NEXHMEDIN SPAHIU – FEJA, NUK ËSHTË SHTHURJE
Pyes, a janë përgjegjës në menyrë të drejtëpërdrejtë hoxhallarët që zotrojnë lirinë e shthurjes fetare të pakontrolluar? Feja me detyrim nuk është fe:
“Duhet përdorur bindja dhe jo leku e detyrimi. Feja nuk urdhërohet”.
Është devotshmëri barbare të kërkosh të mbjellësh islamin politik në zemrat e besimtarëve, a thua se shthurja është efekt i detyrimit. Disa prej këtyre hoxhallarëve kronikë, të paaftë të gjejnë mirkuptimin e shqiptarëve besimtar. Kur veprat e tyre bien ndesh me moralin tonë, kjo ndodhë sepse besojnë që për besimtarët ka ndonjë gjë të mirë duke e bërë të kundërtën e asaj që predikojnë ata. Por, në të vërtetë ky fajsim është fare i qëllimshëm, madje mund të them se janë edhe antifetar.
Si e kuptojmë fenë si filozofi, apo si e kuptojmë shthurjen e saj! Si ekuptojmë ne, shpirtrat e lirë, si qenie shqiptare që ka përgjegjësinë më të madhe ndaj atëdheut, ne duhet ta kemi vetëdijën e evuluciomnit kombëtar dhe jo atë fetare politike në qeniet shqiptare. Ku besimtarët duhet të përfitojnë nga kultura për veprat e saj diciplinën dhe edukimin, ashtu siç do të shfrytëzojmë kushtet politike e ekonomike të kohës e jo nga fetë.
Të gjithë këta “shqiptar” duhet kontrolluar veten, pse ndodhën në gjendje të tillë, turfullojnë dhe vlojnë nga Brenda deri shpërthejnë dhe i jepen orgjive. Pa shikojeni hoxhallarët nëpër xhami e mejtepe. Në Dardani ka shumë hoxhë me një sjellje të tillë neurpze. Disa gjëra duhen kuptuar njëherë e përgjithmon: këta ose do bëhen një hoxhë erotik, ose do të bëhen neurotik. Nëse shkeputen nga neuroza, atëherë do të jenë neurotik.
Nëse shkëputen nga neuroza, atëherë do të përfshihen nga radikalizmi. Të gjithë këta janë lloje të ndryeshme çmendurie. Duhen të mbeten vetvetja, të mos jenë as “erotik”, as “neurotik”.
Npopulli duhet të jemi të gatshëm për çdo situatë, por të mos u shmangur asgjëje, duhet marrur të gjitha që na jep Atdheu dhe ta jetojmë atë. Këta hoxhallarë jetojnë me mend në kokë, me vetëdije, me synime të mbrapështa. Ne jetojmë me ta duke u bërë të pavetëdijshëm për atë që ndodh rreth nesh. Prandaj gjëja e vetme që duhet mbajtur mend gjithmonë është ta kujtoni atdheun. Duke mos harruar asnjëherë atë. Dhe duhet bindur hoxhallarët që të largohen nga rruga e gabuar.
Mos vallë a nuk është kjo egoizëm?
Kjo është ku më egoiste sesa e mendojmë ne. Hoxha synon të shfrytëzojë të varfërit: ata që janë duke vdekur, të sëmurët, të uriturit, jetimët. Për llogari të këtyre hoxhallarëve këta marrin epërsi të madhe ndajë tyre. Të gjithë hoxhallarët thonë se të varfërit do të marrin shpërblimin në qiej; të gjithë shenjtët që kanë bërë në tokë vepra të mira do të marrin si shpërblim gjërat më të bukura në parajsë. E habitëshme, ë? Këtu në tokë flasin për përmbajtje, kurse në parajsë nuk kërkohet të mos përmbahen nga bollëku.
Kurse feja nuk i përketë shthurjës. Besimtarët që predikojnë atë apo këtë fe, në të vërtetë, nuk janë fetar, ata sa vetëm sa e pranojnë këtë apo atë system besimi. Besimtarët nuk kanë bërë përpjekje për kërkimin në menyrë ta pavarur të së vërtetës, ata nuk krijuan asgjë, dhe, do të thotë, nuk kana dhënë asnjë kontribut për të mirën e atdheut.
Por kjo është çoroditje, kështu ndodh shpesh, sepse “shoqëria e hoxhallarëve” – është vetëm koncept. Ka edhe hoxhallarë të veçantë. Shoqëria e tyre nuk ka shpirt, prandaj në të nuk kemi se çfarë të ndryshojmë asgjë.
Mund të ndryshojmë vetëm hoxhallarët e veçantë, sa do të vegjël na duken këta në sfontdin e shoqërisë.
Unë kam parandjenjën se do të vijë një ditë kur te ne do të shfaqet shoqëria e hoxhallarëve të harmonishëm, të cilët do të jenë shumë më të mirë, sesa të gjitha përfytyrimet në shoqërinë e tyre utopistë, të cilët janë ngritur në këmbë gjatë sundimit pesë shekullor.