HEBRENJ NË SINJË, NË SHPELLËN E SHPIRAGUT… Shkruan Simon Vrusho . Autor i librit Hebrenjte e Beratit.

HEBRENJ NË SINJË, NË SHPELLËN E SHPIRAGUT

Një grup hebrenjsh nga bashkia Kamiel, u panë nga mesi i muajit korrik 2017 të ngjiteshin tek shpella e Shpiragut, rrëzë malit, në Sinjë ku që prej 800 vjetësh është ndërtuar në shkëmb Kisha e Shën Mërisë.

Para 500 vjetësh në Hanin e Sinjës kanë qëndruar hebrenjtë sefardikë që vinin nga Vlora në Berat, për të themeluar lagjen e tyre, një lagje me emër disashekullorë.

Por këta të fundit vijnë nga Izraeli, nga Kamieli, ku midis tyre  gjendet edhe  kryetari i bashkisë së Kamielit, Adi Eldar.

Para disa kohesh  një delegacion nga Bashkia e Beratit shkoi në Kamiel Izrael , ku u bë binjakëzimi i bashkive Berat-Kamiel. Miqte izraelit kthimin e vizites e bene pak dite me pare ku  një delegacion i zgjeruar i bashkisë Kamiel Izrael, bashki binjake e Beratit, kthen vizitën,   në Bashkinë e Beratit. Vizita u organizua në kuadër të lidhjeve dhe të bashkëpunimit midis dy qyteteve.

Dy kryetarët e bashkive respektive, Berat dhe Karmiel, z. Petrit Sinaj dhe z. Adi Eldar, diskutuan mbi mundesitë e projekteve konkrete dhe shkëmbimeve në fushën e arsimit, kulturës, nxitjes së sektorit të turizmit dhe të bujqësisë. Linja e re ajrore direkte Tiranë – Tel Aviv, e cila do të fillojë së shpejti, do të nxisë fluksin e turistëve izraelitë në Shqipëri. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri dhe Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Izrael.Pas takimit ne bashki myqte Izraelit kryen disa vizita neper qendrat muzeale te qytetit dhe me pase  ndoqën edhe një ekspozitë fotografike mbi shpëtimin e Hebrenjve në Berat.  Berati ishte nje nder qytetet shqiptare qe pergjat luftes se dyte boterore  strehuan disa familje hebreje duke i mbrojtur nga nazistat deri ne perfundim te luftes per disa vite resht.Nje  theksim i  veçantë në strehimin dhe shpëtimin e mbi 600 hebrenjve në vitet e Luftës II Botërore, gjatë Holokaustit, në vitet 1942-1945.