Menjëher pas çlirimit të Kosovës filloj një ofanziv e egër kundër luftëtarëve të lirisë. Duke filluar me arrestime të vogla kinse për armëmbajtje pa leje e deri tek akuzat më të rënda nga Tribunali për krime të luftës, ku u akuzuan të gjithë ata që ishin legjendat e gjalla të luftës të cilët edhe ishin idol i Popullit!
A deshi bashkësia ndërkombëtare të batazpeshoj krimet e sërbëve me luftën e drejte të UÇK-ës, apo deshën njerëzit tonë që të zbehin luftën e lavdishme, ja vlen të analizohet!
Shumica e rasteve kur u akuzuan luftëtarët, thuhet se ishin raste të montuara, por në anën tjetër jo rallë herë jemi dëshmitarë kur edhe Deputet të Kuvendit të Kosovës akuzonin luftëtarët si kriminel, edhe atë nga foltorja e Kuvendit! Derisa Kuvendarët flisnin e shkruanin kundēr luftëtarëve, okupatori serb i shfrytëzonte keto ” informata të dorës së parë ” për të ngrituar akuza ndaj tyre nëpërmes rrugëve të saj diplomatike e miqësore të cilat nuk janë të pakta !
Kështu Kosova po përjeton tmerrin e radhës ku Gjykata e Apelit konfirmon dënimin ndaj Grupit Drenica e në krye të saj është Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës Sulajmen Selimi, një ndër luftëtarët më meritor të luftës për liri, dhe vendimi merret në emēr të Popullit !!!
Nuk e di se kush quhet Popull në vendin tim, por nëse thirren në emër të Popullit Shqipëtar atëhewr ky vendim duhet të shfuqizohet, sepse Populli Shqipëtar nuk ka kërkuar asnjëher në asnjë rast akuzimin e luftëtarëve të lirisë, e nëse ky vendim eshte mar në emër të atyre qe thirren në emër të Popullot, atëher ky vendim është politik dhe i montuar për qëllime politike ! Atëher të gjithë politikanët duhet të mbajnë përgjegjësi për keto akuza , dhe jo të fshihen duke dal.me disa prononcime emocionale !
Qka i ka.mbetur Popullit të Kosovës kujt ti besojmē ?!
Ne kemi besimin e plotë në luftën çlirimtare dhe në luftëtarët e lirisë , por jo tek ata që përfituan në emër të Popullit e që sot gëzojnë pusbtetin , andaj Populli i Kosovës kërkon lirmin e luftëtarve dhe ndaljen e gjahut ndaj UÇK-ës , dhe arrestimin e atyre që shkatërruan vlerat , duke përfituar në emër të lirisë !