Luiza Gega – Shqiptarja e Arte e Lojerave te para Olimpike Europiane .
E nese shqiptaret ziheshin , grindeshin e akuzonin njeri tjetrin nje dite pas zgjedhjeve te 21 qershorit nje shqiptare e vogel me trup por me zemer , krenari e ndjenje te madhe kombetare mendonte krejt ndryshe nga shumica e bashkepatrioteve te saj te molepsur e qorollepsur koke e kembe me politiken .
Ashtu thjesht e pa buje edhe pse pothuajse e harruar krejtesisht nga media e vendit te vet qe ishte e ”zene deri ne fyt” me pislliqet e pacavuret zgjedhore te Rames. Metes, Berishes e Bashes..ajo diti ti mbijetoje kesaj harrese sa te pafaleshme aq dhe fyese e ofenduese per kedo e jo me per nje sportiste e atlete brilante te kalibrit te saj . Pasi ka marre nje Medalje Argjendi ne 800 metra te shtunen e shkuar ku me pak kujdes mund te ishte e Arte te henen e 22 qershorit ajo i ka befasuar e lene pa fryme te gjithe ata qe e ndoqen garen e 1500 metrave . Nje dominim absolut i gares qe nga sekonda e pare ben qe Gega e Shqiperise te mos e leshoje kreun e grupit te madh prej 12 atletesh europiane. Ne gati 4 xhirot e gares ajo vjen duke e thelluar distancen me ndjekeset e saj e mberrin ne finish si Fituese absolute krejtesisht e vetme duke i lene atletet e Izraelit e Luksemburgut qe u renditen ne vendet 2 – 3 gati nje xhiro mbrapa . Vec vendit te pare e Medaljes se Arte ne Lojerat e para Olimpike Europiane qe po zhvillohen ne Baku te Azerbajxhanit ajo ka nderuar ne rradhe te pare veten e Kombin e saj por mbi te gjitha ka fituar respektin , admirimin e duartrokitjet e merituara te te gjitheve , Nje gare impresionuese, emocionuese e qe foli e gjitha shqip, Faleminderit Luiza Gega bota per pak minuta pa e mendoi disi ndryshe per Shqiperine e ne shqiptaret e kjo fale talentit tend te shkelqyer . Ka edhe shqiptare ndryshe bashkeatdhetarja ime e respektuar e nje nder to je edhe ti qe meriton nje BRAVO te madhe . Jo te gjithe shqiptaret jane si sherrxhinjte e 21 qershorit qe gjithcka mund te bejne e mund te duan por Shqiperine kurresesi.
A.R.DOSTI