KOMBI YNË SI NJË DUKURI E VONUAR?
Popullit i imponohet të komandoj kurorëzimi me gjuhën e analfabetizmit dhe të islamit politik… Mirpo pak gjë flitet e thuhet për çka është populli e kombi. Po qe nevoja do të hamë barë dhe kashtë!? Unë e kam dëgjuar Jakup Krasniqi duke thënë:
“Historia nuk fillon me Skënderbeun, Sylejman Vokshin e Fadil Hoxhën. Historia fillon me ne!
Duke i përdhosur relindasit e djeshën, nesër do t’i përdhosni edhe këta të sotit!
Me të vërtetë, politika e gjuhës së Brojës u shndërrua gjithnjë e më tepër në një praktik të korrupsionit, krimit politik dhe analfabetizmit, dora-dorës që rëndësia e saj simbolike mbizotronte ndaj përdorimit real të saj në të gjitha hallkat e pushtetit lokal e qendror, siç e dëshmojnë lëvizjet e ndryshme për zgjedhjen e Ramiz Lushtakut kryetar të injoracës e të paditurisë. Ana tjetër është për ta bërë leksiksun, “doktorin” e tyre “autokton të komunës” apo më “kombëtar” në kuptimin e njëmendë të injorancës dhe pisllëkut. Lufta e këtij pushteti të “kosovalive” kundër kësaj dukurie të vonuar përbënë shembullin më të njohur, më të keq të kurorëzuar të kohës sonë.
Nuk ka poshtërsi më të madhe se kaq… për shkak të mungesës absolute të idealit të sakrificës do të shfaqej në shpirtrat e tyre ligë e frikacakë, pa e ndaluar këtë luftë analfabetësh e coptimesh të shek. XX të zhvillohej më tej. Pse dikush po përpiqet qet ta vrasë dhe e duan Dardaninë të vdekur…! Në këtë kaos, forcat e errësirës përfitojnë deri në ligësi.
Paaftësia e këtij populli për të parë të vërtetën e gjithë kësaj klase politike përbënte atë që mund të quhet tradhtia dhe krimi tragjik i sundimtarëve të paligjshëm, një kohëzgjatje e tillë do të ishte e papërfillshme në Drenicë dhe për tërë kombin shqiptarë. Duke përdorur fjalën “shfaros çdo gjë” sepse vetëm ajo i tregon qartë se cili do të ishte rezulltati përfundimtar i politikës sllavofile. Por, më pas, në Dardani, rrihnin pulset e fundit të jetës nëpër trupin e sëmurë dhe të shqyer e bërë cop e grimë e të rrënuar, ndoshta pjesët tjera të trupit të sëmuarë nuk do të rigjallëroheshin dot! Pishtari i këtij kombi u shua përgjithmonë. Nëse një qeveri i përdor instrumentet e pushtetit që ka në dorë për të udhëhequr popullin drejt shkatërrimit dhe ta ketë tradhtuar besimin e kombit, atëherë rebelimi nuk është vetëm e drejta, por edhe detyra e çdo shqiptari.
Si përfundim duhet thënë: Nacionalistët dhe patriotët të shndërrohen në rebelë për ta ndaluar këtë pisllëk e llucë.
Një sërë akademikësh, historianësh, politikanësh e deputetësh janë treguar të paaftë e injorantë për këtë. Unë për fat të mirë, kur i hyra punës për këtë shkrim, nuk kam pasur çfarë të lë te shporta e mbeturinave… Kur ne lejomë shtëpia të digjet, harrohet aty buka, që një ditë do të na djegë për së gjalli. Po, por pastaj shkojmë atje për ta nxjerrë bukën nga hiri! Nëse do të ndiqet kjo plitikë, atëherë rezulltati do të jetë që ky popull do t’i japë fund ekzistencës së tij mbi tokën shqiptare.
Përse virtytet tona janë të tilla, të zbehta dhe shuhen…? Shpirti i kësaj race të prishur nënshtrohet plotësisht dhe ka fuqi të madhe nënshtrimi. Ka të ngjarë që jemi të vonuar në kohë e në çdo gjë, pastaj ne vazhdojmë të kemi dhe të mbajmë vyrtyte tona, edhe pse ne e dimë që ato virtyte janë çoroditëse për të cilat i vlerësojmë me nderim, por pa i parë në largësi, të parët tanë, rilindasitë tanë. Të përdhosësh frymëmarrjen themelore të kombit, të mohosh këtu historinë dhe shtetin më të thellë dhe nevojën e një tendosje të përjetëshme antikombëtare, të ëndërrosh këtu ndoshta është një shenjë tipike cektësie dhe një mendim që është i përciptë në këtë pikë të rrezikshme (i përciptë në instinkt!) në përgjithësesi mund të mendohet i dyshimtë, madje mund të tradhtojë veten, mund ta zbulojnë veten si tradhtar.
