NGA PASTAÇIA E BROJËS DHE E PRAPASHTICËS DERI TE PASHALLËKU I PRISHTINËS.Nga Afrim Caka

NGA PASTAÇIA E BROJËS DHE E PRAPASHTICËS DERI TE PASHALLËKU I PRISHTINËS

Megjithëse me këtë pushtet ne jemi të paknaqur, dhe nga kjo rrugë që nuk dalim dot, mbasi na është mbyllur rruga për një demokraci të mirëfilltë, për një pavarësi të plotë! Nuk dua t’ju mbajë leksione nga demokracia dhe atdhetarizmi, sepse konsiderojmë se pushtetarët për këtë nuk kanë nevojë???

Agresioni i huaj dhe tradhtia na ka shkaktuar dëme të rënda. Asgjë nuk do të tmerronte më shumë se mundësia e ndonjë konflikti të armatosur ndërfetar. Në qoftëse se rinia shqiptare arrin të kuptojë që islami politikë dhe zakonet prapanike janë kundër saj, në qoftëse se kupton drejt ç’janë dashuria ndaj atdheut, flamurit dhe kulturës sonë atëherë ajo do të bëhet një forcë kolosale dhe do ta mbështet atdheun.

Ne, kemi vuajtur më shumë në jetë, se kemi jetuar për një periudhë kohe në një shoqëri tjetër, dhe ajo na ushqeu me normat e saj të vjetra e mesjetare, prandaj trashëguam mjaft shumë anë jo të mira. Iku koha e dikurshme e shfaqjeve politike, tani gjëndja e kulturës po bëhet edhe keq e me keq. Sot shoqërisë shqiptare nuk mund të imponosh një demokraci, ashtu siç nuk mund t’i imponosh shoqërisë shqiptare edhe në fusha tjera një politikë të vetëm. Sot ka vetëm politikë në shkollë dhe jo mësim me cilësi, ka rënë përsonaliteti i mësuesit dhe zot në shkollë sot është vetë rinia. Se shkollat më parë ishin më të forta dhe më të mira se universitetet sot. Gjithçka që trajtohej nga parlamenti bëhej vetëm përgjysmë, nga cila do anë që ta shihje. Kjo politikë është gjysmake. Nuk solli as fitore të shqiptarëve dhe as njohje të reja, madje bëri armiq edhe opozitën e popullin.

Kurse në Gjakovë një intelektual dhe veteran i arsimit tha:
“Politika është vënë mbi artin dhe kulturën, kjo nuk është aspak e drejtë, mbasi populli ka navojë për punë, art dhe jo për politikë rrugësh!”.
Popull, mos qëndroni në errësirën e politikës së këtyre, mos u tregoni të lig dhe frikacakë. Nevoja t’ju shtrëngojë të mos lejojmë që ë fusim fëmijët tanë në llojë politike për kapriçon e dy vetave të Hashim Thaçit e Isa Mustafës. Në këtë pushtet stalinistë ka vetëm korrupsion, mbledhje dhe qejf me 50 centë në xhep. Kjo demokraci e brishtë kënaq vetëm 5 % të popullsisë, të tjerët i kënaq frika dhe varfëria e skajshme. Nuk duam të ngordhim nga frika dhe nga uria. Ne duam të rrojmë si gjithë popujt e tjerë dhe jo vetëm si kafsh pune për 100 euro në muaj.
Mirpo midis të rinjve ndodh një rritje e madhe e interest për narkotik, gjë që kurrë s’ka ndodhur më parë. Ata janë të gati të pranojnë burgosjen, ata shkojnë e blejnë narkotikë. Në fakt, po qe se kanë para, ata mund të sigurojnë narkotikë edhe në burg, nga ana “personelit i burgut”, nga “oficerër e burgut”, mjafton që atyre t’u japësh para. Për këtë unë shoh si shenj të keqe. Unë në këtë shoh thjesht një brez të ri që ka humbur drejtimin mirë.

