Para se ta lexoni shkrimi , ju lutem pak vëmendje. Është një ndryshim i madh në mes të “komunistëve “ shqiptar të Kosovës dhe komunistëve të Shqipërisë ; e një nga ata ishte edhe Iliaz Kurteshi i cili bën dallim të madh .( Shenim i autorit)
-Lajmi i dhembshëm i vitit të kaluar ishte :“Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë sot (e shtunë, 13 shkurt 2016) në Prishtinë ka ndërruar jetë Iliaz Kurteshi, ka njoftuar familja e tij. Iliaz Kurteshi ka lindur në vitin 1927. Ka qenë një nga personalitetet më të njohura në kohën kur Kosova ishte autonomi në përbërje të ish-federatës Jugosllave. Ishte një nga hartuesit e Kushtetutës së vitit 1974, me të cilën Kosova për të parën herë në historinë e saj është njohur si territor dhe entitet i veçantë politik me elemente të theksuara të sovranitetit. Sidomos mbahet në mend kontributi i tij vendimtar në themelimin e Radio-Televizionit të Prishtinës, Bibliotekës Universitare, Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe Institutit Albanologjik. Ka qenë bartës i shumë posteve më të larta në Kosovë dhe në federatën Jugosllave. Ishte kryetari i parë dhe i vetëm i Kuvendit të Jugosllavisë nga radhët e shqiptarëve. Me vendimin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka qenë anëtar i delegacionit të Kosovës, e cila në prag të bombardimeve të NATO-së ka nënshkruar në Paris Marrëveshjen e Rambujesë.” Pra , ishte vdekja e një “komunsti goran” i cili i dinte rrënjët e tija shqiptare dhe të cilat nuk i mohonte kurrë. Më sipër e lexuat veprimtarinë e tij si ish “komunist “ . Por më e rëndësishmja e tij ishte bashkë-hartues i Kushtetutës së vitit 1974 ; Kushtetutë e e cila ishte edhe bazë e një lufte të drejt të UCK-së dhe një arsyetim i madh i forcave aleate të NATO-s në sulm kundër Serbisë. Ishte ai i cili i bindi të gjithë “ goranët” dhe “ terbeshët” të shkollohen shqip , të flasin shqip dhe të mendojnë shqip ; pa dhunë shtetërore dhe persekutime . Iliaz Kurteshi e dinte historinë e kombit të tij. E për ne sot, që goranët dhe terbeshët e Kosovës mësojnë serbisht sipas plan-programeve të Serbisë dua të japi një sqarim të vlershëm. Goranët dhe terbeshet ishin iliro-shqiptar të cilët nuk e pranonin fenë Bizantit dhe u detyruan të ikin maleve ( gora- mali ) , por ardhja e Perandorisë Bullgare e fillim shekullit 11-të i zuri pra, në male . Bullgarët na i ndërruan toponimet , hidronimet , omonimet dhe normalisht që edhe goranëve iu mbet emri të cilin duhej ta mbanin me ose pa hir .Ardhja e turkut , vetëm se e vërtetoi urdhrin Bizantin të Stambollit dhe ata ndërruan fe ,por mbeten “goran “me një sllavishte të dobët . ( Ishte luftë e tyre për mbijetesë ) . Terbeshët ose Torbashët , një pjesë e një populli vendas iliro-shqiptar që mbetën pa plëng e shtëpi e ndjekën mbijetesën me “torbat “ ( strajcat ) e tyre si nomad , nëpër tokat e veta. Pra një meritë e madhe e një ish” komunisti” të Kosovës ishte edhe : “ Ishte një nga hartuesit e Kushtetutës së vitit 1974, me të cilën Kosova për të parën herë në historinë e saj është njohur si territor dhe entitet i veçantë politik me elemente të theksuara të sovranitetit. Sidomos mbahet në mend kontributi i tij vendimtar në themelimin e Radio-Televizionit të Prishtinës, Bibliotekës Universitare, Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe Institutit Albanologjik.” I lumtë !
Unë dhe shumë dashamirë të tij e ndajmë një kujtim të mirë për Iliaz Kurteshin .
Fahri Xharra,15.02.17 Gjakovë