Lorik Cana- ktheja leket te varferve!
Njeriu qe thote te verteten eshte i denuar qe te urrehet nga te gjithe, ata qe pelqejne mashtrimin, vjedhjen, korrupsionin, padrejtesite, fyerjet sharjet.
Kjo mua me pelqen, se keshtu i identifikoj ata.
Nuk mund te rrij pa bere nje koment qe ka te beje me figuren e shenjte te Nene Tereze, e cila u vra, u persekutua, u injorua, u sha dhe cfare nuk ju be asaj, familjarisht nga shteti i saj, Memedheu, qe ajo kurre nuk e harroi, por perkundrazi e mbrojti dhe luftoi me paqe dhe politike deri sa i dha pavaresine tokes ku ajo lindi.
Ate e respektoi e gjithe bota, e nderoi me cmimin me te larte nobel, kur nderkohe shteti i saj meme, nuk la gje pa shpifur kunder saj, e denoi per te mos shkelur kurre ne token e saj, as per te pare te gjalle njerezit me te dashur.
Ajo, cfare pashe dje ne Vatikan, ishte nje skandal edhe pse deshira ishte e mire.
Pashe te ftuar politikane, qe sduhet te ishin aty,pashe ata qe ja ulen imazhin vendit tim dhe nuk pashe ambasadore te vertete te kombit shqiptar, sportiste qe arriten majat me te larta te olympit boteror, pashe politikane qe kane arritur majat e olympit te tyre boteror me parate e vjedhura nga shqiptaret e varfer, nga ata qe Nene Tereza thurte vargje dhe plane se si ti ndihmonte.
Me gjithe respektin per kontributin qe ka dhene Lorik Cana, ne sportin e Futbollit per Shqiperine do doja te shkruaja vetem kaq: ke bere vetem detyren! Ashtu sic duhet ta beje cdo shqiptar.
Por, ti je ai qe ke fituar me shume nga futbolli dhe jo futbolli nga ti, ti ke fituar me shume nga Shqiperia dhe jo Shqiperia nga ti.
Ti, nuk ke bere asgje me shume sec kane bere paraardhesit e tu qe kane perfaqesuar Shqiperi e me barkun bosh qe ne vitet 1930,
Ti ke marre miljona vetem pse ke qene pjese e ekipit kombetar shqiptar,
Nuk je ti ai qe e dergoi ekipin shqiptar ne Evropian, por ishte Akti heroik i Ismail Morines,
Ishin pazaret qe bete bashke me Debiasin duke shitur ndeshjet me Portugaline dhe Serbine dhe duke blere ndeshjen e fundit.
Ti nuk e meritoje te ishe fare i ftuar ne Diten e Shenjterimit te Nene Terezes!
E din pse?
Ti bashke me ata mjekroshet e tjere dhe te gjithe ata qe e quani vehten te paster dhe faleni para Allahut tuaj, ju jeni Hajdute, ju vodhet pa piken e turpit, te pakten 1Miljon euro nga buxheti i shtetit, nga te varferit qe nene Tereza i ushqente me fondacionin e saj, duke kerkuar ne dyert e botes.
Me c’te drejte?
E di se jua dhane. Por nuk duhet ti pranonit parate e vjedhura nga nje Kryeminister i cili i ligjeroi vjedhjet me vendim te keshillit ministrave.
Ju nuk i meritonit! Per cfare i moret?
Sepse shkuat ne evropian dhe u kthyet si humbes? Eshte akt i kundraligjshem dhe si i tille duhet te denohet.
Sapo te ndryshoje sistemi ne drejtesi, nese nuk e ka bere dikush tjeter para meje, do tju takoj ne banken e te akuzuarve, para ligjit.
Ju nuk ishit medaliste sic e parashikon ligji per sportin, i cili u ka caktuar kampioneve 40mije euro afersisht. Por ju moret dyfishin pa fituar asnje round.Ne baze te cilit ligj? Ligjet i miraton kuvendi, dhe i ndryshon keshilli i ministrave.Por nuk mund te marre vendime te kundraligjeshme. Kjo ndodh vetem ne Shqiperine tone te bukur te krimbur nga brenda me hajdute dhe kriminele pozite-opozite.
Kthejuani parate te varferve ish kapiten!
Pastroje figuren tende qe te mos mbahesh mend nder breza si hajdut per 1miljon euro.
Shqiperia te ka dhene shume me shume.
Ti nuk mund te drejtoje nje event te tille.
Duhet te te vriste ndergjegjja sepse ke marre parate e te varferve, je kunder nene Terezes dhe misionit te saj.
Ti nuk ke kapacitetin as moral, as intelektual, as te drejte per te qene aty ku duhet te ishin ambasadoret e vertete te kombit shqiptar, kampionet e vertete, me te medhenjte e historise shqiptare ne sport, art, shkence etj. si Medalisti Olimpik ne Boks, Azis Salihi qe po lufton me vdekjen ne spital i pa mbeshtetur nga askush, kampionja olimpike Majlinda Kelmendi, Luiza Gega, Azem Maksutaj, Enver Idrizi dhe shume e shume sportiste te tjere qe nuk po i permend.
Ai spektakel duhet te drejtohej nga dikush tjeter, nga nje humanist/e, nga nje profesionist orator, foles i shkelqyer i gjuhes shqipe dhe angleze, nga nje qe ka dhene per kombin, nga nje qe ka kapacitet dhe krenari per te qene aty.
Dhe te siguroj, ty dhe atyre maskarenjeve politikane qe kane nderhyre qe ti te ishe aty, per te te bere pjese te partive te tyre politike se Shqiperia dhe Kosova ka shume te tille.
Kerko falje Nene Terezes, dhe ktheja te varferve parate e tyre qe more bashke me ekipin.
Jeto i lire ne shpirtin tend, jeto me nder tani ne Pension dhe mos harro se:
Qe te behesh njeri i mire, duhet te punosh me ndershmeri dhe perkushtim te madh nje jete te tere, por te behesh njeri i keq te duhet vetem nje minute!
Fatmir Bardhoci