KRIZA DARDANE NUK MUND TË ZGJIDHET PA GJAKOVARË
Këtë duhet ta dinë të gjithë politikanët e Drenicës e të Prapashticës… do të thotë çdo gjë në Dardani e kanë bërë me vetëdije të plotë!?
Miqë të nderuar! Këtu nuk po e ndal penën time së shkruarit për miqtë e mi, për të rikthyer tek ajo në kapitujt që do të pasojnë në librat mbi tavolin pranë kafesë.
Qelja e kësaj fotografie ka shumë kuptim, ndryshe mrekullia gjakovare e pa fund! Ne zotërojmë dy armë të forta atdhetare, me dy përparësi:
E para, se kemi një mençuri të mprehtë në të shkruar e në të folur, po edhe guximin.
E dyta, duke njohur mirë mençurinë e shkruar e të pashkruar të historisë si “mjeshtër” të kulturës dhe artit në përdorimin e pendës, veçorit PATRIOTIKE që t’ua përshtasimë krijimet tona të tjerëve. Këta faktor na nxitën që t’i futemi “avanturës”së re të krijimit tek të rinjtë tanë nacionalizmin e mirëfilltë. Që ta lartësojmë kultin e personaliteteve të njohur të artit, kulturës e të luftës…
Sikurse e kam thënë, shqiptarizmi dhe nacionalizmi janë terma të përshtatshëm për të përcaktuar, e ca më pak për të analizuar, entitetin politik të shqiptarëve si të till, madje edhe ato ndjenja që dikur emërtoheshin në bazë të këtyre dy fjalëve shqiptarizëm dhe nacionalizëm për të përcaktuar identitetin tonë. Por duhet të përgatitemi psikologjikisht për t’i dhënë erës së re shqiptare. Thellimi i nacionalizmit nuk po bëhet vetëm nga të rinjtë siç e thash këtu. Prandaj është interesante të dimë se ç’kuptojnë servilët me fjalët në mes shqiptarizmit dhe nacionalizmit… apo ata që i ziejnë përbrenda si dy rreziqe…
Sidoqoftë ndihet një boshllëk i madh. Zagarët e pushtetit nuk kishin ndonjë lloj stimulusi, ku pushtetarët tanë të thonin fjalën e tyre, aq më shumë që rinia e kërkontë një ushqim të tillë, si një nevojë e brendëshme dhe e ngutëshme për atdheun tonë.
Një gjë mund të them: Çdo mik i imi ka dhunti të njejta. Çdo krijues i imi mund të kalojë lehtësisht nga një fushë e artit, në një tjetër art.
Keni në duar një fotografi të paanshëm të miqve të mi, të miqëve dhe krijuesit e poliglotit, të qelive të shkjaut, herë të rreptë e të pamëshirshëm ndaj turkut e serbit dhe jo servilë e përulës. Në thelb të qasjes së kombit është nocioni për atdheun askush nuk e ka monopolin e tradhtisë.
Kemi dëgjuar shumë herë nga tradhtarët që Skenderbeu, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e Nëna Tereze të fshihen nga historia…
Poshtë tradhtarët…
Nga ana tjetër, theksoj se këto vlerësime nuk janë vetëm të miat, por të shprehura nga mendimi kritik, e që unë, i kam qëmtuar, në facebookun e kohës, për gjatë viteve të fundit…
Por e vërteta mbetet e vërtetë.