Dekorohen “Martire te demokracise”11 antikomunist pas vdekjes.

  Shkruan Ahmet Zani Kurbin.
Presidenti Nishani Dekoron “martirë te demokracisë “ te 11 heronjëve antikomunistë ( pas vdekjes) nga familja Lala (Qypi) dhe pishtari i demokracisë për ish- te burgosurin politik te komunizmit Mark Alija përben një akt te reflektimit te shtetit shqiptar mbi te vërtetën historike deri tani te deformuar të historisë . Për familjet dhe banorët e Kurbinit ky është një moment krenarie legjitime por efektet e këtij nderimi janë sigurisht më të mëdha. Këto dekorata të z, Nishani janë në fakt piketa për historiografinë zyrtare e cila do të jete e detyruar të shkruaj për ta dhe në mënyre të drejtë e të vërtetë. Vrasja në luftë me armë në dorë kundër shtetit komunist të 11 pjesëtarëve të një familjeje në 1952 është një sakrificë mbinjerëzore por edhe prova që në Shqipëri ka pasur një rezistencë të fortë antikomuniste e cila deri tani nuk është vlerësuar drejtë dhe në përmasat reale të sajë. Për arsye ideologjike ndarje e heronj si kjo që kujtojmë e nderon Presidenti i Republikës janë lënë në harresë madje është hedhur baltë mbi to. Shteti , politika , shoqëria shqiptare ka detyrim ndaj këtyre martirëve antikomunistë që i vunë gjoksin diktaturës dhe derdhen gjakun e tyre për lirinë e demokracinë kur të tjerët zgjodhën te përulen apo edhe më keq te bashkëpunojnë me krimin komunist . Kjo ngjarje këta luftëtare martir të lirisë meritojnë shumë më shumë se kaq . Një medalje qoftë edhe nga kreu i shtetit të cilin gjej rastin ta përgëzoj është shumë pak me nderin që këta burra të Malit te Bardhë i bënë vetes duke u flijuar për lirinë, demokracinë dhe dinjitet njerëzor.
Në këtë ceremoni asistuan deputetë nga Qarku Lezhë, drejtues nga Partia Demokratike, si dhe të afërm nga familja Lala, të cilët në emër të atyre që u flijuan, morën dekoratat e akorduar nga Presidenti Nishani. Ndue Lala ka pershendetur ne emër te familjareve të martirëve.
Jam shumë i kënaqur nga vendimi i Presidentit Bujar Nishani në dekorimin e dhjetë martirëve nga familja Lala (Qypi)- kështu është shprehur Ndue Lala tashmë 67 vjeç, fëmija më i vogël i Pjetrit i rënë në betejen e famshme të Bushneshit. Ndueja ka ardhur posaçërisht nga Amerika e largët të asistojë në ceremoninë e dekorimit të martirëve nga kjo familje e nderuar në Kurbin. Ndue Lala me pesë maj të këtij viti investoj nga ceremonia e organizuar në qytetin e Laçit në përkujtim të këtyre martirëve. Pas vizitave në varrezat e të rënëve në fshatin Mali i Bardhë, më pas do të sillnin në kujtesë heroizmin e këtyre burrave, të vendosur kundra regjimit famëkeq, nga përpjekjet e tyre dhe rezistencën ndaj veglave të ish- sigurimit të asokohe.. Por Ndue Lala ka treguar më shumë se një mesazh të vepres së babajit të tij Pjetër Lala dhe veprimtarëve, të cilët u flijuan për kauzën. Teksa bisedon me Nduen ai të tregon historinë e babajit dhe burrave nga fisi Lala, por dhe mesazhi i tij është i fortë. ” Jo vetëm fisi ynë tashmë i zgjeruar, por çdo shqiptar duhet të ruajmë harmoninë, të respektojmë vlerat, sikurse të sjellim në kujtesë patriotizmin e martirëve” burrave që u martirizuan vetëm për demokracinë e brishtë. Më së fundmi presidenti tashmë i larguar në ditët e fundit nga mandati i tij tregoj vullnetin e madh duke dekoruar këta patriotë nga fisi Lala (Qypi) në ceremoninë e organizuar nën kujdesin e degës së PD Kurbin dhe familjes Lala. Ndeua Lala i entuziasmuar, nga dekorimi i babajit dhe familjarëve nga ky fis, tregon se ka gjetur qetësinë e 27 viteve të shkuara.