FJALA ATËDHE NUK NJEHË MOSHË E TRADHËTI
Përse aq lehtë tradhtohet atdheu…!
Armiqëve u duhet treguar vendi që të sigurohet e nesërmja. Por, që të sigurohet e nesërmja, është e dosdoshme të forcohet e tashmja. Përgjegjësit historike për fatin e kombëtar së pari bie mbi ata që gjenden në ballë të tij, por edhe mbi gjithë pjestarët e tjerë që kanë heshtur ose janë pajtuar me fatin tragjik.
Të dua, o fjalë hyjnore, o atdheu im…
Ku ka si ti o Dardania ime. Ku ka si ti o flamuri im me shkaben dy krenare. O fisnikja ime mbi shkëmbë. Jeto, o Atdheu im, o flamuri im jeto! Po e deshe jeten time po e deshe eja e merre. Vetëm ju të dy jetoni…
Ata që s’duan atëdheun, s’dinë ç’është dashuria ndaj tij, të lënë e të ngrejnë në errësir dhe janë mësuar të zvarritën dhe mbi ty atdheu im i plagosur lëshojnë stuhira e pastaj të helmojnë… Mbi ty është derdhur shumë gjak shqiptari! O shqiptar! Mos lejoni të vdes atdheu… Ҫdo ditë e më tepër bëhej e qart se në këtë pamje të re të Dardanisë, duhet të përqendrohej tërë energjia dhe vullneti shqiptar. Ata që rezistojnë kohërave dhe fortunave, janë më të pamposhturit, ata nuk janë të përkoshëm, por qëndrojnë dhe do të qëndrojnë gjallë si monumenti i pavdekshëm i Skënderbeut. Kështu emri Skënderbeut nuk errësohet dot nga shpifjet e tradhtarëve.
Këta rrënues do ta shkatërrojnë atdheun padrejtësisht. Këtë gjë e kanë të trashegueshme, jo thjesht e kanë nga ndryshimet e hormoneve. Nëse ky ndryshim hormonesh është e pranishme në gjakun e tyre, edhe kësaj duhet t’i gjenndet ilaçi. Herët a vonë duhet të rinovohet drejtësia…! Duhet ndalur rrënuesit! Palitikat janë të gjata, si duket një pjesë e tyre do të zhvillohet në skënë pa muzikë, kurse mashtrimet, janë pafund. Shumë nga to janë të ndërlikuara kështu që kur të shoqërohen me muzikë kabaresh, mbase do të jetë e vështirë të kuptohen, ndoshta nuk do të mirret veshë asnjëherë nga populli. Por do të dalë e vërteta se këta janë armiqë. Qenka e vështir të jetosh në kohën kur fjalët hero, dëshmor apo i burgosur politikë e humbin kuptimin e të mos skuqurit nga turpi.
Nga penda ime derdhenë shkronjat e lodhura nga dëshprimi, kërkoi nga lëxuesit që ky shkrim duhet të jetë i përshtatshëm vetëm për ekranizimin e mendjeve të shëndosha. Ҫdo unitet me renegatët përbën një rrezik serioz për çështjen e atdheut. Por çështja e atdheut ka nevojë për unitetin e popullit, e jo për unitetin e popullit me armiqë dhe shtrembëruesit e historisë.
Atdheu në shpirtë është kaq i madhe, sepse gjaku për të duhet derdhur lumë. Ҫështjet e mëdha kërkojnë edhe idealistë të mëdhenj, vendosmëri e përkushtime të mëdha. Ҫështja kombëtare s’është çështje dëshirës dhe e vullnetit, por e domosdoshmërisë dhe e realitetit historik.
Shqiptari nuk i lind i përsosur. Lind i paplotësuar, ndërkohë vijon rrugën. Lind në ecje e sipër, është një shtetgtar. Kjo është vuajtja e tij për Atëdhe, por edhe ekstaza e tij: mundimi i tij për mbrojtje dhe sakrifica sublime, sepse nuk mund të peshojë rëndësinë e tij, por duhet të ecë gjithmonë para drejtë bashkimit kombëtar, gjithnjë të jetë në lëvizje dhe në shërbim të saj.
Unë jam gjakovar, shkruaj dhe vuaj për atëdhe. Është detyrë e çdo shqiptari të kërkojë, të eksplorojë, nga të bërit një atdhe e një kombë. Duhet të bëhet bashkimi, sepse qenia e tij lind vetëm nga të bërit qenësim dhe i pa prekur, nëse atëherë vdesë atdheu, duhet të vdesim edhe ne. Gëzohen spiunët e tradhtarët. Të bërit është qenia e tij dhe i bashkuar e i tillë mund të bëhet nëse është në lëvizje një popull i tërë. Nevojë e tillë duhet artikuluar në politikën shqiptare, si Republikë tribush afrikane apo bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet shqiptar? Cila do të duhej të ishte e para?
