…MA TREGOI AI “QË PO LËVIZ KËMBËN” NË AGONI!! Sulejman Abazi

MA TREGOI AI “QË PO LËVIZ KËMBËN” NË AGONI!!

Një herë luani, ujku dhe dhelpra ranë dakort që të dalin së bashku për gjah. Kështu bënë. Arritën të kapnin një sorkadhe. Gjahu duhej ndarë.
– Luani: “Ndaje gjahun ti ujk”.
Ujku e ndau në dy pjesë, ku natyrisht, pjesën më të madhe ia caktoi luanit. Luani kur e pa ndarjen dhe e pyeti:
– “Cila është pjesa ime këtu”?
Ujku i tregoi pjesën më të madhe. Luani përsëri pyeti:
– “Po pjesa e dhelprës ku është këtu”?
Ujku i tha se dhelpra nuk kishte pjesë. Ahëherë luani ngriti lart putrën e madhe dhe i ra në kokë ujkut. Duke ngordhur, ujku tundëte këmbët në agoni duke u dridhur, e duke dhënë shpirt. Atëherë luani i thotë dhelprës:
– “Ndaje ti dhelpër gjahun”.
Dhelpra e vuri gjahun të gjithë përpara luanit të coptuar në tri pjesë, sic e kishte lënë ujku. Luani përseri e pyeti:
– “Ku është pjesa ime këtu”?
Dhelpra i vë përpara një e nga një të tri pjesët. Atëherë luani e pyeti përsëri:
– “Po pjesa jote o dhelpër ku është këtu”?
Dhelpra me dinakëri i thotë se, sorkadhja i takonte e tëra atij, pra ishte e tija. Luani e pyeti përsëri dinaken:
– “Kush ta dha ty këtë mendje?
Dinakja iu përgjigj: “Ai që po tund këmbët në agoni”.
Pjesa e luanit, është pjesa e luanit dhe shpesh e pëson ai që del kundër tij. Të gjithë hanë nga pjesa që tepëron nga ngopja e luanit. Ujku mendjemadh e pësoi. Këtë e kanë kuptuar mirë politikanët dhelpra, mjafton që luani të mos i “godasë” me putrën e rëndë në kokë.
Një këshillë për të gjithë politikanët që kërkojnë të marrin pjesë nga “gjahu”, pa e merituar. Edhe pse bëjnë rolin e “dhelprës” apo të “kurvës”, “luanit” nuk ia hedhin dot.
Ta pësosh si “ujku”, do të thotë që, ke ngatërruar rendin ku të takon vendi. Respektoni kërkesat që burojnë nga objektivat gjeostrategjikë, ndryshe “putrëne luanit” në kokë do të merrni.
Sula.
Tiranë, më 13/09/2017
[Fotua eshte marre nga inteneti]