Në k’të pyllnaj të marruar
Si në xhungël bëhet ligji
Ujku qimen s’ka ndërruar
Por ka veshur lëkur qingji!
I thotë: jemi një biçim
Ujku- qëngjin- befason
Në qafë ja varë mëlçinë
Si vëllai- vëllanë beson!
Pasi bëjnë besa- besë
Gëzon dhe bariu e bujku
M’u në mes të mendresesë
Tej e hedh lëkurën ujku!
Pa ja fillon mbarë kopesë
Qingja dele dhe barinë
Kë të kap e kë të presë
Katër vite bën’ kërdinë!
Pa pastaj u shkon në vathë
Një për një u kërkon ndjes
M’i varni mëlçitë në qafë
-Se për ju- u thotë- vdes-!
Porsa herë që është betuar
Kopeja është marruar nga trutë
Katër vjet ujk i tërbuar
Veç një ditë qingj i urtë!
Skender Lazaj Trebeshina
01 Qershor 2017 Bs It