FILOZOFI E POSHTËR SERBE PËR PËRÇARJEN E SHQIPTARËVE.
Agresioni psikologjik ndaj shqiptarëve vazhdon me intensitet maksimal nga struktura dhe individë në shërbim të politikës serbe, ku fatkeqësisht edhe një pjesë e portaleve dhe sistemit medistik shqiptar, bëhet me ose pa dashje, pjesë e kësaj loje me efekte shkatërruese.
Demaskimi i tyre edhe në rastin kur ka deklarata me synime dhe prapavija inteligjente, nuk mund të bëhet vetëm me publikimin e lajmit, pa u shoqëruar më parë me analiza ekspertësh, të cilët janë në gjendje të përcjellin në opinion synimet e fshehta në shërbim të politikës serbe.
Së fundi përballemi me deklaratat e një gjenerali serb, i cili duke folur gjatë për luftën në Kosovë në një TV sllav, nuk ngurron të krijojë situata frike dhe force, jo vetëm për atë kohë të vështirë, por edhe në ditët e sotme, duke tentuar të mbjellë farën e dyshimit dhe ekzistencën e tradhëtisë nga brenda.
Këto që deklaron gjenerali kriminel serb, sigurisht që janë broçkullat e tij, pasi atë edhe sikur të rrojë një jetë tjetër, nuk do ta vrasë kurrë ndërgjegja për çfarë krimesh ka bërë mbi shqiptarët në Kosovë.
Tjetërkund e ka hallin gjenerali, po të kemi parasysh edhe disa deklarata të mëparëshme të një farë monstre “filozofi”, që tregon me mburrje se “si mund të shkatërrohen shqiptarët”, duke aluduar për përlasjen fetare dhe mundësinë e blerjes së krerëve politik të tyre.
Këta funksionar dhe ish funksionar serb, në shërbim të filozofisë së tyre vrasëse, një gjë e dinë mirë: Me luftë shqiptarët u kanë treguar vendin dhe po të jetë nevoja e bëjnë përsëri më zi se sa më parë. Këtë ata e dinë dhe e kanë provuar në shpinën e tyre.
Me këto deklarata, ata kërkojnë të kalojnë sherrin dhe dyshimin, përçarjen dhe pasigurinë, vëllavrasjen në mes të shqiptarëve, siç kanë bërë çdo herë, për ta sjellë situatën në Kosovë të pasigurtë, destable, ku veç nxitjes së urrejtjes së brendshme për shkak të krizës politike, të vazhdojnë të manipulojnë shqiptarët që të merren me vetveten, kundër forcimit të konceptit të shtetformimit.
Ky gjeneral kriminel është pjesë e planeve dhe skenarëve të shërbimit inteligjent serb.
Zgjimi i shqiptarëve kudo që jetojnë, veçanërisht në trojet etnike, organizimi dhe mundësia e kundërveprimit shtetëror institucional, ja shveshin lëkurën bizantine politikës dhe diplomacis serbe, e cila me kokëfortësi vazhdon ende në kursin agresiv militar të Milosheviçit, për të fshehur krizën e rënë politike dhe morale që po përjeton në prag të zgjedhjeve presidenciale.
Gjenerali dhe të tjerët mbi të, duhet të dinë se, pa njohur Kosovën dhe sovranitetin e saj, pa respektuar pakicat kombëtare brenda kufijve të tyre si “federatë në hije”, nuk do të arrijnë kurrë standardet e kombeve të civilizuar.
Jo më pak kjo lloj propogande zhvillohet edhe mbi shqiptarët në IRMJ, duke vënë në shënjestër thyerjen dhe përkuljen e faktorit politik shqiptar përballë synimeve shovene të pushtetit politik nacionalist të Gruevskit&CO.
Kjo propogandë agresive duhet të asfiksohet që në piknisje, për ta vetëdijësuar opinionin shqiptar që, vetëm me energjitë e brendëshme pozitive, duke fituar paqen brenda qënies tonë, duke respektuara kapacitetet politike dhe kombëtare, duke forcuar unitetin tonë kombëtar, vetëm atëherë do të dimë të përballojnë situatat e vështira dhe sfidat që janë para nesh.
Faleminderit.
Sulejman Abazi, Tiranë më 18/01/2017.