Devrisë. Po te udhetosh edhe disa metra nga Devria ,të shfaqet   ,  nje pyll ne ruajtje qe perbehet kryesisht nga pisha e eger, bredhi dhe lisi. Megjithese nuk ekzistojne shtigje ekzistuese formale, zona ofron shume mundesi per udhetime me kembe ose kampingje, me nje rruge te pershtatshme qe te çon ne fshatin e Gjerbësit  ..Lugina e Devrisë eshte nje vend i kendshem per te kaluar kohen. Kjo zonë afron bukuri pa fundë në çdo stinë të vitit . Gjerbësi ku harmonizohen malet me luginat e thella përrenjë të rrëmbyeshëm e si do mos pyje të dëndur të përzier bredha lisa po ku dominon pisha , vend ideal për të zbuluar natyrën me shetitje të gjata, piknikë e ngjitje në malë Gjatë udhëtimit deri në Gjerbës është një zinxhirë fshatrash të bukura që fillojnë sa po lëmë pas Çorovodën .Gjatë kësaj rruge çdo udhëtari do ti çlodhen sytë në për çdo cep natyre duke kaluar në për luginën e Devrisë .Ndodhemi pak kilometër pasi kemi kaluar Devrin ,për të mbritur në Gjerbës  800 metra mbi nivelin e detit ,ndodhemi rrëzë malit Gjerbësit ,Një fshat ,ku shtëpit jane të ndërtuara më gurë ,ndërtsa çatit mbuluar  me pllaka guri . Në qëndër të Gjërbësit janë të ndërtuar tre hotele ,të cilët shërbejinë për alpinizmin dhe turistët e shumtë që vizitojnë këtë zonë të bukur. Për t’i bërë sa më të prekshme e të përdorshme bukuritë e natyrës së zonës, të rinjt që kanë qënë  ne emigrim ,janë kthyerë ,dhe kanë filluar bizneset në këtë zonë ,kanë ngritur ferma dhe hotele. Peizazhi përballë Gjerbësit ëshët shumë i bukur Banorët shprehen se kjo  zonë malore ,ëshët shumë e preferuar nga turistët e huaj ,në vençanti ata Gjermanë. Banorët këtu janë shumë mikpritës ,por dhe gatimet e tyre tradicionale janë shumë të mira ,të cilët preferohen shumë nga turistët ,Mishi qengjit  në hellë , kokorecat e gjengjit si dhe tavat me mishë ,të gatuara me saçë. Rakia e rrushit  22 grad ka bërë që të shtohen numëri turistëve Kjo zonë nuk njihet vetëm për mikpritjen ,gatimin ,por edhe për emra të mëdhenjësh të këngtarëve si Demir Zyka ,i cila ka kënduar tër jetën me pasion për Skraparin ,dhe trimave të tij.
Kush ishte këngtari Demir Zyko
Demir Zyko Artisti i Popullit, këngëtari më i shquar deri më sot i iso-polifonisë toske, lindi në Gjerbës të Skraparit më 1911. Megjithëse kishte kënduar nëpër ambiente familjare, në vitin 1960 ngjitet në skenat e festivaleve folklorike. Ai u popullarizua si këngëtar së bashku me grupin e tij të përbërë nga Mehdi Kushe, Shahin Çinari, Neshat Hebibasi dhe Agim Carkanji me të cilët këndoi edhe këngën e famshme “Mbeçë more shokë mbeçë” në Festivalin Folklorik Kombëtar në Lezhë, Janar 1968. Pas kësaj merr pjesë pothuajse në të gjitha aktivitetet e rëndësishme kombëtare për folklorin në Shqipëri, deri në vitin 1983, kohë në të cilën e ndërpret veprimtarinë për arsye shëndetësore. Ka kënduar në gjithë Shqipërinë dhe regjistruar pranë Radio-Tiranës rreth 50 këngë popullore polifonike të Skraparit dhe Toskërisë. Ndër to përmendim “Ju, o malet e Skraparit”, “Tridhjetë e nëntë, mos ardhsh kurrë”, “Mëmëdheu”, “Përtej Urës së Qabesë” etj.. Ndahet nga jeta më 2 korrik 1992. Pas vdekjes së tij ngrihet shoqata kulturore “Demir Zyko” në Skrapar dhe grupi polifonik “Demir Zyko” në Tiranë.
Djali, Dilaver Zyko

Ai ka qënë kryetari komunës Gjerbësit .Dilaver Zyko ,disa herë na kishte bërë ftesë ,që të vizitonim këtë zonë me tradita dhe me një natyrë shumë të bukur Ai na tregoi për historin e babait të tjë Demirin ,që një jetë të tërë I ka kënduar  Skraparit ,trimave ,si dhe ka dhënë një kontribut të madhë për kulturën e Skraparit. Kamë qënë dhe jamë krenar për meritat e babait timë . Ai na tregon me pasion të madhë edhe për banorët e kësaj zone të cilët janë mikprites, dashamirs si dhe puntor të mëdhenjë .