Po ata s’duhet dënuar siç po i dënojnë sot dhe i ndëshkojnë nëpër qeli. Kjo qeveri e vjetër paasnjë alternativë ka më shumë përgjegjësi për këtë, mbasi këta nuk u kanë dhënë alternativa atyre. Liderët tanë fetar, politik, pushtetarët dhe sistemet e tyre të arsimit nuk janë të aftë t’u japin rë rinjve orenjtim të drejtë. Disa lider fetar i mësojnë të rinjtë për islamin politikë dhe si të duken më shëmtuar në fytyrë, ndërsa liderët politikë i mësojnë të rinjtë drejtë çkombëtarizimit. Neve na nevojitet, na nevojitet urgjentisht t’i ndrushojmë këtë gjendje të sëmurë dhe këtë gjendje të shëmtuar që po e shkatërrojnë shumë kombin, shumë shqipfolësa në Dardani.

Pa dyshim që bëhet fjalë për një karakteristikë të trasheguar nga një politikë përçarëse, por është diçka që nuk do shumë kohë të bjerë organet jetësore pothuajse çdo institucioni, veçanarisht të insitucioneve të shtetit dhe atyre me synime idealiste. Merrni, për shembull, qëndrimin e zyrtarëve tanë shërbëtorë të interesave të huaja përballë përpjekjeve që bëhen për të rigjallërur turqinë e shkjaun dhe krahasojeni këtë qëndrim me atë të zyrtarëve publikë të çdo kombi tjetër në botë që të ketë kërkuar të njëjtën gjë!!! A mund të besohet që politikanët e çdo kombi tjetër në botë të mos pranojnë të vënë në plan të parë aspiratat kombëtare e të fshihen pas fjalëve “autoriteti i shtetit” siç ka ndodhur në vendin tonë gjatë tetëmbëdhjetë viteve. Le të marrim një shembull. Përsa i përket problemit të Zajednicës, a nuk duket e qartë se dy rrymat antikombëtare PDK e LDK në vend po mbajnë një qëndrim që nuk përputhet me nevojat kombëtare, madje as me interesat fetare? Vetëm përçarësit, të cilët janë në kundërshtim me të vërtetën, janë përpjekur ta zëvendësojnë atë me intriga e dredhish, sulme të ulëta e akuza false. Dihet nga tërë shqiptaria se ishte pikrisht kryetari i komisionit modern Murat Meha një sahan lëpirës, dhe përkrahësit e tij ata që kanë përdorur fjalorin falsifikues, të cilin mund t’ua kenë zili edhe Estë pash Toptani, Ali Shukriu e rrugaçët më të këqij.

Duhet kërkuar që të hiqet dorë nga toni i ashpër, armiqësor dhe fyes ndaj atdheut dhe opozitës, të hiqet dorë si renegatë e përçarës, pikërisht nga demaskimi i vlerave kombëtare, pra, në fakt të heqin dorë nga lufta politike kunder Dradanise Antike. Ëndërruam të kemi demokraci Evropiane dhe, kur u zgjuam e pamë vetën në mes të krimit të organizuar, korrupsionit dhe batakut njerëzor. Nuk duhet shkencë e madhe, apo gojëtari e mbaruar për të provuar që kapriçotë e dy vetave duhet toleruar. Nëse shqiptari i zakonshëm do të bindet se, nëpërmjet kësaj politike, ka mundësi të sigurojë jetesën e të garantojë të ardhmen, çdo përpjekje për të marrë pjesë aktive e për të fituar gjatë kërkesave jetësore të vendit të tij, do të marrë fund njëherë e mirë. Nëse kombi do të pranojë një qëndrim të till kapriços, atëherë çdo politik e jashtme vërtet e dobishme duhet konsideruar e vdekur dhe e varrosur, bashkë me të gjitha shpresat për të ardhmen e popullit shqiptar.

Ne duhet të jemi përgjithçka edhe për të përballuar edhe fundin! Lëvizja shqiptare mund të shpresonte për sukses vetëm nëse udhëheqësit e saj të ri e kuptonin që në fillim se bëhet fjalë për një parti të re, dhe për një botëkuptim të ri. Vetëm kjo mund t’i rriste forcat e brendëshme morale e kombëtare, të nevojshme për një betej gjigante. Dhe, për këtë betejë, udhëheqësit duhet të jenë tepër të mençur e me kurajë të pamposhtur. Nëse beteja në emër të botëkuptimit nuk udhëhiqet nga burra me shpirt heroik, të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë, brenda një kohe të shkurtër do të jetë e pamundur të gjenden mbështetës luftarakë të gatshëm të japin jetën për atë kauzë.

Afrim Caka Gjakoveafr-ne-zyr