FEVZIU FYEN “NËNË TEREZËN”…Opinion nga Simon Vrusho.


 

FEVZIU FYEN “NËNË TEREZËN”…

Fiks në 20-vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, më 07 shtator 2017, Fevziu denigron e fyen “Nënë Terezën”, duke organizuar në sheshin që mban emrin e saj, simbol dhe realitet i përkushtimit dhe përuljes e shërbimit ndaj më të varfërve, më të përvuajturve, duke organizuar atje zdërhallje, vanitet dhe tallje, duke organizuar panairin me një karshillëk të paparë, karshillëk e perversitet i atyre që janë velur e stërvelur nga financat publike, që ofrojnë vjellje nga që janë stërdehur nga shpëlarja e trurit që u kanë bërë për 20 vjet këtyre hallexhinjve e të habiturve pa tru, që mbenë me turinj të ngrirë në xhamin e klanit.

Nënë Tereza shërbente ata pa bukë, me gërbulë e tuberkulozë, me kolerë, me lebrozë… kurse Fevziu në sheshin me emrin e saj thyen pjata dhe loz me biftekë e romstekë dhe lan duart e freskon qafën me shampanjë…

Si të mos mjaftojnë e teprojnë këto, vjen presidenti dhe i dhuron një dron… Marrëzia kap qiejt!

Sakrilegj!