GJUHA E PAPËRGJEGJËSHME E FILXHANIT TË KAFES… Nga: Afrim Caka Gjakove.

afrim-biraGJUHA E PAPËRGJEGJËSHME E FILXHANIT TË KAFES

Gjakova! I vetmi qytet në Dardani që ka mbetur pa buzëqeshje, sepse çdo gjë është dekompozuar!
Nganjëherë edhe e qeshura nuk është ilaçi më i mirë!

Si zakonisht, çdo ditë në mbrëmje, kafiterit vjeshtore ishin plotë. Kur, në anën e përtejme të rrugës, ndizeshin shkronjat e fjalës “Dejavu”. Te hyrja e kafenes kishte njerëz që prisnin të lirohej ndonjë vend për t’u ulur.
Më në fund, shoku im i burgut ma mbushi mendjen. Ai s’do ma kishte mbushur mendjen kurrë, sikur të mos ishte koha për biseda. Kur hymë në kafene, këtu kishte një gjallëri të “jashtëzakonshme”. Mezi gjetëm një tryez në një qoshe dhe porositëm kafe dhe dopio. Konjaku mu duk pak i hidhur, megjithatë, porositëm prapë. Përseri në mesë kafes dhe politikës! Si ka mundesi… Politika na është ngjizur në gjak!? Në kafene kishte shumë tym se çdo herë. Tymi deshe apo nuk deshe të futej në gojë. Në kafene, ne tani i njihnim të gjithë klientët. Në kafene po hynin vazhdimisht të rinjtë tjerë të papunë, kishte edhe që nuk ishin klientë të zakonshëm.

Qeveri e poshtër. Asgjë e bukur s’na “kujtohet” nga e kalurara. Vetëm gjërat e shëmtuara. Madje, nuk ishte çështja vetëm te “politika”, sepse, në fakt, shokët ma kishin mbushur mendjen më përpara dhe pikrisht në këtë kohë që binte shi i rrëmbyer dhe përjashta dhe ne rrinim brenda si të nemitur, duke dëgjuar mëndime në mes të kafes dhe politikës. Me mendje të ndezuar, duke vënë në punë ato që unë i quaj qelizat pararoj. Kështu të qëllon nganjëherë në jetë, që punët të shkojnë ters e më ters dhe, pa e kuptuar mirë edhe vetë, gjendesh në mes politikës dhe kafes. Sespe mendova që, më në fund, po i vemë pikë politikës së kafeneve. Ulëriti shoku im dhe me këtë fjalë mori fund puna për politikën e “kafeneve”.

Ç’humbëm në mes kafes dhe fallit politik? – thash unë, Dardania, sikur kisha e parandier dhe kjo ishte merita e tyre më e madhe, se ajo që e humbëm Debelldenë s’do të kishte kaq shumë rëndësi për zullumçarët, se do të na ndryshonin jetën tonë plot me gota konjaku dhe do të fillonte ngatërresa jonë e madhe në këtë shtetë halabakësh e pailavxhinjshë.

Shoku i burgut, jo bre burrë kemi toka bollë? S’ka gajle le ti marrin?
Gjëra të njohura… Jeta e shqiptarit është bërë plot merëzi dhe bisedat i fillojmë nëpër kafene në mes çajit rus e kafes. Qeveria nisë stuhinë. E dëgjojmë erën e tradhtisë? Mustafa dhe Thaçi ulërijnë si dreqi vetë. Me të huajtë zemërpulë e me ne zemër bishe! Parlamenti kalon javë kritike kur përballet me rrezikun e shpërndarjes, këta deputetë i pushton një dëshirë e papërmbajtur për të votuar tradhtinë më të madhe pas Esat pash Toptanit. Këta krimba parlamentarë dalin nga Parlamenti i horrave dhe fluturojnë drejt vouesve të dashur. U flasin përseri zgjedhësve, tokat janë Malit të Zi. Këta nuk duhet pritur gjithmonë me duartrokitje sepse ndënjëherë masat e ditura duhet përplasur në fytyrë. Kur shpirti mirënjohjes publike arrin kulmin e vetëdijes kombëtare, kjo është vetëm një menyrë për të shpëtuar atdheun. Si pjesë të këtij shërbimi antikombëtar, në shkëmbim për votën e tyre merrin një rrogë goxha të madhe dhe një shpërblim të “merituar” për punën e pandërprerë e mjaftë të lodhëshme si Alma Lama, ambasadore.

Shteti Dardanë është i nënshtruar, dhe gjatë “përpjekjes” gati shtatëmbëdhjetëvjeçare kjo bandë politikanësh “Pronto” nuk arriti të parandaloj triumfin e idesë sllavo-turke. Edhe me denimet penale, burgosjet, montimet ndajë deputetëve të opozitës dhe metodat më të dhunëshme të shtypjes gjatë bastisjeve ndaj botëkuptimit opozitare, shteti më në fund u detyrua të kapitollonte gati tërësisht. Liderët politikë PDK e LDK e mohojnë këtë…

Një përgjigje mund t’u japim këtyre xhuxhev deputetë. U themi ne do të përpiqemi të bëjmë atë që ju, me budallallykun e tradhtinë e tyre kriminale nuk e keni bërë dot. Me marrëzitë tuaja parlamentare e keni çuar kombin drejt shkatërrimit. Kurse ne, me politikën tonë, do të krijojmë një kuptim të ri që do ta mbrojmë me përkushtim nderin, kombin dhe flamurin kuq e zi. Kështu do të ndërtojmë shkallët pa Prapashticë e pa Brojë mes të cilave kombi ynë do të ngjitet edhe njëherë në tempullin e diturisë. Ҫështja e flamurit të ri, do me thënë forma dhe pamja e çoroditur. Flamuri i ri jo vetëm që nuk duhet të jetë simbol i shprehjes së luftës sonë mijëra vjeçare që është derdhur aq shumë sakrifica e gjak. Këto dy simbole vërtet të mrekullueshme mund të bëhet shkaku i parë i zgjimit të interesit për një lëvizje të re…
Ngaqë i njohëm mirë këto tradhti, kuptuam se duhej formuar një politikan të ri për shtetin, që do të bëhej koncept i ri për jetën tonë në përgjithësi. Jo. Nuk duhet ta lejojmë veten të të mashtrohemi nga kata harbutë e injorantë për çështjen e kufijëve tanë.

Çuditërisht, sot historia e kufijëve sikur po zhvillohet vetëm në mes fshatrave Prapashticë e Brojë. Hallka më e dobët e çështjës shqiptare është vetë subjekti shqiptarë. Deri më tash kemi dëshmuar vetëm se jemi viktimë që kërkon drejtësi. Ajo nuk mund as ta shmangë konfliktin, as ta ndryshoj pozitën e vetë. Rezistenca e jonë paqësore është më tepër një refuzim politik sesa një qëndresë aktive paqësore. Pasivizimi i qëndresës ka përdhosur dinjitetin kombëtar dhe ia ka hapur udhët e ekzodit, rikolonizimit dhe adaptimit ndaj pushtimit. Ne ende nuk kemi arritur ta kombëtarizojmë çështjën shqiptare, të kemi një program dhe strategji kombëtare. Vetë e kemi bëre parcializimin e çështjës sonë kombëtare. Në Kosovë vepron sot mafia autonomiste, rrymë politike më e rrezikshme brendakombëtar. Kjo rrymë është e favorizuar nga vetë poshtuesi dhe disa qarqe kombëtare e ndërkombëtare.

Fotografia e Afrim Caka