Shqipëria etnike është një pjesë e brendëshme e natyrës së çdo shqiptari, bashkimi është vetë shpirti ynë. Dhe ata që nuk e konsiderojnë këtë gjë si atdheun e tyre mbesin të pashpërblyer prej saj. Kush mendon të lind dhe ta lëndoj atë mbetet i pazhvilluar dhe vdesë. Në këtë rastë, fara e tyre mbetet një farë, nuk shndërrohen kurr në një shqiptar i ndershëm e atdhetar. Vetëm gjak humbur. Për fat të keq këta lindin si larva, shumë nga këta tradhtar e spiun arrijnë të bëhen krimba qenefesh e vdesin pa krahë e pa shpirt.
E vërteta jonë realizohet përmes tre standeve: “Jo asimilimit, pavarësia dhe të bërit një kombë!”.
Duhet kujtuar këto tri fjalë, janë farërat themelore të një kombi.
Asimilimi është funksion i krimbave njeri. Ajo nuk bën asgjë tjetër veçse asimilon familjen e tij, duke u përgatitur të bëhet arabë, turk, sllavë e grekë. Shqiptari krimbë e trashëgon dhe e përfaqëson asimilimin e paplotësuar nga etërit e tyre: puna është kryer. Shitën gjak, babë e nënë, grue e fëmijë dhe pastaj zhdukën për të mbledhur eshtrat e një ushtarie të tërë spiunësh të vdekurish. Por tradhtarët nuk mund të mashtrojnë dot për një kohë të gjatë dhe t’ua arrijnë qëllimeve të tyre. Këta janë demaskuar e po demaskohen vazhdimishte çdo ditë.
Ҫdo tradhëtar e lëkurërrudhur asimilonë trashigiminë e familjes së tij, kulturën e tij, religjionin e tij. Asimilon gjithçka që i ka dhënë e kaluara anadollake, është ajo që ne quajmë gjaku është bërë ujë i zi.
“Pushtetarët e shtrenjtë të popullit dhe të partisësë PDK-ës, si frontë kombëtar”, përpiqën të provojnë se kudo gjetkë se PDK-ja nuk është e degjeneruar, por të zavëndësuar me dogmatizmin, sektarizmin, tradhtinë dhe antinacionalizmin shqiptar etj., etj. Prandaj, intelektualët duhet të përhapinë kudo drita shpëtimtare për atdheun për t’i mos humbur cilësitë e luftëtarit. Shqiptari duhet të jetë gjithnjë i gatshëm:
“Shpata e tij duhet të jetë e mprehur dhe po aq mprehtë duhet të jetë edhe arsyeja e tij për bashkim kombëtar”!
LDK- ja duke spekuluar me traditat e veta “revolucionare”, spekuluesit e pastër e të kulluar në radhet e tyre përpiqen të shesin spiun për djathë. Bile përhapën përralla për opozitën e sotme si “markësitë e leninistë”, t’ia nënshtrojnë influencës helmuese të armiqëve modern, me qendër në turqi e serbi. Akoma më keq i’a ndaluan hovin demokracisë, e cila ishte më keq se anarkizmi dhe të nanurisin për të vënë në gjumë popullin dhe drejtësinë, për të kryer kështu në qetësi veprën kriminale të demarkacionit etj. Anarkizmi dhe tardhëtia janë gjithashtu ideologji. Këto tjesht thonë se shteti nuk na duhet, kjo është një ndërfatkeqësitë me të mëdha, e krijuar prej partive të dobëta kundër kombit dhe shtetit, ky proces ndodhë për llogari të vetëm këtyre partive tradhtare.
U shofshin që të dy partitë, o Zot!
Është vërtet një periudhë amullie. Ҫdo gjë zvarrisej përtok. Në Dardani vazhdojnë të kullosinin lopët sëbashku me çobanët. Pikërisht në këtë kohë të përgjumur populli u përpoq edhe një herë të rivendoste një përkitje me demokracinë e madhe.
Ndoshta ju lëxues të nderuar do ta shihni këtë shkrim përmbyllës jo si të ekzagjeruar. Por unë do të guxoja vetëm t’ju ilustroja bindjen time duke ju treguar për spiunë të vjetër e të rinjë…
Duhet t’ju falenderoj për vëmendjen ndaj shkrimeve të mia, me të cilën më keni ndjekur çdo ditë.