FALEMINDERIT QË MË DHATË MUNDËSINË TË NDIHEM SI NË LABËRINË TIME! Sulejman Abazi

FALEMINDERIT QË MË DHATË MUNDËSINË TË NDIHEM SI NË LABËRINË TIME!
Territoret shqiptare kudo janë një magji më vete, kur është fjala për bukurinë e tyre, ngjajshmërinë, dialektet, traditën, mikpritjen, nderin ndaj mikut, dinjitetin me të cilin njerëzit përballojnë hallet e tyre, duke pritur me mall në këtë kohë pushimesh tërë mërgimtarët nga të gjithë vendet e botës.
Qëndrimi një javë në Luginën e Preshëves, duke qenë mik në derën e Azizajve në Miratioc, më dha mundësinë të takoja më dhjetra njerëz të mirë në Prëshevë, Bujanoc dhe fshatrat përreth, duke ndjerë nga afër atë çfarë thuhesh shpesh nën zë dhe rrallëherë hapur, për këto territore shqiptare nën Serbi. Edhe pse i ftuar në një dasëm tradicionale shqiptare, ajo që më mbushi shpirtin me emocione dhe më bëri të ndihem si në Labërinë time, ishte zemra e hapur humane dhe shumë solidare shqiptare.
Kalimi shumë shpesh në territoret shqiptare të veriut të Shqipërisë më ka dhënë mundësinë të përfitoj dialektin e gjuhës tonë dhe të mos e kem të vështirë të bashkëbisedoj lirshëm me miqtë e mi. Kjo më lehtëson shpirtin për shumë arësye, të cilat të gjithë i ndjejmë kur është fjala për një gjuhë, një traditë që kapëcen çdo kufij dhunues politik të padrejtësive të historisë.
Interesimi i veçantë për situatën në shtetin amë, më dha mundësinë të kuptoja edhe problemet që bashkëshoqëroni situatën në të tre komunat kryesore të Luginës. Kudo në biseda konstatova lehtë gëzimin e përkohëshëm që i dominonte këta njerëz të mirë e me plotë hallë, në këto dy muaj të pushimeve, kur ardhja e mërgimtarëve gjallëronte jetën me ç’malljen, lëvizjen e zhurmëshme të makinave, bisedat në kafenetë, blerjeve të ndryshme, e mbi të gjitha dasmave të shumta plotë gëzim. Ata e dinin se në shtator e më tëj, jeta do të merrte rrjedhën e zakonëshme, aq sa shprehja “do të ndihemi si qyteza të vdekura”, më cëmbonte zëmrën. Një e vërtetë e hidhur, të cilën njerëzit e ndjejnë thellë në vetëdijen e tyre, duke jetuar në pjesën më të humbur dhe të dhunuar të shtetit të Serbisë. Nëse do të duam të shikojmë fytyrën e vërtetë të politikës shtetërore, atë e konstatojmë në prapambetjen që zotëron në tre komunat shqiptare.
Bashkëbisedimi i sinqertë me nënëkryetarin e komunës së Preshëvës, Reshat Neziri, njohja thellë e problemeve politike, sociale dhe ekonomike të zonës, përgjegjësitë politike dhe administrative, gjendja e arësimit, shëndetësisë, investimeve urbane, shkëmbimi i mendimeve për kapërcimin e krizës politike që ende ndihet në subjektet politike shqiptare dhe marrëdhëniet e tyre me qytetarët, ishte një qasje shumë serioze, që na bëri në pak minuta të ndaheshim si miq të vjetër me njeri tjetrin. Nuk do të dëshiroja t’i ngarkoja dhunshëm sado pak me politikë këto ditë të qëndrimit në Luginë.
Fjalët e zemrës këtë herë i kam për njerëzit e mirë, e kritikat për politikën dhe njerëzit përgjegjës për këtë situatë, do t’i lë për një herë tjetër. Ju miqtë e mi të mirë, ju faleminderit për kënaqësinë që më dhatë gjatë bujtjes në vatrat tuaja shumë bujare shqiptare. Ishte kënaqësi e veçantë për mua që një javë isha pjesë e juaja dhe u ndjeva tradicionalisht si në Labërinë time. Faleminderit që më ofruat maksimumin e respektit tuaj, me shpirt e me zemër, me mikëpritjen e shkëlqyert tradicionale shqiptare. Faleminderit Familjes së Adnan Azirit, tërë fisit e farefisit të tij, me njerëz të mrekullueshëm, të dashur e të sinqertë, mikpritës e bujar, të cilët më nderuan në dasmën e djalit të tyre, Azizit. Faleminderit tërë miqve dhe shokëve që më mundësuan bashkëbisedime të ngrohta e të sinqerta me frymë atdhetarie, mërgimtarëve nga Zvicra, Austria, Gjermania, SHBA-të e vende të tjera. Faleminderit juve Rexhep Aziri, që më dhatë mundësinë të vizitoj shumë familje shqiptare dhe më bëtë të ndihem si në shtëpinë time. Faleminderit ju vajzave fisnike, studente e punëtore, Fluturës, Rejhanës, Florinës, Blerinës, Lutfies, Bjondinës, nënë Gëzimes, gjyshes fisnike nënë Naimes, që me ofruat si nëna dhe motra respektin maksimal. Faleminderit juve Aziz dhe Arjeta, që më bëtë pjesë të gëzimit tuaj familjar. Qofshi të lumtur në jetën tuaj. Paci bekimin e familjeve tuaja, me plotë shëndet e mbarësi. Faleminderit të gjithë juve njerëzve të mirë në Luginën e Preshëvës. Ndihëm në çdo çast një nga ju, si ju dhe gjithmonë vllazërisht për ju. Unë jam dhe do të mbetem në çdo kohë vëllai, shoku dhe miku juaj i mirë. U pafshim përherë në ditë të mira e në gëzime, me ditë të bardha për ardhëmrinë tonë të përbashkët kombëtare, për të gjithë ju dhe tërë shqiptarët kudo janë.
Sulejman Abazi [NESHAJ] Tiranë më 26/07/2017.