DEBATI QOSJE – MAJKO, DUHET MEDIATIKISHT BALLE PER BALLE.

DEBATI QOSJE – MAJKO, DUHET MEDIATIKISHT BALLE PER BALLE.

Debati “pro dhe kunder” propozimit te Qosjes ka formuar mbeshtetesit dhe kundershtuesit ne menyre apriori, pa argumente shkencore dhe pa analizuar perfitimet apo humbjet qe kemi ne gjeopolitiken rajonale dhe me tej, ne ardhmerine e ceshtjes shqiptare.
Te dy opsionet duhet te jene objekt i diskutimit serioz, per tu rekomanduar institucioneve politike perfaqesuese varjantin me te mire, qe mund te hap rrugen per te ardhmen e ribashkimit kombetar.
Ajo qe ka rendesi, eshte te studjohen mire keto opsione politike ne raport me zhvillimet e mundeshme ne Ballkan.
Te justifikosh gjithcka vetem sipas emocioneve patriotike dhe te nje patriotizmi vetem zhurmues, nuk eshte e drejte.
Te dy rajonet jane shume te rendesishme per shqiptaret, edhe veriu i Mitrovices edhe tre komunat ne lindje.
Por midis pluseve dhe minuseve qe ato kane ne krahasueshmerine e tyre, eshte me vend te shikojme se si anet negative te sotme te mund te kthehen ne ane pozitive ne kushtet kur Kosova mund te jete me e paster etnikisht dhe pse jo dhe e bashkuar me Shqiperine.
Ne keto kushte te reja, per shume aresye, ne duhet te futemi ne fazen e dyte te Strategjise Kombetare, me fuqi me te madhe kombetare, me zhvillim demografik dhe ekonomi me te forte, me nje treg rajional me hapesira me te medha. Kjo do te beje qe faktori shqiptar te kerkoje hapesira zgjerimi jo me lufte, por me fuqi ekonomike dhe me nje popullsi te re ne moshe, duke krijuar mundesine qe te arrije gradualisht edhe ato territore dhe qendra qytetare, qe sot na kane mbetur vetem ne vleren historike te tyre dhe gati te paarriteshme.
Te pranosh nje Strategji ne zgjidhjen e ceshtjes shqiptare, dhe ta kerkosh kete zgjidhje brenda pak viteve, kjo eshte vetvrasje.
Mund te shpjegojme shume gjera, por nuk mund te sqarohet cdo individ vec e vec, ku mjafte prej tyre jane dhe te porositur qe te krijojne kete zhurme te madhe qe thellon percarjen midis nesh dhe denigron figura qe duhet ti degjojme per vizionin e tyre, jo sot per neser, por sot e p[er 100 vjet.
Shqiperia e Ribashkuar dhe shteti – komb nuk behen me fjale, sharje e fyerje interneti, por me vizion politik.
Nuk do te kundershtoja prere as Qosjen, por nuk do te mbeshtesja teresisht deklaraten e Majkos dhe te ndonje tjetri, te cilet jo vetem jane pergjegjes per politiken shqiptare te deritanishme, por nuk jane te afte as te debatojne dhe te na japin argumente shkencore per varjantin e tyre.
Ky eshte nje problem delikat se mediatikisht kerkon balle per balle Qosjen dhe Majkon ne prani edhe te figurave te tjera shkencore. Vetem keshtu behet me e mira e mundeshme dhe jo qendrimet statike, megallomane, dhe butaforike, ndonjehere edhe me prapavija te erreta politike.
Ne na dhemb cdo pellembe toke e trojeve tona, edhe ato qe na i kane marre padrejtesisht dhe na i kane cpopulluar,. por deri sa te na vije koha te rikthehemi ne lavdine e etërve tane te dikurshem, brezave tane do tu duhet ta degjojne shume njeri tjetrin me nje paqe te qendrueshme mbareshqiptare dhe me fuqi kombetare te lakmueshme.
Shkurt, me kete qe po bejme, po vrasim me shume njeri tjetrin, duke u bere pre e filozofise vrasese, bizantine te armiqve tane me te terbuar.
Uroj paqe dhe mirekuptim midis nesh, per te bere me te miren e mundeshme per vendin tone.
Faleminderit.
Sulejman Abazi, Tirane me 26/01/2017

Fotografia e Sulejman Abazi