KOMBETARJA SHQIPTARE NE FAQET E MEDIAS EUROPJANE:

KOMBETARJA SHQIPTARE NE FAQET E MEDIAS EUROPJANE:

Nga: LEON MOLLA

Ndeshja Itali KroaciNdeshja miqesore Francë-Shqipëri në Stadiumin Stade de la Route de Lorient-Rennes Francë, u ndoq me shumë interes nga e gjithë Media Europjane, Ndeshje e cila u zhvillua shume pak dite pas asaj cka ndodhi ne Beograd do te ishte ne epiqender te gjithë shtypit dhe Medias sportive tek kjo ndeshje miqesore ku Shqipëria do te ishte përballë Francës dha një imazh të fortë për mbarë opinionin Europjan se djemt e Shqiponjave janë të mundshëm të sfidojnë dhe një skuadër të fuqishme sic ishte ajo e Francës.
Komentatorët Francez nuk kaluan pa përmendur dhe ngjarjen e 14 Tetorit Serbi-Shqipëri dhe qështjen e Dronit lëshuar mbi hapsirën e gjelbërt të Stadiumit ”Partizani” në Beograd.
Rezultati i pjesës së parë Francë-Shqipëri doli me rezultatin 0-1, komentatorët Francez u shprehen se nuk është për tu habitur që me lojën e Kombëtares Shqiptare nën drejtimin e Tranjerit Italian De Biazi mund të përfundojë me fitoren e tyre.
Gjithësesi përfundimi i lojës Francë 1-1 Shqipëri ishte një rezultat i kënaqëshëm që nuk u priste.
Media Europiane e sidomos ajo Franceze,tashme po komentojne ne faqet e tyre ndeshjen Itali-Shqipëri që zhvillohet me datën 18 Nëntor e parashikuar që do jetë e fortë dhe pse jo një fitore e mundëshme të Kombëtares Shqiptare.
Urojmë që kështu të jetë, pasi me këtë hedhim poshtë pretendimet dhe thashethemet e UEFA-s e Michael Platini-t duke i bindur që nuk është ashtu sic mendojnë ndaj Kombëtares tonë të Futbollit.

Djegja e flamurit serb nga KroatetTifozet KroatNdeshja Itali Kroaci E nderkoh qe tashme djemte e kombetares Shqipetare kan mbritur ne Itali ,kan ndjekur sote nga afer ndeshjen tjeter Itali Kroaci e cila u nderpre ne minuten e 75-te si pasoje e hedhjes ne fushen e lojes gjat ndeshjes te fishekzjareve dhe djegjes se flamurit serb nga ana e tifozeve kroat. Ky eshte nje demostrim dhe kunderpergjigje e sjelljes jo normale te tifozave serbe dhe politikes nacionaliste te ketij shteti ndaj fqinjeve te vete .Sipas mediave italiane ndeshja ka perfunduar pas rifillimit te lojes me rezultatin 1-1 cka ka bere qe te dya skuadrat si Italia ashtu dhe Kroacia te kene nga 10 pike duke qene ne vendin e par te renditjes Kroacia me golavarazh me te mire ndersa ne vendin e trete si grup vjen Norvegjia me 9 pike …