HASHIMI DI MË SHUMË TË PËRDORË FORCËN E TRUPIT SE SA TRURIN
Morali dhe karakteri ynë kombëtar është vë në dyshim?
Thënë shkurt, braktisja e atdheut.
E keqja, në këtë rast identifikohet me vdekjen, duket sikur mbështjellë ekzistencën shqiptare dhe i jep asaj nota dëshpruese. Fakti i shpeshtësisë dhe përhapjes së lajmit mbi tragjeditë njëra pas tjetrës që i ndodhin vendit mund të ngop ndjeshmërinë tonë dhe të na bëjë të pa ndjeshëm ndaj asaj çka ndodhë. Në një farë mënyre mësohemi me të keqën dhe nuk na bën më përshtypje, nuk na ngacmon që të reagojmë. Ҫoroditja shqiptare s’kishte fund. Përse jemi kështu? Dhe kryesorja: mos diçka votuesit kanë bërë gabim? Vota mos ka qenë e gabuar për shqiptarët e gabuar?
Për të marrë vesh se në ç’mënyrë mendojnë votuesit e tyre, e kemi të domosdoshme të analizojmë marrëdhëniet e ndërsjella që kanë krijuar me popullin. Për fat të keq, kemi një qeveri shumë konfliktuale të shtrirë në gjitha hallkat e saj e kjo nuk i bën mirë vendit. Ne duhet t’i japim jetë një fryme për një ripërtëritje shpirtërore vendit tonë.
Ka të ngjarë që edhe ne si popull vazhdojmë të kemi të njëjtat virtyte si të pushtetarëve tanë, edhe ndoshta ne nuk do ti kemi ato virtyte të pafajshme për të cilat i vlerësojmë më “nderim” edhe pse krenohemi që jemi Shqiptar..! Padashur ne na duhet t’i fusim këta politikan (tradhtar) te kafshët, shqiptarët e dobët moralish, meqenëse politikani ynë është i aq i dobët mendërishtë që të jetoj vetëm dhe i pavarur, këta marrin fuqi shtesë në sajë të menyrës së jetës në kope (si klani pronto).
Politika e jonë nuk mund të veprojë në menyrë të pavarur paintelektual. Përpara saj lindin vazhdimisht probleme dhe dosmosdoshmëria për t’i zgjidhur hallet e këtij vendi, si rregull, përcaktohet edhe drejtimet e zhvillimit të një politike më të qëndrueshme e moderne. Mirpo injorancën e tyre politike mund ta quajmë të paformuar po aq fatale për kombin. Përveç kësaj ne jemi ngatërruar pak si shumë me këtë llojë politike dhe në marradhëniet e ndërsjella me popullin dhe me njerëzit e pendës. Ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale që të fusim dritë të mjaftueshme në problemin e psikikës në kuptimin e saj përfundimtar të kësaj klase politike.
E vetmja rrugëdalje nga kjo dilemë dhe nga kjo rugë pa krye që kemi ne, kjo është të pranojmë logjikën e Brojës dhe të Prapashticës, të cilët për tetëmbëdhjetë vite rreshtë prodhuan krimë të organizuar, korrupsion, varfëri të skajshme, coptime territoresh dhe burgosje, si një të vërtetë absolute në instancat e fundit, duke mos lejuar ndreqjen, paraprakisht, të gjitha gabimeve fatale dhe gafat e shkaktuara për shkak të papërsoshmërisë së organizimit tyre në baza kombëtare dhe kufizimeve të aftësive mendore e atdhetare.
Të duash armiqtë e tu shekullor? Besoj se ne këtë e kemi kuptuar shumë mirë. Sot vërtetohet në një mijë mënyra, qoftë në përpjestim të vogël qoftë në përpjestim të madh, dhe nganjëherë madje ndodhë edhe diçka më e lartë dhe më të shëmtuar: kjo politik është mësuar të përçmojë, kur duhet dashur atdheu, dhe pikëisht kur është dashur të thuhen gjërat në sy këta parapëlqejnë politikën e përuljes dhe të servilizmit. Por e gjitha kjo është e pavetdijshmja, e një politike pa zhurmë e tinzare, me atë turp dhe atë fshehtësi të së keqës kanë penguar me gojën e tyre fjalën madhështore Dardani. Duke e shndërruar atë në shqiptar Kosovali (termë fundë e krye sllavë).
Edhe kjo është një hap përpara drejtë zhbërjes si kombë, ashtu si çdo çmitizues përplasen me shijen e Dardanisë, përfshirja në krime politike, korrupsion, armiqësinë dhe hidhëriminë kundër lashtëtësis së sajë. Të gjitha këto tipare negative të karakterit zbulojnë qëndrimin e tyre armiqësor ndaj shtetit. Krimi organizuar është mora e korrupsionit, është tipar i politikanëve, që nuk mund ta ruajnë tërë jetën. Ajo lind nga ndjenja e inforitetit dhe braktisjes së atëdheut, por, gjithashtu, edhe nga ndjenja e poshtërimit të vazhdueshëm që i bëhet kombit dhe kulturës sonë.
Duke mos i marrë parasysh vlerat tona “ka tek ne një imperativë të prerë për të tradhtuar veten dhe kombin si nga ana fetare dhe politike”, gjithmon mund të pyetet: Mashtrimi u përhap me qëllim për të tërhequr vëmendjen nga spatrimet etnike që u bënë në Mitrovicë dhe, natyrisht, për të armiqësuar shqiptarët Veri – Jug. Emri Hashim prej katër “gjeneralëve pa Akademi Ushtarake” komandues të trupave shqiptare të UÇK-ës, bashkë me zanafillën e Hashimit për t’ia dhënë ndëshkimin më shembullor Mitrovicës, siç u pa hyrja e tij në Mitrovicë mbas luftës, ka gjasë të ketë ndihmuar edhe në përhapjen e trillimit se këtë e bëri Coloneli frances JACGUES HOGARD pa ndihmen e gjarpërit???
Populli vetë e kishte thënë me gojë… dhe, sidomos, siç e kishte kuptuar, ky kishte qenë dhe ende mbetej thelbi i një prej dramave më tragjike pas luftës, ndoshta asaj kryesorës, së këtij qyteti dhe të ndezin në masë fanatizmin fetar islam dhe të zgjojnë ambiciet për demarkacionin me Malin e Zi. S’e kuptoj këtë llojë politike. Është vërsioni i sotëm i Dardanisë antike, një version i përçudnuar i saj.
Paq kaq vitesh mbrapshtie, asnjërit prej kombeve të Ballkanit nuk i lejohej të mashtronte veten dhe sidomos kombin e vetë, duke e paraqitur veten si engjëll e jo si djallë. Portretet e votuesve kishin pjellë doktrina të gabuara politikanësh hajduta e këta të fundit kishin helmuar ndërgjegje brezash të tërë të rinjësh. Midis sajesava për Mitrovicën, ato që mund të pillnin një dergjë ishin ndër të më të paparashkueshmet. Në rastin Lieutenant Colonel JACGUES HOGARD e HASHIM THAÇIT, ndodhi diçka që historia e Mitrovicës të ndryshoj për gjithmon ende pa u sqaruar plotësisht.
Shestimi kishte mbetur përgjysmë. Në zanafillë të tij, Hashimi ishte një hakmarrje e egër, nga ato për të cilat perandoria osmane e serbe ishin veçanarishtë të afta të bënin një gjë të tillë. Nga të gjithë kryetarët e kryeminstrat e Ballkanit, shqiptarët, dolën më dëmtuesit më të mëdhenj të vrullit antikombëtar.
