Majlinda Kelmendi , kampione fiton medalien e arte.

Majlinda Kelmendi Majlinda Kelmendi është kampione e botës në xhudo. Sportistja më e mirë shqiptare e fitoi medaljen e artë në evenimentin më të rëndësishëm të këtij sporti, i cili po mbahet në Rusi.

Në finale, xhudistja pejane e mposhti rumunen tjetër finaliste, Andrea Chitu, e cila në gjysmëfinalen tjetër e eliminoi brazilianen Erika Miranda.

Xhudistja pejane e mposhti fillimisht xhudisten nga Venezuela, Vanessa Cortesia, për të fituar më pas ndaj mongolezes Bundmaa Munkhbaatar, ndërsa në fazën e fundit kubanezen, Yanet Bermoy Acosta.

Në gjysmëfinale ajo ishte më e mirë se rusja Natalia Kuziutina.

Medalja e bronztë ka shkuar për brazilianen Erika Miranda, e cila e mposhti kubanezen Yanet Bermoy Axosta dhe për rusen Natalia Kuziutina, që e mundi kinezen Yingnan Ma.

Ky sukses eshte nje tregues i denje per talentet shqiptare ne disa disiplina sportive ku midis tjerash dhe ne Xhudo.