Gjermania ka bërë historinë sonte. Përpos rekordit të Miroslav Klose ata kanë thyer edhe një rekord tjetër. Kjo është gjysmëfinalja me rezultatin më të thellë që njeh historia e Botërorëve
Skuadra e Joachim Low sot ka thyer çdo parashikim të mundshëm.
Gjermania sot ka gjunjëzuar duke e shkatërruar Brazilin me rezultat 7-1.
Asnjë analistë i futbollit nuk e kishte paraparë që kjo të ndodhte në këtë Botëror dhe skuadra mikpritëse dhe kampionin i pesëfishtë botëror.
Brazili e filloj mirë takimin derisa gjermanët u nxehen pas pesë minutave duke shënuar 5 gola për 30 minuta.
Serinë e golave e filloi Muller në minutën e 11, e thelloi Klose në minutën e 22, ndërkaq dy herë shënoj Kross (24, 26).
Me këtë rezultat Gjermania e përfundoi pjesën e parë.
Pjesa e dytë fillo më mirë për Brazilin ku Oscar, Ramires dhe Paulinho ishin afër të shënojnë por këtë nuk e lejoi Neur.
Pas këtyre mundësive të mira, Brazili ra në lojë ndërkaq Gjermania e qetësoi atë për të shënuar edhe dy gola.
Të dy ata i shënoi Andre Schurrle një në minutën e 69-të dhe atë më të bukurin e kësaj ndeshje në minutën e 79.
Brazili e shënoi golin e nderit në minutën e 90.
Gjermania kështu kalon në finale dhe bëhet skuadra e parë në histori që e fiton me këtë rezultat një gjysmëfinale.