Ideja për emërtimin e stadiumit të kombëtarës së Kosovës në “Dardania Arena” duhet përkrahur, meqë tërthorazi ajo mbështetet pjesërisht me kontekstin e Shqipërisë Natyrore me seli në Shkup, mu aty ku e kishte gjithëherë selinë Dardania e antikitet dhe e mesjetës!
Kartografia e kohës antike, si, bie fjala, “Tabula Peutingeriana” dhe “Gjeografia Ptolomeut” ofrojnë të dhëna për shtrirjen gjeografike të Dardanisë, që mund të ndiqet përmes kufijve veriorë Novi Pazar-Nish, e gjithë treva e Kosovës dhe e Maqedonisë Veripërendimore me kryeqendër, Scupin. Në këtë kuadër, ndonjë studiues ka bërë përpjekje që të përkufizonte edhe kufirin etnogjeografik të Dardanisë, kufij ky që mund të ndiqet përmes kufijëve Perëndimor sipas linjës së sotme Gjakovë-Pejë-Novipazar-Ivanjicë-Çaçak, e cila ishte njëkohësisht edhe kufiri i provincës. Në Lindje ndërkaq, kufirin e Dardanisë duhet kërkuar nga pozicioni Kumanovë-Vranje, deri në rrethet e Remesianës (Bela Palanka e sotme) te lumi Nishava. Kufiri Verior është shtrirë mbi rajonin e qytetit Naissus. Në mbështetje të kësaj bën fjalë edhe një njoftim i Ptolomeut të përmendur më lartë, sipas të cilit, Scupi (Shkupi) ishte qendër e dardanisë, ndërsa Naissus (Nishi) ishte njëri ndër katër qytete të Dardanisë, njoftim ky që pajtohet deri diku me pohimet e Plinit, sipas të cilit, lumejtë e njohur Margus, Timachus dhe Pingus rrjedhin nga Dardania (Plin. Naturalis Historia, lib. III, 149: “Flumina clara e Dardanis Margus, Pingus, Timachus”). Ndërkaq, sipas një monumenti epigrafik ku përmendet Dea Dardania, të zbuluar në vendin Kamenica, në mes të Kragujevacit dhe Milanovcit të Epërm, mund të dyshohet se kufiri i Dardanisë shkon edhe më në veri nga kufiri, të cilin e përcaktonin, Ptolomeu dhe Plini.
Nga kapërcyelli i shek. III, respektivisht në vitin 297 perandori Dioklecian pasi që kishte reformuar adminsitratën romake, Dardania paraqitet si provincë në vete, provincë kjo e cila dëshmohet nga një mbishkrim i zbuluar në Romë: [Nai]sso Darda(niae). Është për të vënë re se, Provinca e Dardanisë përfshinte në verilindje këto qytete: Naissus, Remesiana (Bela Palanka e sotme), Justinopolis (Cariçin Grad i sotëm), dhe Serdica (Sofia e sotme), qendra këto, të cilat do të bëhen edhe qendra kryesore administrative të Dardanisë. Për ta zbardhur sa më mirë këtë çështje lypset të ndalemi edhe në të dhëna të autorëve dhe burimeve të antikitetit të vonë dhe bizantinë.
Një gjendje e këtillë e rregullimit adminstrativ romak ka vazhduar gjatë gjithë shek. IV, por edhe pas ndarjës së Perandorisë Romake në vitin 395 dhe deri në vitin 618, vit ky i përmendur sipas Miracula Sancti Demetri, ku qyteti Naissus, Scupi, e ndonjë qytet tjetër jashtë Kosovës së sotme politike […].
1. Harta e Dardanisë së pavarur
2. Harta e Dardanisë nën Perandorinë Romake dhe Bizantine