Termin nacionalizëm unë nuk e kam përdorur në kuptimin e përcaktuar nga njëra ana për t’i urrejtur pushtetarët apo kombësit tjera, jo: Nacionalizmi në thelb është një parim për çdo komb, ashtu duhet të jetë edhe për ne. Pse jo! Në parim, sipas të cilit njësia politike dhe njësia kombëtare duhen të përputhen. Do të shtoja se ky parim nënkupton gjithashtu, që detyra politike e shqiptarëve ndaj shtetit që përfshin dhe përfaqëson kombin shqiptar, qëndron mbi të gjitha obligimet tjera publike dhe, në raste të jashtëzakonshme (sikurse në rast lufte), përmbi të gjitha obligimet tjera të çfardo loji. Kjo e dallon nacionalizmin kombëtar nga të gjitha format tjera, më pak imponuese të indentifikimit ndaj kombit.
Ndërkaq, kjo sjell elemente te reja në historinë e nacionalizmit shqiptar vetëm në atë masë që shpërbërja e “Shtetit dhe kombit”, do t’i kalonte caqet e shpërbërjes të dhimbëshme të Dardanisë, gjë që kufizohej kryesisht në rajonet e saj shqiptaro-shqiptare. Në pjesën dërrmuese, këto rajone i përkasin truallit tradicional të çështjes shqiptare, domethënë Iliro-Dardane. Ka shenja të dukëshme, gjithashtu, se bota islamike dhe sllavët, ose të paktën lëvizjet fundamentale të islamit politik që sa vijnë e “forcohen” në gjirin e Dardanisë, sidomo në gjirin e Ilirides (Maqedoni), të jenë të interesuara për shumëfishimin e islamit politik dhe dobësimin e kufijve shtetërorë. Ata kërkojnë kthimin e të gjithë shqiptarëve në turqë.
Gjatë tetëmbëdhjetë viteve mjaftoi të shfaqej trashëgimtari i emrit të tij që të mblidhte votat e një populli të tërë, popull i sfilitur prej lirisë e që ishte i etur për skllavëri. Nuk ishte brumeri që e bëri Hashimin por shpirti i popullit i cili fut pothuajse vullnetarisht nën thundrën e tij të hekurt. Nuk na duket e habitshme teksa vërejmë se politika e PDK-ës nuk e trajton idenë e kombit si të tillë në një tekst më vete, por shkurtimisht para serbisë dhe në menyrë shtrembëruese, jo në kontekstin që ne jemi që nga lashtësia para se të linde dielli në këtë tokë dhe si një komb i qytetëruar.
Këto hamendje të pushtetit na shpien në një varg përsiatjesh mbi të ardhmen e kombit dhe të nacionalizmit shqiptar, duke pëfituar kësisoj disa minoritete brenda shtetit. Shtet mbi shtet… Prandaj dhe ndoshta do të dukej si një verbëri e vullnetëshme nëse këtë shkrim do ta mbyllja me disa përseritje mbi rënien nacionalizmit si vektor i ndryshimeve politike dhe historike, duke e bërë krahasimin me rolin që e kanë luajtur që nga 1999 në Dardani.
Shpërthimi i shovinizmit serbo-grekë në Ballkanë është e lidhur në menyrën edhe më specifike me historinë e shekullit XX. Vezët e Kongresit të Berlinit, vezët e Koferencës së Londrës, vezët e Versajes vazhdojnë të çelin. Nga ramja përfundimtare e një krijese të re si dhurat e gjakut të derdhur me ngritjen e murit në Mitrovicë, si dhe shpërbërja e përhershme e Perandorisë Hashim e Mustafa, që dolën si pasardhës të Ali Shukriut, në thelb, me problem të njejtës natyrë që nuk mund të kishin zgjidhje afatgjata përveçse nëpërmjet migrimit masiv të detyruar të shqiptarëve.